• e mërkurë, 02 tetor 2024
MIA Flesh

12:00 / 1 tetor / 2024

Shkup - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Konferencës së koalicionit global për luftën kundër ISIS-it u takua me Brandon Joder, zëvendësndihmës sekretar i Byrosë ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit në Departamentin e shtetit. 

Shkup – Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i ppecializuar për ndjekje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut, ka parashtruar padi penale kundër 18 personave zyrtarë, prej të cilëve 12 janë nëpunës të policisë – pjesëtarë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ndërsa gjashtë të punësuarit e tjerë janë të punësuar si persona zyrtarë në pikëpagesën Rramanli në kuadër të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit" sipas nenit 353 nga Kodi Penal.

Shkup – Edhe një premtim i Qeverisë po bëhet realitet. Prej sot filloi pagesa e pensionit të shtatorit me rritje prej 2.500 denarë. Edhe pse premtimi ishte se në vitin e parë të mandatit do të rriten pensionet, Qeveria në 100 ditët e para e realizon këtë premtim, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim.

Shkup - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska hapi panelin me temë “Cilësia e ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor: burimet, ndikimi në shëndetësi dhe kostot”, që u mbajt dje në mbrëmje në kuadër të Konferencës  Ministrore për Arsim, Trajnim, Hulumtim, Inovacion dhe Kulturë 2024.

Shkup - Pensionistët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të kenë rritje të pensioneve për 2500 denarë. Sipas Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, rreth 340 mijë pensionistë që kanë fituar të drejtën e sigurimit pensional deri më 31 gusht, janë të mbuluar nga rritja lineare e pensioneve.

Shkup - Në Berovë dhe Lazaropole sot në mëngjes janë matur dy, ndërsa në Kodrën e Diellit zero gradë, kumtoi DPHM. Temperatura në Shkup është shtatë gradë, ndërsa më së ngrohti është në Gjevgjeli 12 gradë.

Shkup - Konferenca e dhjetë ndërkombëtare me temë "Bankat Qendrore dhe puna qendrore bankare në rrethinën komplekse: shfaqja e përkushtimit dhe mbajtja e kredibilitetit", në organizimin të Bankës Popullore.

Shkup - Për shkak të një defekti rrugor në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë prej orës 08:00 janë konsumatorët e një pjese të Studeniçanit, kumtojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup. Furnizimi me ujë do të ndërpritet derisa në sanimin e defektit.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, me ç'rast do të takohet me presidentin e Gjermanisë, Frank Valter-Shtajnmaer. Gjithashtu, siç kumton Kabineti i saj, Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra dhe deputetë gjermanë. 

Bruksel - Duhet të sigurojmë që Ukraina të mbijetojë si një demokraci sovrane, të rrisim kursimet për shpenzimet e mbrojtjes dhe të forcojmë mbrojtjen tonë kolektive, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute gjatë mbërritjes në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës me ish shefin e Alenacës, Jens Stoltenberg në selinë e Paktit në Bruksel. 

Strasburg - Themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh (53) sot deklaroi se u lirua nga burgu sepse u deklarua fajtor për gazetari, ndërsa jo sepse sistemi ligjor funksionoi, publikoi Gardian. Ai u tha parlamentarëve evropianë se është e nevojshme të shpallet fajtor për akuzat për spiunazh amerikan, sepse përpjekjet ligjore dhe politike për të mbrojtur lirinë e tij nuk ishin të mjaftueshme, shkruan Gardian.

Damask - Televizioni sirian publikoi se tre civilë, mes të cilëve edhe një gazetare, u vranë në sulmet izraelite në Damask herët në mëngjes. Të paktën nëntë persona u plagosën, sipas një raporti të televizionit shtetëror.

Meksiko Siti - Klaudia Shejnbaum sot e fillon mandatin gjashtëvjeçar si presidentja e parë femër e Meksikës. Ajo vjen në vendin e mentorit të saj, të majtin Andres Manuel Lopez Obrador. Popullariteti i Lopez Obrador i ndihmoi fizikantes 62-vjeçare dhe ish-kryetares së Meksiko Sitis të fitonte zgjedhjet në qershor. Ajo do të jetë presidentja e parë e Meksikës me origjinë hebreje.

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar rekrutimin e 133.000 ushtarëve të rinj në rekrutimin e vjeshtës që fillon sot dhe do të zgjasë deri në fund të vitit, ndërsa sipas shefit të zyrës së rekrutimit, rekrutët e rinj nuk do të shkojnë në fushat e betejës në Ukrainë.  

Tel Aviv – Ushtria izraelite (IDF) ka paralajmëruar banorët e Libanit jugor për shkak të “luftimeve të ashpra” në rajon. Paralajmërim urgjent për banorët e Libanit jugor. Ka luftime të ashpra në Libanin jugor. Ushtria u bën thirrje banorëve të mos lëvizin automjetet e tyre nga zona veriore në atë jugore të lumit Litani, publikoi IDF në Iks. 

Kiev - Shtatë persona humbën jetën sot në një sulmin rus në qendër të qytetit jugor të Ukrainës, Herson, kumtoi prokuroria rajonale. "Granatimet kanë ndodhur pranë tregut lokal dhe stacionit për transport publik. Deri tani është bërë e ditur se shtatë persona civilë - tre gra dhe katër burra, u vranë, thuhet në kumtesë.

Tokio - Deputetët japonezë sot zyrtarisht kanë zgjedhur Ishiba Shigeru, liderin e Partisë Liberalo Demokratike (PLD), i cili e udhëheq koalicionin me shumicë në Dhomën e Sipërme dhe të Poshtme të Parlamentit, për kryeministër të ri.

Uashington - Numri i viktimave nga uragani Helena në gjashtë shtete amerikane është rritur në mbi 130, duke lënë miliona pa energji elektrike dhe pa qasje në internet. Ekipet e shpëtimit në pjesët perëndimore të Kalorinës Veriore po përpiqen të arrijnë tek njerëzit, fati i të cilëve nuk dihet ende, tre ditë pasi Uragani Helena shkatërroi pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Madrid - Menaxhmenti i Atletko Madridit do të azhurnojë rregulloren e klubit për praninë e tifozëve në ndeshjet si vendas. Më saktë, tifozëve do t'u ndalohet të mbajnë maska që ua mbulojnë fytyrën.

QËNDRONI TË LIDHUR