MIA FLESH
- Shkup - Shoqata Shkencore për Obezitet OBEM nis një fushatë edukative nën moton "Rrethi i mbështetjes - që pesha të bëhet më e lehtë", me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit. Shoqata thekson se situata me mbipeshën dhe obezitetin në vend është alarmante dhe se ne përfshihemi në kategorinë e vendeve me shkallë të lartë të vdekshmërisë së parakohshme nga sëmundjet jo-ngjitëse, ku obeziteti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:48, 4 mars, 2026
09:00/ 4 mars/ 2026
Shkup - Shoqata Shkencore për Obezitet OBEM nis një fushatë edukative nën moton "Rrethi i mbështetjes - që pesha të bëhet më e lehtë", me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit. Shoqata thekson se situata me mbipeshën dhe obezitetin në vend është alarmante dhe se ne përfshihemi në kategorinë e vendeve me shkallë të lartë të vdekshmërisë së parakohshme nga sëmundjet jo-ngjitëse, ku obeziteti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut.
Shkup - Kuvendi sot në seancën e 90-të duhet të vendosë për zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj të Mbrojtjes dhe të Arsimit dhe Shkencës.
Shkup- Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e tretë, në të cilën është planifikuar të diskutohet për nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Seanca, siç është paralajmëruar, opinioni për herë të parë mund ta ndjekë drejtpërdrejtë, nëpërmjet ueb-faqes zyrtare dhe kanaleve digjitale të Gjykatës.
Shkup – Trajnim kombëtar për përfaqësues të Sektorit për mbrojtje të natyrës/biodiversitetit në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni (PZK) do të mbahet sot në Shkup në organizim të Nismës Rajonale kundër Korrupsionit (RAI).
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, informoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut.
Katar - Një raketë balistike e lansuar nga Irani e ka qëlluar bazën Al-Udeid në Katar, bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, kumtoi Ministria katariane e Mbrojtjes.
Uashington - Forcat amerikane kanë goditur gjithsej 2.000 objektiva në Iran që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë në shkallë të gjerë kundër vendit të shtunën, kumtoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.
Uashington - CIA po punon për një plan për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje kombëtare në Iran, deklaruan për Si-En-En disa burime të njohura me planin.
Uashington– Presidenti amerikan Donald Tramp e refuzoi princin e kurorës në mërgim të shahut të fundit iranian Reza Pallavi si trashëgimtar potencial të udhëheqësit suprem të eliminuar pak më parë Ali Hamnei, duke argumentuar se “dikush nga brendia” e Iranit mund të jetë zgjedhje më e mirë.
Barcelonë - Barcelona mbrëmë e ka fituar Atletiko Madridin me rezultatin 3:0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Ndeshja u luajt në stadiumin "Kamp Nou" në Barcelonë. Megjithatë, kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për katalonasit për fitore të përgjithshme, pasi Atletiko e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 4:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 u kualifikua në finale.