18:00/4 mars/2026
Shkup - Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se e ndalon procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2025, duke përfunduar kështu shqyrtimin e rritjes lineare të pensioneve. Siç informuan ata, propozimi nuk mori shumicën dhe akti mbetet në rendin juridik. "Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. Mocioni për jokushtetutshmëri të ligjit të kontestuar është rrëzuar dhe Gjykata sot e ndaloi procedurën", thonë ata.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë njofton se në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve ENER janë publikuar ndryshimet dhe plotësimet më të fundit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. "Ndër risitë më të rëndësishme të përfshira në këto ndryshime ligjore është plotësimi i listës së sëmundjeve ngjitëse që i nënshtrohen raportimit të detyrueshëm, si dhe unifikimi i mënyrës së funksionimit të ALERT 2.0 – sistemi sindromik për njoftim dhe paralajmërim të shpejtë, në përputhje me grupin e simptomave dhe shenjave të pranishme te pacientët", bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Tiranë - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasdite nënshkroi dekret për ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Propozimet për shkarkimin dhe emërimin e ministrave, në kuadër të riksontruktimit të kabinetit qeveritar, Rama ia dorëzoi të hënën, ndërsa Begaj kishte shtatë ditë kohë për ta nënshkruar ose jo. Dekreti do të dorëzohet në parlament, ku votimi do të jetë vetëm formal, duke pasur parasysh se nga 140 deputetë, 83 janë nga shumica qeverisëse.
Teheran - Të paktën 1.045 ushtarë dhe civilë janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit, njoftoi Agjencia e Lajmeve iraniane (IRNA), duke cituar të dhënat e Fondacionit për çështjet e martirëve dhe veteranëve. Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane dje njoftoi se kanë humbur jetën 787 persona. Ndërkohë, në Gjenevë, Komiteti i KB-së për të drejtat e fëmijës bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve në kushte të përshkallëzimit. Në njoftim, grupi prej 18 ekspertësh të pavarur theksoi se është "thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe pasojat serioze për fëmijët".
Uashington - Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegseth, deklaroi sot në një konferencë për shtyp në Pentagon në lidhje me konfliktin me Iranin se "Amerika po fiton". "Sot qëndroj para jush me një mesazh të qartë në lidhje me operacionin "Tërbimi epik". Amerika po fiton. Me vendosmëri, shkatërrim dhe pa mëshirë", tha Hegseth.