• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ministri i Financave të Ukrainës: Buxhetit i nevojiten pesë milionë dollarë për shpenzime ushtarake

Ministri i Financave të Ukrainës: Buxhetit i nevojiten pesë milionë dollarë për shpenzime ushtarake

Kiev, 23 maj 2024 (MIA) - Buxhetit të shtetit të Ukrainës i mungojnë pesë miliardë dollarë të nevojshme për shpenzimet ushtarake, deklaroi sot ministri i Financave, Sehri Marçenko në intervistën për radio Hromadske.

Sipas tij, pasi që SHBA-ja e ka miratuar pakon e ndihmës të shumëpritur prej 61 miliardë dollarë, mjetet e reja i mbulojnë shpenzimet sociale dhe humanitare të Ukrainës.

"Në praktikë, kemi problem të madh financiar, çështjen e pazgjidhur me shpenzimet ushtarake", theksoi ai.

Ukraina në gjashtë muajt e fundit ka marrë ndihma minimale ushtarake nga partnerët e saj, që, sipas ministrit e rëndon buxhetin në drejtim të shpenzimeve shtesë ushtarake, shkruan Kiev Indipendent.

Për momentin mendoj se mund të flasim për një shifër prej rreth pesë miliardë dollarë. Mendojmë si të mbulojmë deficitin në të ardhmen", thekson ministri.

Siç theksoi në prill ministri për çështje industriale, Aleksandar Kamishi, buxheti për mbrojtje të Ukrainës prej 40 milionë dollarë për këtë vit përfshinë gjashtë miliardë dollarë për furnizim dhe armë.

Në fund të marsit Kievi ka marrë hua prej 1.5 miliardë dollarë nga Banka Botërore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR