• e enjte, 05 mars 2026

Lidhje hekurudhore midis Shkupit dhe Sofjes deri në vitin 2030

Lidhje hekurudhore midis Shkupit dhe Sofjes deri në vitin 2030

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Deri në vitin 2030, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të përfundojnë lidhjen hekurudhore. Kjo u theksua në një takim në Ministrinë të Transportit dhe Lidhjes në Bullgari midis ministrit në detyrë të Transportit dhe Lidhjes, Korman Ismailov dhe ambasadores së Maqedonisë në Sofje, Agneza Rusi Popovska, kumtoi qendra e shtypit të Ministrisë të Transportit në Bullgari. 

Pas ratifikimit të Marrëveshjes për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar nga ana e parlamenteve e të dy vendeve, faza tjetër është formimi i një Komiteti të Përbashkët, të udhëhequr nga zëvendësministrat e transportit, i cili do të koordinojë përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e ardhshëm të objektit, transmeton BTA. 

Sipas kumtesës, ministri Ismailov theksoi ritmin e përshpejtuar me të cilin pala bullgare po punon për modernizimin e linjës hekurudhore Sofje - Pernik - Radomir - Gjueshevo. Ambasadorja Rusi Popovska, megjithatë, potencoi se bashkëpunimi midis institucioneve të të dy vendeve është një parakusht i rëndësishëm për zbatimin e pandërprerë rë projektit. 

Marrëveshja për tunelin hekurudhor ndërkufitar u nënshkrua më 6 nëntor 2025 në Gjueshevë. Ratifikimi pasoi në Kuvendin e Maqedonisë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa këtë muaj dhe në Kuvendin bullgar. 

I pari nga tre seksionet në territorin e Maqdonisë për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë, i pari është hapur në Kumanovë-Beljakovcë, ndërsa në të dytin Beljakovcë-Kriva Palankë, me një gjatësi prej 34 kilometra, është pëfunduar mbi 30 për qind e punës dhe së fundi është përfunduar dhe tuneli i fundit prej gjithsej 15 kilometra.

Për seksionin e tretë, nga Kriva Palanka deri në kufirin bullgar, në shtator të vitit të kaluar, me vendim të Qeverisë, u nënshkrua Marrëveshja për grant për mbështetje teknike në vlerë prej 3,7 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve, për përgatitjen e dokumentacionit të ri të projektit, si dhe përgatitjen e procedurës së tenderit për zgjedhjen e një kontraktori. Seksioni i tretë është i gjatë 23,4 kilometra me 22 tunele të planifikuara, prej të cilave duke përfshirë dhe atë ndërkufitar, si dhe 52 ura.

Kompania Kombëtare bullgare e Infrastrukturës Hekurudhore ka publikuar tashmë një tender për projektimin dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 2,4 kilometra nga Gjuesheva deri në kufirin me vendin, i vetmi seksion që mungon nga Korridori 8 hekurudhor në territorin bullgar, si dhe për modernizimin e pjesës 17 kilometrash nga Perniku deri në Radomir. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR