• e diel, 25 gusht 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë interpelancën e Gashit

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë interpelancën e Gashit

Negotinë, 21 gusht 2024 (MIA) – VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, konfirmoi sot nga Negotina lideri i partisë Hristian Mickoski.

Duke u përgjigjur në pyetjet pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për interpelancën e spikerit Gashi.

“Mënyra se si sillet si kryetar i Kuvendit, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij", tha Mickoski.

Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI – E majta, ka motivet e tij pse parashtrojnë një lloj të tillë të interpelancës. 

"Unë supozoj se ky koalicion dhe politikanët e rangut të Artan Grubit, Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit janë më të mirë se situata aktuale, por nuk mendoj kështu dhe prandaj nuk do ta mbështesim këtë lloj interpelance" deklaroi Mickoski.

Grupi parlamentar i partisë E majta në fillim të këtij muaji në Parlament parashtroi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Interpelanca është vendosur në rend dite në seancën e 13-të plenare të caktuar për më 3 shtator. 

Siç thuhet në kërkesën për interpelancë, Gashi ka shkelur laicitetin e shtetit kur ka kryer lutje fetare në grup në një seancë parlamentare për të përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë së bashku me të pranishmit e tjerë. Si arsye e dytë për të kërkuar përgjegjësi, përmendet incidenti me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Sipas “Levicës”, Gashi si kryetar i shtëpisë ligjvënëse ka shkelur edhe përdorimin e gjuhës maqedonase për shkak se betimin që ka bërë si kryetar tashmë i zgjedhur fillimisht është bërë në gjuhën shqipe, jo në gjuhën maqedonase. Ata gjithashtu vlerësojnë se ka keqpërdorur Ligjin për simbolet shtetërore sepse në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit ka edhe simbole të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe nuk ka vënë në rend dite një pikë për të konstatuar ndërprerjen e funksionin parlamentar të Talat Xhaferit i cili në të njëjtën kohë vazhdonte të kryente funksionin e kryeministrit teknik.

Reagime në publik ngriti edhe udhëtimi i spikerit Gashi me veturë zyrtare në një dasëm në Kosovë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR