• e mërkurë, 02 tetor 2024
MIA FLESH

09:00 / 1 tetor / 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencë për media do t'i prezantojë rezultatet nga 100 ditët e para të punës së Qeverisë. Nën sloganin "100 për qind të përkushtuar, për ty!", kryeministri do t'i tregojë arritjet, projektet dhe masat të cilat ishin realizuar nga udhëheqësia e re pasi e mori pushtetin ekzekutiv.

Shkup - Në hapësirat e Gjykatës administrative sot do të zhvillohet "Promovimi i sistemit për audio dhe video inçizime të seancave gjyqësore SRS Femida dhe Femida True Records". Nga Gjykata Administrative, pas promovimit paralajmëruan konferencë për media, në të cilën do të marrin pjesë kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, si dhe ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.

Shkup - Guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe komuniteti akademik ndërkombëtar do të flasin për një sërë çështjesh aktuale në Konferencën e 10-të ndërkombëtare jubilare të sotme me temë "Bankat Qendrore dhe puna bankare qendrore në një mjedis kompleks: shfaqja e përkushtimit dhe ruajtja e besueshmërisë", e cila tradicionalisht organizohet nga Banka Popullore, këtë vit në bashkëpunim me Komitetin për transofrmim të Breton Vuds (KPBV).

Shkup - Pensionistët sot do të marrin pension për muajin shtator me rritje prej 2.500 denarëve, ndërsa edhe një rritje lineare me vlerë 2.500 denarë duhet të kenë me pensionin e marsit. Rritja lineare e pensioneve, që është premtim parazgjedhor i Qeverisë së re, është për herë të parë pas disa viteve. Deri tani pensionet kanë qenë në përputhje me rritjen e pagave dhe shpenzimet e jetesës.

Shkup - Konferencë me temë: "Dialog social - gjendja, perspektivat dhe sfidat" do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në bashkëpunimin me Fondacionin Fridrih Ebert Shkup.

Shkup - Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në ceremoninë solemne të fillimit të vitit të ri akademik 2024/2025 në Universitetin "Nënë Tereza" në Shkup.

Shkup - Moti sot - në mëngjes më freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri 25 gradë.

Bruksel – Sulmet masive izraelite ndaj Bejrutit dhe gjithë Libanit, që filluan të premten e kaluar, edhe pse janë të drejtuara ndaj caqeve të Hezbollahut, megjithatë përfaqësojnë shkelje të sovranitetit të një shteti të pavarur, deklaroi mbrëmë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel pas përfundimit të takimit joformal onllajn të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Unionit. 

Bruksel - Me ceremoni solemne në selinë e NATO-s në Bruksel, sot do të mbahet pranim-dorëzimi i detyrës sekretar i përgjithshëm i Aleancës mes ushtruesit të detyrës në këtë funksion, Jens Stlenberg dhe pasardhësit të tij, Mark Rute.

Bruksel - Komiteti i përfaqësueve të përhershëm të qeverive të vendeve-anëtare të BE-së (Koreper) javën e kaluar vendosi që Shqipëria më 15 tetor të nisë negociatat për Klasterin 1 - "Vlerat themelore", duke kaluar kështu në fazën tjetër nga procesi negociues për anëtarësim në Unioni dhe ndahet nga vendi ynë në rrugën evropiane. 

Bagdad - Të paktën dy raketa "Kaqusha" u shkatërruan mbi një bazë ushtarake në afërsi të Bagdadit, në të cilën janë sistemuar ushtarë amerikanë. Persona zyrtarë amerikanë deklaruan se raportet fillestare treguan se baza u sulmua me gjithsej tre raketa, njëra prej të cilave ra pranë objekteve, të cilat i kanë përdorur forcat irakiane për luftë kundër terrorizmit.

Shangai - Tre persona kanë vdekur, ndërsa 15 janë lënduar pasi mbrëmë një burrë sulmonte me thikë në një supermarke Vollmart në Shangai. Policia kineze kumtoi se arrestoi një burrë 37-vjeçar me emrin Lin në vendngjarje, duke shtuar se ai kishte ardhur në Shangai për të "shfryrë zemërimin e tij për një mosmarrëveshje ekonomike personale". Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim.

Tokio - Qeveria japoneze, në krye me kryeministrin Fumio Kishida, dha dorëheqje para se Parlamenti të miratojë kabinetin e ri, të udhëhequr nga Shigeru Ishiba. Ishiba ishte zgjedhur të premten për lider të ri të Partisë Liberale Demokratike (PLD) në pushtet, në vendin e Kishidës, i cili në gusht paralajmëroi se do të largohej nga posti i kreut të partisë dhe kryeministrit para skadimit të mandatit të tij. Parlamenti pritet të votojë sot për emërimin e Ishibës, i cili me siguri do të marrë mbështetje në Dhomën ligjdhënëse, pasi PLD ka shumicë. Pastaj, Ishiba do t'i kumtojë edhe emrat e ministrave në qeverinë e re.

Uashington – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin i ofroi mbështetje ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant për “çmontim të infrastrukturës për sulm” përgjatë kufirit me Libanin. Sekretari Ostin e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e Izraelit që të mbrohet nga Irani, Hezbollahu libanez, Hamasi, huthët dhe organizata të tjera terroriste të mbështetura nga Irani. Ata u pajtuan për nevojën e “çmontimit të infrastrukturës për sulm” përgjatë kufirit, që të sigurohet se Hezbollahu libanez nuk mund të kryejë sulme si ato të 7 tetorit ndaj bashkësive veriore të Izraelit.

Tel Aviv - Armata izraelite kumtoi se ka filluar operacion "të kufizuar dhe të lokalizuar" tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor, njoftoi DPA. Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kanë filluar "sulme të shënjestruara tokësore në bazë të informatave të sakta zbuluese", kumtoi armata në rrjetin social X.

QËNDRONI TË LIDHUR