MIA Flesh
- – Shkupi edhe sot në mëngjes është në mesin e 10 qyteteve me ndotje më të madhe të ajrit në botë. Sipas tabelës në platformën për matje të ndotjes së ajrit “Aj kju air”, në orën 9:45 kryeqyteti gjendet në vendin e shtatë në botë dhe është qyteti më i ndotur në Evropë. Me vlerë të nivelit të grimcave të dëmshme PM nga 164 njësi ajri në Shkup është në kategorinë e shënuar me të kuqe si ajër “jo i shëndoshë”. Listën e qyteteve më të ndotura e kryesojnë Daka (197) në Bangladesh, Lahori ( 180) në Pakistan dhe Delhi në Indi (174). Nga qytetet në Evropë, pas Shkupit, sipas ndotjes së ajrit janë Sarajeva në vendin e 35-të, Bukureshti në vendin e 36-të dhe Prishtina në vendin e 37-të. Gjatë ditëve të kaluara kryeqyteti është në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe botë.
- Post By Fitore Curri
- 12:02, 8 janar, 2025
12:00/ 8 janar/ 2025
Shkup – Shkupi edhe sot në mëngjes është në mesin e 10 qyteteve me ndotje më të madhe të ajrit në botë. Sipas tabelës në platformën për matje të ndotjes së ajrit “Aj kju air”, në orën 9:45 kryeqyteti gjendet në vendin e shtatë në botë dhe është qyteti më i ndotur në Evropë. Me vlerë të nivelit të grimcave të dëmshme PM nga 164 njësi ajri në Shkup është në kategorinë e shënuar me të kuqe si ajër “jo i shëndoshë”. Listën e qyteteve më të ndotura e kryesojnë Daka (197) në Bangladesh, Lahori ( 180) në Pakistan dhe Delhi në Indi (174). Nga qytetet në Evropë, pas Shkupit, sipas ndotjes së ajrit janë Sarajeva në vendin e 35-të, Bukureshti në vendin e 36-të dhe Prishtina në vendin e 37-të. Gjatë ditëve të kaluara kryeqyteti është në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe botë.
Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme). "Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të vlerave, margjinat e tolerancës për kufirin e vlerave, vlerat objektive dhe qëllimet afatgjata", thonë nga Ministria Në tabelë janë paraqitur koncentrimet mesatare ditore të PM10 në vendin e matjes dhe ditët kur ka ndodhur kalimi i pragut të alarmimit.
Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti më i ri javor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi". Sektori për kontroll sanitar i ndërmarrjes nga 30.12.2024 deri më 05.01.2025 ka marrë 55 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 155 mostra për analizë mikrobiologjike nga 41 vende matëse në Qytetin e e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije.
Shkup - Temperaturë nën zero mëngjesin e sotëm është matur vetëm në Berovë, -1 gradë. Siç kumtoi DPHM-ja, në orën 8:30 janë matur 2 gradë në Kodrën e Diellit, në Kriva Pallankë dhe Shtip, 3 gradë në Strumicë, Kavadar, Veles, Kumanovë, Lazaropole dhe Vinicë, 4 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep dhe Hanet e Mavrovës, 5 në Manastir dhe Krushevë, 8 gradë në Gjevgjeli, Demir Kapi dhe Pretor dhe 9 gradë në Ohër dhe Dibër. Në Hanet e Mavrovës dhe Pozharanë në 24 orët e fundit është matur 1 litër sediment ujor për metër katror. Shtresë dëbore ka në Kodrën e Diellit (42 centimetra), në Hanet e Mavrovës 32 centimetra dhe në Krushevë 7 centimetra. Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm moti është i ndryshueshëm me vranësira, nëpër lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës. DPHM kumtoi se në Tetovë dukshmëria horizontale është e kufizuar në 500 metra dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.
Shkup - Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale - Shkup ngriti dhe transportoi përafërsisht 55 metra kub mbetje nga deponi të egra të vendosura në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit, njoftoi Ndërmarrja publike "Higjiena komunale" - Shkup. "Pjesa më e madhe nga aktivitetet u zhvilluan në komunën Çair të Shkupit, ku është larguar deponi e egër e gjerë e vendosur në rrugën Xhon Kenedi, në afërsi të SHFK 'Vasill Gllavinov'. Ky lokacion përfaqëson një të ashtuquajtur 'pika e zezë', ku tashmë një periudhë të gjatë vazhdimisht hedhet mbetje në sipërfaqet publike ose të trafikut", thuhet në kumtesën e ndërmarrjes. Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe në bulevardin Brigada Maqedono - Kosovare, si dhe në rrugën Cvetan Dimov, gjatë së cilës janë ngritur gjithsej 25 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Shkup - Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.359 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Zjarrfikësit shuan zjarret në zona urbane dhe të banuara. Nuk janë regjistruar zjarre në ambient të hapur. Sa i përket kalueshmërisë së rrugëve, ura e lumit Vardar në afërsi të Bashino Sellos është e mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, theksohet në kumtesën e sotme të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK). Nga thirrjet në 122 në 24 orët e kaluara, si "reale" janë kategorizuar 54.38 për qind. Të tjerat 45.62 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve, që nuk konsideroheshin për urgjente.
Athinë – Në Selanik është konfirmuar rasti i parë i metapneumovirusit të njeriut HMPV, siç njoftuan mediat, te një burrë 71-vjeçar, i cili është hospitalizuar, përderisa sipas epidemiologëve grekë dhe ministrit të Shëndetësisë, nuk ka hapësirë për panik, sepse siç sqarojnë, bëhet fjalë për virus të njohur mbi 20 vjet, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Mediat greke njoftuan se burri ishte infektuar nga vajza e tij e cila ishte në Kinë në pushim, ku për momentin ekziston epidemia e metapneumovirusit. Në intervistë për televizionin grek “Antena” ministri i shëndetësisë Adonis Georgiadis tha se “nuk ekziston kurrfarë arsye për shqetësim”, sepse bëhet fjalë për virus të njohur, por edhe sqaroi se kanë kërkuar analizë themelore të rastit të konfirmuar që të shihet nëse ndoshta bëhet fjalë për lloj që nuk është i njohur ose nëse ka disa karakteristika të rrezikshme.
Paris - Bashkimi Evropian nuk do t'i lejojë kombet e tjera të pushtojnë kufijtë e tij sovran, tha ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro në përgjigje të komenteve të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, për Grenlandën në lidhje me "pronësinë dhe kontrollin" e ishullit të madh Arktik që ka qenë pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet. "Natyrisht, nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian do t'i lejonte kombet e tjera në botë të sulmojnë kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata... Ne jemi një kontinent i fortë", tha Baro. Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp tha dje se ai nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Grenlandës, pasi që e shpallit kontrollin e SHBA-së mbi to jetike për sigurinë kombëtare amerikane.
Vjenë - Presidenti i Austrisë, Aleksandar Van do të emërojë kancelar të përkohshëm, ndërsa sipas mediumeve lokale me siguri do të emërohet ministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg nga Partia Konservatve Popullore (OVP). Van der Belen emrin e kancelarit të përkohshëm do ta kumtojë gjatë ditës. Shalenberg më 11 tetor të vitit 2021 e ka kryer funksionin kancelar pasi Sebastian Kurc dha dorëheqje. Kancelari në largim Karl Nehamer më 10 janar do të japë dorëheqje.
Gazë - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se në sulmet ajrore të mbrëmshme të Izraelit janë vrarë të paktën 18 persona, mes të cilëve tetë fëmijë. "Trupat e tetë fëmijëve u sollën në spitalin Naser", deklaroi drejtori i departamentit të fëmijëve, Ahmed al-Fara. Në sulmet në qytetin Han Junis janë shkatërruar dy shtëpi dhe një automjet. Armata izraelite ende nuk i ka komentuar sulmet.
Uashington – Ushtari i dekoruar amerikan, Metju Livelsberger, i cili vdiq në një shpërthim të "Tesla sajbertrak" para hotelit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në Las Vegas, ka përdorur inteligjencë artificiale gjeneruese, përfshirë edhe "ÇetXhiPiTi" (ChatGPT(, në planifikimin e sulmit, kumtoi policia në Las Vegas. Ende janë duke u kontrolluar laptopi, celulari dhe ora e 37-të vjeçarit Livelsberger, i cili e qëlloi veten para se të shpërthente kamioni. Ai në internet kishte kërkuar informacione rreth eksplozivëve, për municione të caktuara dhe nëse fishekzjarret janë të ligjshme në Arizonë. Nga shpërthimi 7 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, por hoteli “Trump International” nuk është dëmtuar.
Uashington – Mediat perëndimore e komentuan konferencën për media të presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, i cili deklaroi se nuk përjashton përdorimin e detyrimit ushtarak ose ekonomik që të marrë kontroll mbi Kanalin e Panamasë dhe Grenlandës. Ai, gjithashtu, e demonstroi qëllimin e tij që ta riemërojë Gjirin e Meksikës në “Gjirin e Amerikës”, ndërsa disa ditë më parë propozoi që Kanadaja të bëhet pjesë e SHBA-së. Gazeta amerikane “Uashington post” shkruan se në konferencë për media Trampi edhe një herë e ka treguar prirjen e tij për pika të çuditshme kontakti mes temave që diskuton, fyerjet, deklaratat e rreme dhe hiperbolat. Sipas gazetës, ai pasqyroi një pamje të zymtë të gjendjes aktuale të vendit, duke e quajtur SHBA-në "vend të tmerrshëm" dhe duke bërë pretendime të shumta të pasakta për politikat e administratës së Presidentit Xho Bajden.
Gazë – Në sulmet ajrore izraelite u vranë të paktën pesë persona në Gazë, duke përfshirë edhe dy foshnja, njoftuan sot autoritetet shëndetësore palestineze. Një raketë goditi një shtëpi në qytetin qendror Deir al Balah, me çka u vranë dy burra dhe një grua, njoftoi spitali Al Aksa. Spitali njoftoi se e ka pranuar edhe trupin e djalit katërmuajsh i cili ishte vrarë në sulm në shtëpinë e tij familjare në kampin e afërt të refugjatëve Bureij. Në qytetin Gazë një foshnjë trejavëshe është vrarë në sulm ajror në një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, e cila është nën kontroll të Hamasit.
Los Anxhelos - Zyra për arsim e qarkut Los Anxhelos sot kumtoi se shkollat në 19 qarqe në atë pjesë të Kalifornisë sot janë mbyllur për shkak të përhapjes së zjarreve pyjore. Më shumë se 30.000 njerëzve u është dhënë urdhër të evakuohen nga Kalifornia Jugore pasi ka shpërthyer zjarr pyjor në lagjen Pacifik Palisades në afërsi të Los Anxhelosit, me ç'rast deri tani një grua zjarrfikëse u lëndua rëndë, ndërsa disa të tjerë kaluan me të djegura, njoftoi Ej-Bi-Si Njuz. Të paktën 220.916 shfrytëzues janë pa rrymë në qarkun Los Anxhelos për shkak të zjarrit, i cili përfshiu më shumë se 2.900 hektarë tokë. Për shkak të erërave të fuqishme në Santa Ana, zjarri në Pacifik Palisades po përhapet me shpejtësi prej pesë fushave të futbollit në një minutë.