MIA FLESH
- Shkup - Dyzet e katër vjeçari R.B. nga Kërçova është privuar nga liria sepse, për të dalë më herët nga puna ka bërë kallëzim të rremë se është vendosur bombë në KME ,,Osllomej''.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:46, 5 mars, 2026
12:00/ 5 mars/ 2026
Shkup - Dyzet e katër vjeçari R.B. nga Kërçova është privuar nga liria sepse, për të dalë më herët nga puna ka bërë kallëzim të rremë se është vendosur bombë në KME ,,Osllomej''.
Shkup - Deri në vitin 2030, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të përfundojnë lidhjen hekurudhore. Kjo u theksua në një takim në Ministrinë të Transportit dhe Lidhjes në Bullgari midis ministrit në detyrë të Transportit dhe Lidhjes, Korman Ismailov dhe ambasadores së Maqedonisë në Sofje, Agneza Rusi Popovska, kumtoi qendra e shtypit të Ministrisë të Transportit në Bullgari.
Shkup – Në orët e pasdites me aeroplanin qeveritar pritet që nga Izraeli drejt Shkupit të fluturojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kërkuar evakuim. Me këtë, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në tërësi do të përfundojë evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli.
Shkup– Sot në mëngjes në vend janë matur temperatura prej 0 deri 7 gradë. Temperatura më e ulët prej 0 gradë është matur në Berovë, 1 gradë në Llazaropolë dhe në Kodër të Diellit, 3 në Strumicë, 4 në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës, 5 në Tetovë, Prilep, Krushevë, Veles, Kavadar dhe Gjervgjeli, 6 në Shkup – Petrovec, Shtip dhe Vinicë, si dhe 7 gradë në Shkup – Zajçev Rid, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup - Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për ndërtim dhe të Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar, sot kanë marrë përkrahje nga Komisioni amë i Kuvendit, i cili pa debat i ka përcjell në procedurë të mëtejshme kuvendore, pasi konstatoi se nuk janë parashtruar amandamente.
Strugë - Komuna e Strugës informon se më 16 të këtij muaji do të mbahet ankandi për shitjen e automobilit Audi A6 me çmim fillestar prej 1.344.636 denarë ose rreth 21.800 euro. Ankandi, siç njoftohet nga shërbimi për shtyp i komunës, do të fillojë në orën 10:00 në ueb-faqen e-stvari.mk.
Ankara- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dje u ofruan të ndërmjetësojë një armëpushim të ri midis Pakistanit dhe Afganistanit. Erdogani në një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, dënoi sulmet terroriste në Pakistan dhe deklaroi se Ankara do të përpiqet të "kontribuojë për rivendosjen e një armëpushimi midis Pakistanit dhe Afganistanit", theksoi Qeveria turke në kumtesë.
Bruksel – Paralajmërimi i presidentit amerikan Donald Tramp se do t’i ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Spanjën për shkak të kritikës së luftës ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit përfaqëson “kërcënim për Evropën”, deklaroi nënkryetari i Komisionit Evropian për Prosperitet dhe Strategji Industriale, Stefan Sezhurne.
Lisbonë - Kryeministri portugez Luis Montenegro e mbrojti dje vendimin e tij për t'i lejuar SHBA-së të përdorin bazën ajrore "Lahes" në Ishujt Azore të Portugalisë gjatë fushatës së bombardimeve kundër Iranit, duke kundërshtuar qëndrimin e Spanjës fqinje, e cila ka refuzuar kërkesat e tilla.
Nju-Jork – Asnjë vend në botë nuk ka arritur barazi të plotë ligjore midis grave dhe burrave, deklaroi dje një zyrtar i Kombeve të Bashkuara në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Drejtoresha e Departamentit të Politikave të Grave të OKB-së, Sara Hendriks, u tha gazetarëve në Nju-Jork se përparimi i bërë në fusha të tilla si mbrojtja nga dhuna, barazia në të drejtën familjare dhe mbrojtja nga diskriminimi është nën kërcënim në shumë vende.
Otavë – Kryeministri kanadez Mark Karni deklaroi se nuk mund ta përjashtojë përfshirjen ushtarake të vendit të tij në përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme. Vizita e Karnit në Australi këtë javë ishte në hijen e luftës së rritur në Lindjen e Mesme, e shkaktuar nga sulmi i madh izraelit – amerikan mbi Iran në të cilin ishte vrarë lideri suprem i vendit, ajatollahu Ali Hamnei.
Uashington – Komiteti i Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së votoi të thërrasë prokuroren kryesore Pam Bondi për t’u intervistuar lidhur me publikimin e dosjeve që lidhen me hetimin e predadorit seksual dhe financierit Xhefri Epstin, njoftuan mbrëmë mediat amerikane.
Teheran - Irani mohon se ka lëshuar një raketë drejt Turqisë. Mohimi nga Teherani vijoi pasi Ankaraja dje publikoi se mbrojtja ajrore e NATO-s kishte rrëzuar një raketë të prodhimit në Iran, ndërsa ajo kalonte nëpër hapësirën ajrore turke.
Teheran - Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGK) kumtoi se marina e saj mëngjesin e sotëm rrëzoi një tanker amerikan në pjesën veriore të Gjirit Persik. Në kumtesën për mediat, ata theksojnë se anijet ushtarake dhe tregtare të SHBA-së, Izraelit dhe vendeve evropiane që i mbështesin ata "nuk do të jenë në gjendje të kalojnë" nëpër zonë.
Teheran – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi deklaroi se SHBA-ja do të pendohet për shkak të fundosjes së anijes ushtarake iraniane në afërsi të bregut të Sri Lankës. "Mbani mend fjalët e mia: SHBA-ja do të pendohet shumë për shkak të këtij veprimi”, njoftoi Aragçi.
Baku - Raketa dhe dronë nga Irani ranë sot në zonën e aeroportit në enklavën azerbajxhanase Nahçivan dhe rrethinën e saj, deklaroi një burim i paidentifikuar nga qeveria e Azerbajxhanit. Aktualisht nuk dihet se sa raketa dhe dronë ranë në zonën e aeroportit, kurse sipas informacioneve fillestare, dy persona janë lënduar.
Uashington/Tel Aviv – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset në bisedën e mbrëmshme me homologun e tij izraelit, Izrael Kac, e porositi që Izraeli të “shkojë deri në fund”, duke i thënë se SHBA-ja e mbështet Izraelin, njoftoi sot në mëngjes Ministria izraelite e Mbrojtjes. Kaci e falënderoi Hegsetin për ndihmën e madhe amerikane në mbrojtje të qytetarëve izraelitë nga kërcënimi iranian me raketa, bëhet e ditur në kumtesë.
Teheran - Gjysmëhëna e Kuqe iraniane sot kumtoi se për gjashtë ditë, nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite, në Iran janë dëmtuar të paktën 105 objekte civile. Deri tani janë realizuar gjithsej 1.332 sulme në 636 lokacione, kumtoi Gjysmëhëna e Kuqe iraniane.
Uashington – Me sipërfaqe të mjaftueshme për dy terrene për volejboll, ky ishull konsiderohet vendi më pak i banuar në botë. Emri i tij është Xhast raum inaf („Just Room Enough Island“). Hapësira nuk lejon asgjë më shumë. Në ishull gjendet një shtëpi, një dru dhe dy karrige kopshti. Hapësira nuk lejon asgjë më shumë.