• e enjte, 03 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 1 tetor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhoska dhe guvernatoret e banka qendrore nga rajoni Irena Radoviq e Malit të Zi dhe Jasmina Selimoviq e Bosnja e Hercegovinës, të cilët morën pjesë në konferencën "Bankat qendrore dhe puna qendrore bankare në mjedisin kompleks: Duke treguar përkushtimin dhe mbajtjen e kredibilitetit". Konferenca është në organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit për transformimin e Breton Vuds, që mbahet sot në Shkup.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Në këtë solemnitet Mexhiti konfirmoi se Qeveria ka siguruar 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”. Tha se ky nuk është vetëm një investim për të ndërtuar godina, por është një investim për gjeneratat e reja.

Shkup - Për dhjetë vitet e fundit, numri i studentëve në vend është zvogëluar për 7.043, përkatësisht për 12 për qind, thuhet në studimin e Qendrës së Komunikimit Civil (QKC). Rënia më e madhe prej 11150 studentësh, pra 22 për qind, është në universitetet shtetërore. Në të kundërt, shkollat private kanë 4054 ose 56 për qind më shumë nxënës. Në institucionet e arsimit të lartë fetar ka 53 ose 20 për qind më shumë studentë.

Shkup - Në mostrat e ushqimit të marra nga SHFK "Gjorgjija Pulevski", nga strishot e ekzaminuara - bombica, janë gjetur stafilokokus aureus dhe enterotoksina, informoi sot pasdite drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik (ISHP), Marija Andonovska. "Më 27 shtator, ISHP ka pranuar një raport telefonik nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP), për ekzistimin e dyshimit për helmim në shkollën fillore "Gjorgjija Pulevski" në Aerodrom. Ekipet nga ISHP, të përbëra nga ekipi i epidemiologëve të Departamentit të Epidemiologjisë, laborant nga Departamenti i Mikrobiologjisë, menjëherë kanë dalë në terren dhe janë marrë mostrat, katër mostra nga sipërfaqet e punës dhe enët, si dhe mostrat nga ushqimet e përgatitura dhe shërbyera në kuzhinë. Gjithashtu u morën mostra nga katër punonjës të kuzhinës nga duart, hunda dhe fyti. ISHP ka punuar të shtunave dhe të dielave që të jemi të shpejtë dhe të japim rezultate relevante", theksoi Andonovska.

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar Propozim për dhënien e urdhërit penal kundër një personi për vepër penale - Rrezikimi i sigurisë në pajtim me nenin 144 paragrafi 5 të Kodit Penal. "Më 21 qershor përmes sistemit informativ i akuzuari ka kërcënuar se do të kryej vepër penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 të Kodit Penal, për të cilën është paraparë dënim me burg prej së paku 10 vjet, ndaj gjyqtares së dëmtuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në profilin e tij në një rrjet social, i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me parashkrimin e borxheve, i pandehuri ka publikuar një postim me kërcënime se do të kryejë vepër penale, duke përmendur drejtpërdrejt gjyqtaren kushtetuese të theksuar, duke shkaktuar kështu ndjesi të pasigurisë, rrezik dhe frikë", citohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Shkup - Në pajtim me matjet dhe vëzhgimet e stacioneve meteorologjike në vend, shtatori karakterizoht si muaj mesatarisht i nxehtë me sasi mesatare të reshjeve në nivel të shtetit, në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare 1991/20, por me sasi më të shprehura të reshjeve në veriperëndim të shtetit. Siç informoi DPHM, temperatura mesatare mujore ka lëvizur prej 11,8 gradë në Llazaropole deri 21,9 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të shtatorit, për periudhë 30-vjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti është për 0,5 gradë mbi mesataren në nivel shtetëror.

Shkup - Morëm një Qeveri nga e cila dëgjojmë vetëm arsyetime dhe akuza të paraardhësve për paaftësinë e tyre. Një qeveri që kryen partizim brutal me kuadër të paaftë dhe skandale të përditshme të ministrave. Nuk ka përgjegjësi për politikanët dhe zyrtarët, dhe e vërteta është zëvendësuar me propagandë të vazhdueshme, deklaroi kryetari i LSDM-së Venko Filipçe në konferencën e sotme për media me rastin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, pas informacioneve të marra paraprake operative, zyrtarë policorë nga Departamenti për të huaj në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, në bashkëpunim me Inspektoratin e punës, kanë kryer kontroll ndaj një personi juridik në Shkup, me ç'rast kanë gjetur shtatë shtetas turq që punonin ilegalisht në vend.

Ohër - Në organizim të Qendrës për mjekësi familjare pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup, në bashkëpunim me Komisionin për imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Ohër u mbajt takim profesional kushtuar imunizimit të të rejave me vaksinën nëntëvalentëshe HPV dhe përshkrimin e saj në kalendarin e rregullt vaksinues. Në tubimin profesional, para pjesëmarrësve, mes të cilëve profesorë të mjekësisë, mjekë amë, mjekë të pediatrisë dhe gjinekologë u prezantua e tërë përmbajtja më e fundit dhe më e re në analizat dhe raportet nga imunizimi i populaltës së re në botë me vaksinëne  cekur nëntëvalentëshe.

 Dibër - Në qendër të Dibrës sot është vendosur një pankartë ku shkruhet "Shqiptarët po poshtërohen deri në atë pikë sa po nëpërkëmbet gjaku i luftëtarëve të rënë!. Kthehu komandant Ali Ahmeti!". "Pankartën e vendosëm sot në mëngjes në orën 7. Ndodhet në anën e kundërt të selisë së degës së partisë sonë. Është themeluar me kërkesë të 90 për qind të shqiptarëve në Dibër", tha për MIA-n, Ramadan Imeri, nënkryetar i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim. 

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e uroi Mark Ruten për marrjen e funksionit sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke porositur se me padurim pret të bashkëpunojë me të për avancimin e pozitave të Kosovës në Aleancë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Osmani në rrjetin social "X" shkroi se beson se, nën kryesimin e ish-kryeministrit hoaldnez, partneriteti dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s "do të përforcohet akoma më shumë".

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Mihael Rot. Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë. Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Rot dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.

Tiranë - Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, e uroi Mark Ruten për emërimin në funksionin sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke shprehur bindje se "nën kryesimin e tij, Aleanca do të jetë e fuqishme, e bashkuar dhe gjithpërfshirëse". "Shumë urime për Mark Ruten, sekretar i përgjithshëm  i NATO-s! Jam i sigurt se nën kryesimin e tij NATO do të jetë gjithpërfshirëse, e bashkuar, e fuqishme", qëndron në urimin e publikuar në platformën X.

Tiranë - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi sot aktet e dhunës dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancën e djeshme parlamentare nga deputetët e opozitës. Ambasada e SHBA-së me anë të një deklarate për shtyp thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën.

 Tiranë - Në Bruksel janë mbajtur takimet konstituive të delegacioneve të Parlamentit Evropian (PE) për Shqipërinë dhe Malin e Zi, në të cilat janë zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët e këtyre delegacioneve, raportojnë mediat shqiptare. Në mbledhjen konstituive të delegacionit të Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-Shqipëri, italiani Marko Tarkino nga grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE me aklamacion  u zgjodh  kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Shqipërinë. Nënkryetarë të këtij delegacioni të PE-së u zgjodhën holandezja Tineke Shtrik nga grupi i të Gjelbërve në PE dhe francezi Lorenc Troshu nga konservatorët dhe reformistët evropianë.

 Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Turqia do të qëndrojë në anën  e Libanit dhe do ta mbështesë vendin me të gjitha mjetet e saj, pasi Izraeli ka kryer sulme ndaj Libanit. "Kurrë nuk do t'i lëmë vëllezërit tanë libanezë në këto ditë të vështira dhe do t'i mbështesim ata me të gjitha mjetet tona", tha Erdogani.

Romë - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni tha sot se vendi i saj mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me aleatët për stabilizimin e situatës në kufirin ndërmjet Izraelit dhe Libanit, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ajo theksoi se deeskalimi i situatës në rajon është i domosdoshëm dhe urgjent.  "Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët për të stabilizuar kufirin midis Izraelit dhe Libanit  që personat e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpi. Deeskalimi në nivel rajonal është i domosdoshëm dhe urgjent dhe Italia do të marrë pjesë në proces si kryesuese e G-7", tha Meloni. 

Bruksel - Aleatët në NATO përballen me sfida serioze dhe duhet të punojmë në përballjen me to, në bazë të përcaktimit për ndërtimin e botës më të sigurt për miliarda qytetarë tanë, porositi sekretari i ri i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, në konferencë për media në Bruksel pas marrjes së detyrës gjatë ditës së sotme. “Detyra ime do të jetë të punoj në zbatimin e kësaj dhe aftësimin e Aleancës sonë në botën gjithnjë e më komplekse. Nuk ekziston asgjë që nuk mundemi ta arrijmë bashkë”, tha Rute.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc dëshiron të bisedojë me telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin për herë të parë pas gati dy vitesh, shkruan sot gazeta gjermane “Cajt”, duke iu referuar burimeve qeveritare. Thirrja telefonike para takimit të G20-ës në Brazil në nëntor, kinse po shqyrtohet.  Megjithatë, kërkesa për intervistë ende nuk ka arritur nga Berlini, shkruan gazeta.

Uashington - Kandidatët për nënpresidentë Xhej Di Vens dhe Tim Uolc përballen sonte në debatin e tyre të parë dhe të vetëm. Debati mes republikanit Vens dhe demokratit Uolc do të zhvillohet në Nju-Jork. Uolc che Vens do të debatojnë për 90 minuta sot në praninë e dy moderatorëve në një sallë pa audiencë. Senatori nga Ohajo, Vens thotë se debati është një shans për të treguar se si republikanët do të përmirësojnë ekonominë dhe do të sigurojnë kufirin.

Tel-Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ka njoftuar se ka biseduar me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin për "ngjarjet në pjesën veriore të Izraelit dhe masat e nevojshme që të sigurohet kthim i sigurt i komuniteteve veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre". "Jemi dakorduar për rëndësinë e çmtonimit të infrastrukturës për sulme përgjatë kufirit verior që të parandalohen sulmet e Hezbollahut ndaj qyetarëve izraelitë. E kam informuar sekretarin për sulmet e lokalizuara dhe të orientuara që IDF-ja i ka filluar gjatë natës kundër caqeve të Hezbollahut, shkroi Galant në X.

Bejrut - Kryetari i parlamentit libanez Nabih Beri, aleat i Hezbollahut, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vendosin urë ajrore që të përshpejtohet dërgesa e ndihmës për pothuajse një milion persona të shpërngulur për shkak të sulmeve izraelite. Beri u ka bërë thirrje që të vendosin "urë ajrore që të sigurohet dërgesa e ndihmës humanitare", thuhet në komunikatën e publikuar nga zyra e tij.

Tel-Aviv - Armata izraelite sot kumtoi se forcat e saja speciale kryen mbi 70 sulme të vogla tokësore në Libanin fqinj prej fillimit të konfliktit me Hezbollahun libanez para pothuajse një viti. Në kumtesë ceket se janë shkatërruar shumë objekte të Hezbollahut, tunele dhe mijëra copë armë. IDF (Forcat izraelite të mbrojtjes) arritën rreth 1.000 pika që i shfrytëzon Hezbollahu në Libanin jugor, disa prej të cilave janë në fshatrat libaneze dhe rajonet malore disa kilometra larg kufirit, përdshirë bunkerë dhe tunele ku janë ruajtur armët.

Tel-Aviv - Zëdhënësi i armatës izraelite, kontra admirali Daniel Hagari sot ka deklaruar se ushtarët e IDF-së (Forcat izraelite të mbrojtjes) nuk do të hyjnë në Bejrut, as në ndonjë qytet më të madh në Liban dhe se operacioni tokësor në vendin fqinj në veri, që filloi këtë mëngjes, do të jetë sa më shpejt që është e mundur. "Fokusohemi në zonën e fshatrave, zonë në afërsi të kufirit tonë. Do të bëjmë gjithçka që nevojitet në atë fushë që ta shkatërrojmë infrastrulturën e Hezbollahut", deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Jerusalem - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael lëshoi kumtesë në të cilën i udhëzon "të punësuarit në qeverinë e SHBA-së dhe anëtarët e familjeve të tyre të strehohen deri në njoftimin e mëtutjeshëm". Paralajmërimi i sigurisë vjen pasi që një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se SHBA-ja ka indikacione se irani po përgatitet të kryejë sulm me raketa balistike kundër Izraelit.

Kajro - Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Badr Abdelati e dënoi, siç tha, "përshkallëzimin serioz" në Libanin jugor, pasi që ushtria izraelite kumtoi se ka kryer sulm tokësor "të kufizuar". Abdelati paralajmëroi se përshkallëzimi izraelit kërcënon ta ndezë tërë rajonin "në mënyrë që do të çojë drejt pasojave humanitare dhe të sigurisë", thuhet në kumtesën e Ministrisë egjiptiane të Punëve të Jashtme.

QËNDRONI TË LIDHUR