Stoltenbergu shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në 10 vitet e ardhshme
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në dekadën e ardhshme.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:04, 5 korrik, 2024
![Stoltenbergu shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në 10 vitet e ardhshme](https://new.mia.mk/images/20240705125059_big_730x400_97.webp )
Bruksel, 5 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në dekadën e ardhshme.
"Fuqishëm shpresoj se Ukraina do të jetë aleate", tha ai në intervistën për DPA-në, duke u përgjigjur në pyetjen për mundësinë e zgjerimit të NATO-s në 10 vitet e ardhshme.
Sekretari i përgjithshëm në largim foli para samitit të liderëve të NATO- s në Uashington, ku aleanca feston 75 vjetorin e saj dhe duhet të shpallë mbështetje të re për Ukrainën.
Stoltenbergu u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që t'i dorëzojnë Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake për të mposhtur pushtimin rus. "Sa më e fuqishme mbështetja jonë, aq më shpejtë kjo luftë mundë të mbarojë", tha ai.
Komentet për zgjerimin të Stoltenbergut përpara samitit të Uashingtonit janë në përputhje me pikëpamjet e aleatëve se ata llogarisin në përparimin e shpejtë për të akomoduar Ukrainën, e cila në fakt ishte rënë dakord në parim që në vitin 2008.
Megjithatë, kjo çështje është e diskutueshme në NATO. Nuk ka një afat kohor për lejimin e anëtarësimit të Ukrainës dhe nuk ka ftesë zyrtare.
Aleanca po kërkon konsensus për të ftuar Ukrainën për t'u bashkuar, ndërsa Gjermania dhe SHBA-ja e kanë bërë të qartë se janë kundër saj ndërsa vendi është nën sulm nga Rusia.
Në Deklaratën e NATO-s theksohen reformat demokratike dhe të sektorit të sigurisë të Ukrainës si shembuj të këtyre kushteve. qa
Foto: Arkivi i MIA-s