• e martë, 01 tetor 2024
MIA Flesh

15:00/1 tetor/2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën dha llogari për njëqind ditë nga puna e bërë në pushtetin e ri ekzekutiv u përqendrua edhe në ndarjen e Shqipërisë nga vendi në procesin eurointegrues, duke përmendur se rreth kësaj çështje dy pozicionet e rëndësishme janë se Qeveria kurrë nuk do të heq dorë nga anëtarësimi i plotfhqishëm në BE, por edhe asnjëherë nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me interesat nacionale dhe përcaktimet strategjike të qytetarëve.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot në fjalimin e tij me rastin e 100 ditëve të qeverisjes përsëri theksoi se koalicioni qeveritar është stabil dhe se përkundër mendimeve të ndryshme për çështje të caktuara, të gjithë partnerët e koalicionit megjithatë janë ende të bashkuar rreth çështjeve strategjike. Ai 100 ditët e fundit të punës të Qeverisë i vlerësoi si të suksesshme dhe tha se ajo që e bën krenar dhe të kënaqur është se të gjithë atyre që iua dha mundësia, në pjesën më të madhe e realizuan mundësinë e dhënë, pavarësisht se nga cila parti politike kanë ardhur. 

Shkup – Njëqind ditët e para të zgjedhjes së Qeverisë së re nuk ishin të lehta, por ishin periudhë kyçe në të cilën shumë gjëra na u bënë të qarta – ku jemi dhe ku duhet të shkojmë dhe çka duhet që të arrijmë aty. Por, më e rëndësishme treguam se jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të përballemi me sfidat pa dallim të obstruksioneve të cilat i hasim dhe problemet dhe kurthet që janë vendosur para nesh, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski. Siç theksoi në konferencën e sotme për media në Qeveri për shënimin e 100 ditëve të para nga puna e Qeverisë së re, situata e trashëguar ishte shumë më e keqe se sa që priste dikush, ndërsa situatat janë larg ideales. Për 100 ditë, theksoi, realizuam, miratuam ose filluam mbi 100 projekte, masa dhe vendime të rëndësishme për qytetarët. 

Shkup - Shtyllat për zbatimin e politikave për përballjen e goditjeve ekonomike globale janë pavarësia dhe besueshmëria e Bankave qendrore të cilat në rajonin e Evropës Juglindore në vetëm një vit kanë kontribuar në uljen e inflacionit më të lartë në pesë dekadat e fundit në norma njëshifrore, është thënë në konferencën e sotme të Dhjetë ndërkombëtare të organizuar nga Banka Popullore (BP). Drejtori i FMN-së për Evropë, Alfred Kamer beson se pavarësia e bankave qendrore mund të jetë bazë kyçe, por se transparenca dhe llogaridhënia janë ato që balancojnë pavarësinë e bankës qendrore me parimet e demokracisë.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në Shkup ka pasur fjalim përshëndetës në konferencën ministrore të Platformave të menaxhimit të Ballkanit Perëndimor për arsim dhe trajnim, hulumtim dhe inovacion në organizim të delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e tij, ministri Andonovski theksoi rëndësinë e transformimit digjital për përparimin e Maqedonisë dhe rajonit. "Sot, aftësitë digjitale dhe inovacioni janë çelësi për përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë sonë", deklaroi Andonovski, bëjnë të ditur nga Ministria e Transformimit të Digjitalizimit. 

Shtip - Në fazë të diskutimit janë bisedimet për paga më të larta të mësimdhënësve ndërmjet Sindikatës për arsim dhe shkencë (SASH) dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrat në Qeveri, të cilat filluan dje, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, e cila mori pjesë në orën e parë akademike të Universitetit "Goce Dellçev". "Detajet janë ende në fazë të diskutimit dhe finalizimit. Do të thotë është diskutuar për mundësitë e ardhshme, është diskutuar për metofologjinë, është diskutuar për nevojat e mësimdhënësve, për mundësitë e shtetit dhe vazhdojmë të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për kënaqësinë e përgjithshme të të gjithëve", thotë Janevska.

Shkup - Sistemi Femida për regjistrimin audio dhe video të seancave gjyqësore do të mundësojë drejtësi më efikase, më efektive dhe transparente në gjykata dhe do të kontribuojë në kthimin e besimit në drejtësi. Ky ishte përfundimi i promovimit të sotëm të sistemit në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Programi i cili është i instaluar në të gjitha gjykatat, siç thekson kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini ka kushtuar 21 milion denarë nga buxheti. Sipas tij, përmirësimi dhe instalimi i teknologjive të reja për regjistrimin e detyrueshëm audio (ton) të seancave gjyqësore do të mundësojë ofrim më efikas dhe drejtësi transparente në gjykata.

Shkup - Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup ishte dhe do të jetë një mjedis kur forcohet dhe avancohet mendimi shkencor. Tani po qëndroni në pragun e mundësive të pafundme. Vendimet që do të merrni, do të formojnë jo vetëm zhvillimin tuaj akademik, por edhe rrugën përmes të cilës do të lëvizni në jetë, theksoi rektorja e UKIM, prof. dr. Biljana Angelova. Ajo u dërgoi një mesazh që të pranojnë të gjitha mundësitë që u ofrohen, duke theksuar se po nisin një rrugëtim të ri të mbushur me emocione, mundësi, sfida dhe rritje.

Shkup - Ka progres në realizimin e autostradës nga Kërçova deri në Ohër, po punohet çdo ditë dhe pres gjysmën e parë të autostradës nga fshati Arbinovë deri në Ohër, me përjashtim të një pjese të vogël tek fshati Botun të vihet në përdorim deri në maj të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski. Potencoi se deri në fund të vitit 2026, siç u premtua në fushatë, kjo autostradë të jetë plotësisht funksionale.

Shkup - Në një ambient të ngrohtë para kampusit universitar u shënua ceremonia solemne e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku sot i mirëpritën gjeneratën e nëntë të studentëve të rinj nga 8 fakultetet e UNT-së me mbi 30 programe studimore. Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti me rastin e fillim vitit akademik në fjalën përshëndetës përballë studentëve të rinj mes tjerash tha se “vetëm investimi i Qeverisë nuk bën ndryshim”. 

Shkup - Ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup, gjatë mbrëmjes së djeshme vazhduan me realizimin e aktiviteteve për pastrimin e deponive të egra në komunat e Shkupit në Butel dhe Çair. Në komunën Butel janë larguar përafërsisht 30 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në rrugën Bosnjë dhe Hercegovinë – tek ndërtesat sociale, si dhe në rrugën “Skoevska” në afërsi të Sallës sportive në vendbanimin Radishan.

Shkup - Të mërkurën do të mbaj mot i qëndrueshëm dhe me diell me mëngjes të ftohtë, ndërsa të enjten pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në rajonet perëndimore, njofton DPHM-ja. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të premten dhe gjatë fundjavës, në disa vende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të dendura me bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitjen e stuhive. 

Prishtinë - Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash thotë se KFOR-i ka resurse të mira dhe është i pozicionuar mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe për t'iu përgjigjur çdo sfide të sigurisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPres, Ulutash vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë, duke shtuar se KFOR-i vazhdon me kujdesin e saj. 

Tiranë - Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha sot reagoi lidhur me aktet e dhunës që dje i kanë kryer deputetët e Partisë Demokratike në seancë plenare të Kuvendit. Hoxha thekson se “pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese, heqja me dhunë e së drejtës së fjalës, goditja për shkak të detyrës, rrezikimi i jetës së deputetëve, duke i goditur me mjete të forta, shkatërrimi me zjarr i pronës publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi”. “Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda ose në dyert e tij është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht”, nënvizoi Hoxha.

Ankara - Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan sot deklaroi se ofensiva tokësore e Izraelit në Liban është tentim ilegal për okupim, gjë që e shkel integritetin territorial të vendit. Ai shtoi se operacioni izraelit duhet menjëherë të ndërpritet, me tërheqjen e ushtrisë së saj nga Libani. Parashutistë izraelitë, komandosë dhe njësitë e armatosura filluan bastisje në Libanin jugor, pasi sot janë intensifikuar përleshjet me Hezbollahun.

Bruksel – Me dorëzim simbolik të çekanit të drurit, dhuratë e NATO-s nga Islanda, sekretari i përgjithshëm i deritanishëm i Aleancës, Jens Stoltenberg zyrtarisht ia dorëzoi detyrën trashëgimtarit të tij, ish kryeministrit holandez, Mark Rute. Në fjalimin në ceremoninë, që u mbajt në kuadër të mbledhjes së Këshillit Veriatlantik, Rute i falënderoi të gjitha vendet anëtare të NATO-s për besimin e dhënë dhe mbështetjen për zgjedhjen e tij për sekretar të ri të përgjithshëm, ndërsa veçanërisht Stoltenbergun për siç tha, punën e tij të shkëlqyer.

Bruksel – Aleatët në NATO përballen me sfida serioze dhe duhet të punojmë në përballjen me ato, në bazë të përcaktimit për ndërtimin e botës më të sigurt për miliarda qytetarë tanë, porositi sekretari i ri i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, në konferencë për media në Bruksel pas marrjes së tij të sotme të detyrës. “Detyra ime do të jetë të punoj në zbatimin e kësaj dhe aftësim të Aleancës sonë në botën gjithnjë e më komplekse. Nuk ekziston asgjë që nuk mundemi ta arrijmë bashkë”, tha Rute.

Bruksel - Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano sot i quajti të papranueshme dhe "shumë shqetësuese" kërcënimet ndaj gazetarëve të Tanjug dhe theksoi se BE-ja i dënon kërcënimet e tilla dhe se ky rast duhet të hetohet. "Kjo është shumë shqetësuese ajo që theksuat për emailet dhe kërcënimet e marra. Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë kur bëhet fjalë për kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve. Kjo është e papranueshme. Ne e kundërshtojmë dhe e dënojmë plotësisht", tha Stano në një brifing në Bruksel. Stano theksoi se "kjo është diçka që nuk duhet të ndodh".

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot deklaroi se dëshiron bashkëpunim "efikas" me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute. "Mezi pres të punoj në mënyrë efikase për të forcuar sigurinë euroatlantike dhe partneritetin tonë me Aleancën, ndërkohë që Ukraina vazhdon rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO", ka shkruar Zelenski në rrjetin social Iks. Ai shtoi se Evropa në paqe mund të garantohet vetëm "së bashku, me Ukrainën dhe aleatët e saj".

Moskë - Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute është i mirënjohur për Moskën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke vënë në dukje se Rute si kryeministër i Holandës mbajti një qëndrim të papajtueshëm ndaj Rusisë. "Z.Rute është i njohur për ne, ai dhe presidenti Putin kaluan më shumë se një orë në tryezën e bisedimeve", deklaroi sot Peskov, duke komentuar emërimin e Rutes si Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, transmetojnë mediat ruse.

Bejrut – Shefi i zyrës për mediat i Hezbollahut, Mohamed Afif, deklaroi sot se asnjë ushtri izraelite nuk ka hyrë në territor libanez dhe paralajmëroi se sulmet e grupit ndaj Tel Avivit disa orë më parë ishin “vetëm fillim”.  Afif në një deklaratë me shkrim për Rojters tha se Hezbollahu nuk ka marrë pjesë në “konflikte të drejtpërdrejta tokësore” me ushtarët izraelitë, por se do të jetë i gatshëm ta bëjë këtë.

Gazë - Të paktën 21 palestinezë sot kanë vdekur në dy sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës, deklaruan mjekët palestinezë. Në sulmin ndaj dy shtëpive në Nuseirat, një nga tetë kampet e refugjatëve në enklavë kanë vdekur 13 persona, mes të cilëve edhe gra edhe fëmijë. Në sulmin në një shkollë në lagjen Tufa të Gazës kanë vdekur të paktën shtatë persona. Në Tufë janë të vendosur familje të zhvendosura palestineze. 

Uashington - Ish presidenti i SHBA-së, Xhimi Karter sot mbushi 100 vjet dhe bëhet presidenti i parë i cili feston këtë ditëlindje. Karter ka qenë president nga viti 1977 deri në vitin 1981, ndërsa në 19-të muajt e fundit ai ka qenë në spital në shtetin e tij të Xhorxhias, shkruan Bi-Bi-Si. Ish fermeri i cili për herë të parë hyri në politikë në vitet 1960 si senator shtetëror, "është i angazhuar emocionalisht dhe ende ka përvojë, i buzëqeshur dhe i dashur", tha në shtator nipi i tij Xhejson.

Leverkuzen - Trajneri i Milanit, Paulo Fonseka ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së kampionëve kundër Baerit. "Do të jetë e ngjashme me ndeshjen kundër Liverpulit. Duhet të jemi edhe më të fuqishëm në mbrojtje dhe skuadra tashmë është më e mirë në këtë aspekt. Ky është një test i mirë i aftësive tona. Për të mposhtur një ekip si Baer Leverkuzen, duhet të jesh preciz në mbrojtje. Në ndeshjen kundër Liverpulit kemi bërë shumë gabime në mbrojtje, por ndonjëherë nuk kemi qenë mjaft të saktë në sulm. Ne kemi qenë mirë në ndeshjet e fundit të Serisë A, por kjo është krejtësisht ndryshe në krahasim me Ligën e kampionëve. Dëgjova fjalët e Çabi Alonsos dhe nuk do të doja që ne të ishim një ekip që luan në mbrojtje dhe mbështetet në kundërsulme. Ne nuk jemi të tillë dhe nuk duam të jemi të tillë", deklaroi Fonseka për faqen e klubit të Milanos.

Londër - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli për atë se çka pret nga ndeshja e xhiros së dytë në Ligën e kampionëve kundër Pari Sen Zhermenit. "Formati i turnirit ka ndryshuar këtë sezon, ndërsa niveli i kundërshtarëve me siguri është më i larti në Evropë. Mundësi e shkëlqyer që të vini në shprehje. Do të jetë vështirë kundër PSZH-së. Ky ekip çdoherë dominon në fushë dhe qartë i tregon qëllimet e veta. Kur PSZh-ja nuk e posedon topin, ata tentojnë menjëherë ta kthejnë, kryejnë presion në tërë fushën. Ky është futbolli i Luis Enrikes, ai çdoherë kërkon nga ekipet e tij të sillen kështu", deklaroi Arteta për ueb faqen e UEFA-s.

QËNDRONI TË LIDHUR