• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i ri i diplomacisë britanike dëshiron një qasje të ekuilibruar ndaj luftës në Lindjen e Afërt

Shefi i ri i diplomacisë britanike dëshiron një qasje të ekuilibruar ndaj luftës në Lindjen e Afërt

Londër, 7 korrik 2024 (MIA) - Britania e Madhe dëshiron një pozicion të balancuar për luftën në Lindjen e Afërt dhe do të bëjë përpjekje diplomatike për të siguruar armëpushim dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant palestinez Hamas, deklaroi shefi i ri i diplomacisë britanike, Dejvid Lami.

Mediat britanike kumtojnë se Lami ndodhet për vizitë në Gjermani, që është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fitorja bindëse e laburistëve në zgjedhjet e së premtes.

"Ka ardhur koha që Mbretëria e Bashkuar të rilidhet me botën e jashtme," tha Lami.

Në një intervistë për Rojters, theksoi se qëndrimi i tyre për luftën në Lindjen e Afërt është shumë i qartë.

"Ne duam të shohim një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, tha Lami, duke shtuar se luftimet duhet të ndalen dhe ndihma të arrijë.

Ai theksoi se do të përdorë të gjitha përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim, por nuk dha detaje të mëtejshme për këtë çështje.

Lami, gjithashtu, theksoi se Britania e Madhe dëshiron të rivendosë pozicionet e saj globale për çështje të tilla si kriza klimatike, por edhe marrëdhëniet kyçe me evropianët dhe fuqitë e reja.

“Të lëmë pas vitet e Bregzit-it, ka shumë që mund të bëjmë së bashku”, tha ai, duke iu referuar idesë së mëparshme për një pakt sigurie mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Shefi i diplomacisë britanike nesër do të udhëtojë në Poloni dhe Suedi, ku bisedimet e tij do të fokusohen në çështjet rreth NATO-s dhe luftës në Ukrainë, kumtuan nga kabineti i tij. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR