• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 29 shtator/ 2024

Shkup - Në Shkup sot dhe nesër  do të mbahet takim ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, kërkim, arsim, kulturë, rini dhe sport.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi një nga rikonstruimi i autostradës Shkup-Tetovë.

Shkup - Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot do t'i publikojë Konkurset për mbështetje të projekteve nga interesi kombëtar në kulturë, në të cilat aplikantët e interesuar deri më 31 tetor do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit kombëtar e-shërbime. 

Shkup - Ligj të ri për kulturë po përgatit Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa së shpejti do të përgatitet edhe drafti për një strategji të re për kulturë, kumtoi sot ministri Zoran Lutkov.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga orët e mëngjesit fillimisht në pjesët veriore, ndërsa gjatë ditës në pjesët tjera me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe paraqitje lokale të bubullimave.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Shkup  - Temperatura më e ulët prej 9 gradë Celsius është matur sot në mëngjes në Berovë dhe Kodrën e Diellit, ndërsa 16 gradë në Dibër, Ohër, Veles, Shkup-Zajçev Rid dhe Kavadar.

Kriva Pallankë - Për shkak të përplasjes së dy automjeteve të mallrave në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, në afërsi të vendbanimit Stambolov, në ndërprerje të plotë është komunikacioni në magjistralen A2.

Ohër - Investimi në aksione është mundësia më e mirë për kthime, apo rendimente afatgjata, thonë njohës të kësaj fushe. Ata këshillojnë, përveç pasurive të paluajtshme dhe depozitave bankare, të investohet edhe në aksione pasi investim në aksione në afat të gjatë është më fitimprurës.

Podgoricë - Qytetarët e Podgoricës dhe Kotorit sot votojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00, njoftojnë mediat malazeze.

 Paris - Franca sot ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve izraelite ndaj Libanit dhe në kumtesën theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme është kundër çdo operacioni tokësor në atë vend.

Bruksel - Është e habitshme që një e treta e ushqimit të prodhuar në nivel global humbjet ose përfundot si mbetje, një fakt që ka ndikime negative jo vetëm në sigurinë e ushqimit, por edhe në ekonomitë dhe shoqëritë tona, tha komisionerja evropiane për shëndetësi dhe siguri të ushqimit, Stela Kirijakides me rastin e Ditës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për humbjen dhe hedhjen e ushqimit - 29 shtator.

Vjenë - Sot në Austri mbahen zgjedhje parlamentare. Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë mund të fitojë zgjedhjet parlamentare për herë të parë dhe të arrijë një sukses historik nëse fiton në garën e diskutueshme me konservatorët në pushtet, raportojnë agjencitë botërore.

Uashington - Misioni dhjetëvjeçar i ushtrisë amerikane për të luftuar grupin Shteti Islamik në Irak do të përfundojë vitin e ardhshëm dhe do të kalojë nga një koalicion ndërkombëtar në një partneritet dypalësh të mbrojtjes ndërmjet Uashingtonit dhe Bagdadit, konfirmuan përfaqësues zyrtar të administratës së presidentit amerikan Xhozef Bajden.

Jerusalem - Ushtria izraelite sot në mëngjes kumtoi se ka kryer "dhjetëra" sulme të reja kundër grupit shiit Hezbollah në Liban, dy ditë pasi vrau liderin e lëvizjes pro-iraniane Hasan Nasrallah në një bombardim në periferitë jugore të Bejrutit.

Katmandu - Të paktën 100 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Nepal, ndërsa 67 persona janë të zhdukur, njoftuan sot mediat lokale.

Sana - Lëvizja shiite në pushtet në Jemenin e Veriut, Ansar llah (Huthë), kumtoi se përdori një raketë "Palestina 2" për të sulmuar aeroportin "Ben Gurion" të Tel Avivit. Sulmi u krye në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po kthehej në Izrael nga SHBA-ja.

Tel Aviv  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu konfirmoi sot se Izraeli vrau liderin e grupit të Hezbollahut libanez, Said Hasan Nasrallah dhe se ai dhe njerëzit e tij ishin “krijuesit e planit për shkatërrimin e Izraelit".

Kiev - Nisma kino-braziliane për krijimin e platformës "Miqtë e Paqes" në lidhje me luftën në Ukrainë nuk do të ndikojë në asgjë, sepse të tilla "nisma paqeje" bazohen në konceptin e Rusisë, vlerësoi këshilltari i kreut të kabinetit të presidentit ukrainas, Mihail Podolak. 

Nju-Jork  - Liderë botërorë dhe pjesëmarrës të Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara secili nga këndvështrimi i vet folën për shkeljet e të drejtave të njeriut, arritjen e paqes në pjesë të botës të prekura me dhe nga luftërat në Ukrainë, Rusi, Izrael, Gazë, Liban..., por edhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe nevojën më aktuale për parandalimin dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat. Vendi ka nevojë për ndryshime për të mbrojtur njerëzimin, i cili mund edhe të mos vuajë nga luftërat që popujt i shkaktojnë mes tyre, por nga natyra që ne e vendosim në plan të dytë, paralajmërojnë ekspertët.

Uashington - Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi urdhër që një pjesë e personelit të Ambasadës së SHBA-së në Bejrut dhe familjet e tyre ta braktisin Libanin për shkak të tensioneve në Lindjen e Afërt pas vrasjes së liderit të Hezbollahut nga ana e Izraelit, sheikut Hasan Nasrallah.

Madrid - Ekipet spanjolle të shpëtimit kanë vazhduar sot kërkimin për 48 emigrantë të zhdukur pas anijethyerjes në afërsi të ishullit spanjoll El Hiero, në arkipelagun Kanarie.

Tel Aviv - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) sot kumtuan se edhe komandanti i Hezbollahut, Nabil Kauk është vrarë në sulmin e djeshëm ajror në Bejrut. 

Sakramento - Tërmet me intensitet prej 4,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot e goditi pjesën qendrore të shtetit federal amerikan, Kalifornia, kumtoi Instituti sizmologjik evropiano-mesdhetar.

QËNDRONI TË LIDHUR