• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ashpërsohen rregullat për kontrollin e pasagjerëve në aeroportet në Turqi 

Ashpërsohen rregullat për kontrollin e pasagjerëve në aeroportet në Turqi 

 Ankara, 5 korrik 2024 (MIA) - Rregullat e kontrollit të pasagjerëve në aeroportet turke po bëhen më të ashpra. Parlamenti turk mbrëmë vonë miratoi ndryshimet në ligjin e aviacionit civil, me të cilat ashpërsohen procedurat e kontrollimit të udhëtarëve në aeroport, raporton një faqe turke e lajmeve.

 Rregullat e reja do të jenë në përputhje me Konventën për Aviacionin Civil Ndërkombëtar (Konventa nga Çikagoja), e cila u mundëson oficerëve të sigurisë të kontrollojnë gjërat e pasagjerëve në hyrje të terminalit dhe në hyrje të bording zonës. Kjo vlen edhe për bagazhet personale dhe pajisjet elektronike.

 Nëse pasagjeri refuzon të dorëzojë sendet e tij për kontroll, nuk do t'i lejohet hyrja në aeroport ose në zonën e nisjes. Gjërat e ndaluara do të konfiskohen në vend.

 Aeroportet kryesore në Turqi kanë dy pika kontrolli. Pikat e kontrollit janë të pajisura me pajisje moderne dhe nëse është e nevojshme kryhen kontrolle fizike. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR