MIA Flesh
- Shtip - Çmimet e prodhimeve ushqimore po ndiqen dhe nëse nevojitet, do të intervenojmë me kufizimin e tyre edhe pse këtë nuk dëshirojmë ta bëjmë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai vlerësoi se vitin 2024 do ta përfundojmë me 3,5 për qind inflacion, ndërsa ky vit, siç përmendi, duhet të jetë i mirë në planin ekonomik. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski, lidhur me çmimet e prodhimeve, përkujtoi edhe se në vend nuk është shtrenjtuar rryma si në disa shtete të eurozonës, ku shtrenjtimi arriti 15 deri 20 për qind, që, siç tha, ndikon ndaj çmimeve të prodhimeve të fundit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:50, 8 janar, 2025
15:00/8 janar/2025
Shtip - Çmimet e prodhimeve ushqimore po ndiqen dhe nëse nevojitet, do të intervenojmë me kufizimin e tyre edhe pse këtë nuk dëshirojmë ta bëjmë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai vlerësoi se vitin 2024 do ta përfundojmë me 3,5 për qind inflacion, ndërsa ky vit, siç përmendi, duhet të jetë i mirë në planin ekonomik. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski, lidhur me çmimet e prodhimeve, përkujtoi edhe se në vend nuk është shtrenjtuar rryma si në disa shtete të eurozonës, ku shtrenjtimi arriti 15 deri 20 për qind, që, siç tha, ndikon ndaj çmimeve të prodhimeve të fundit.
Shkup - Pres kritika të pabaza dhe përpjekje që do të përfundojë si e pasukseshme, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nga mediat se çfarë pret nga interpelancat për punën e katër anëtarëve të Qeverisë, të cilat deputetë të opozitës nga koalicioni “Fronti Evropian” muajin e kaluar i dorëzuan në Kuvend dhe janë në rend dite të seancës së caktuar për të premten, më 10 janar. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga Shtipi, kryetari i qeverisë tha se në seancën për interpelancë të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni, pret nga opozita “sulme që do polarizojnë dhe inkurajojnë ndjenjat e intolerancës ndëretnike”.
Shkup - Kostoja e jetës në vitin 2024, krahasim me vitin 2023, shënon rritje prej 3,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikës. Në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, indeksi i çmimeve ka shënnuar rritje për 4,4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 4,3 për qind. Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2024 ka qenë e ndryshme midis grupeve individuale të konsumit.
Shkup – Emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave nga Koalicioni në pushtet “Maqedonia jote” për zgjedhjet lokale të këtij viti do të publikohen në gjysmën e dytë të majit, njoftoi sot kryeministri Hristian Mickoski në Shtip në lëshimin në përdorim të kopshtit të fëmijëve “Vera Ciriviri Trena” dhe sallën e sportit balon në kuadër të shkollës rajonale SHF “Goce Dellçev”. Vendim përfundimtar për atë se cilët do të jenë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, Mickoski thotë se ende nuk është sjellë, por, siç tha, vijon debati brenda partisë edhe nga ana e komiteteve komunale tashmë kanë mbërritur propozim-emrat të cilët duhet të gjenden në anketat dhe matjet e ardhshme.
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski pret që më 14 janar të lëshohet seksioni i parë nga Gradsko deri në Farishë nga rruga e shpejtë Gradsko – Drenovë në gjatësi prej 25 kilometrave, me çka, siç theksoi, do të ulet kohëzgjatja e udhëtimit deri në Prilep dhe Manastir dhe ajo pjesë e shtetit. Më 17 janar pritet të lëshohet edhe seksioni i parë nga hekurudha drejt Bullgarisë. “Në atë rrugë të shpejtë do të lëvizin automjetet me shpejtësi prej 130 kilometra në orë. Ka një vend të vogël i cili pres që të sanohet dhe të lëshohet në datën 14 të këtij muaji, më sakt, për gjashtë ditë prej sot me çka në mënyrë dramatike do të ulet kohëzgjatja e udhëtimit deri në Prilep dhe Manastir dhe ajo pjesë e Maqedonisë”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, gjatë vizitës së tij në komunën
Shkup - Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, është 7 216.6 milionë euro dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 5,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 10 126.5 milionë euro, që është për 0,6 për qind më pak, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, është 2 909.9 milionë euro, ndërsa mbulimi i importit me eksport është 71,3 për qind, kumtoi Enti shtetëtor për statistikë.
Shkup - Metapneumovirusi është virus i vjetër, nuk duhet pritur që të jetë një Kovid-19 i ri, deklaroi për MIA-n, zëdhënësi i Komisionit për sëmundje infektive, Zllate Mehmedoviq. Ai tha se nuk ka vend për panik as tek ne dhe askund. "Virusi është i vjetër. Zakonisht qarkullon në muajt e dimrit. Nuk duhet të presim që ky të jetë një Kovid-19 i ri dhe nuk duhet të përhapet panik se kjo do të jetë diçka që do të ripërsëritet – ngjashëm me atë që ndodhi në vitin 2020 kur u përhap Sars-kov-2", ka thënë Mehmedoviqi. Vaksinë për këtë virus nuk ka, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është jashtëzakonisht e ulët, shumë më e ulët se ajo e gripit. Komplikimet nga ky virus, shtoi ai, janë jashtëzakonisht të rralla.
Shkup - Çmimet në pakicë të EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 1.00, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,5 denarë për një litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 78,00 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 80,5 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 72,50, ndërsa Esktra vaji i lehtë për amvisëri për 72,00 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS, zvogëlohet për 0,073 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 45,711 denarë.
Shtip - Për bujqit këtë vit nga buxheti qendror do të sigurohen mbi 7,2 miliardë denarë ose mbi 120 milionë euro pagesa të drejtpërdrejta, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Komunën e Shtipit, deri nga fundi i vitit 2024 janë shlyer të gjitha borxhet e mbetura lidhur me subvencionet, e tani realizohen pagesat vijuese.
Shkup – Nesër moti do të jetë i qëndrueshëm me erë të lehtë deri mesatare jugore. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta dhe temperatura më të ulëta të ditës. Në vendet e tjera moti do të jetë relativisht i ngrohtë, veçanërisht në male ku do të vazhdojë shkrirja graduale e shtresës së borës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri 15 gradë. Nga DPHM informojnë se të premten në fund të ditës dhe në ditët e fundjavës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male të borës.
Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa rrugë të lagështa në vendet më të larta dhe rrugë kryesisht të thata në vendet më të ulëta. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës prej 30 deri 40 metra ka në aksin rrugor Tetovë – fshati Gajre, njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë. Nga ndërmarrja informojnë se me të gjithë mekanizmin në dispozicion dhe fuqinë e punës janë të përfshirë në pastrimin e rrugëve. Gjithashtu, në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojnë, si me kohë do të përballeshin me borën.
Bruksel - Mund t'ju siguroj se për momentin nuk është e nevojshme në BE të përgatitet për një pandemi të re, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian për të Drejta dhe Aftësi Sociale, Gatishmëri, Barazi, Kulturë dhe Shëndetësi, Eva Hërnçirova në lidhje me rastin e parë të regjistruar të një personi të infektuar me metapneumovirus njerëzor HMPV në Greqi. "Jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave dhe për situatën në Kinë. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) është shumë e kujdesshme në monitorimin e situatës dhe për këtë do të diskutojë edhe Komiteti Shëndetësor dhe situata do të monitorohet në javët në vijim", theksoi Hërnçirova.
Tel Aviv - Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu i demanton pretendimet e mediave libaneze se janë duke u zhvilluar negociata për një armëpushim të mundshëm në kohëzgjatje prej gjashtë deri tetë javë, gjatë së cilës Izraeli do të merrte një listë me pengjet e gjalla. Kabineti i Netanjahut, lajmin për negociata e vlesëroi si "një gënjeshtër të plotë" dhe "pjesë e luftës psikologjike" të Hamasit kundër familjeve izraelite të pengjeve dhe qytetarëve.
Lasa – Më shumë se 400 persona janë shpëtuar nga nën rrënojat në Tibet, kumtuan sot autoritetet kineze. Vazhdon kërkimi për të mbijetuar nga tërmeti i fortë i djeshëm që goditi shpatet e Himalajave. Të paktën 126 persona kanë vdekur, ndërsa 188 janë lënduar në tërmetin e djeshëm me intensitet prej 6,8 ballë sipas shkallës Rihter. Ky ishte një nga tërmetet më të fuqishme në rajon në vitit e fundit.
Romë – Gazetarja italiane Sesilia Sala e cila nga 19 dhjetori ka qenë në paraburgim është liruar dhe sot po udhëton për në shtëpi, njoftuan autoritetet italiane. "Sala ka fluturuar nga Teherani pas punës intensive të kanaleve diplomatike dhe inteligjente", tha kryeministrja italiane Xhorxha Meloni. Gazetarja e të përditshmes italiane “Il Filo” (Il Foglio) u arrestua në Teheran më 19 dhjetor, tre ditë pasi mbërriti në vend. Ajo akuzohet për shkelje të ligjeve të Iranit.
Kiev- Ukraina është e gatshme të plotësojë "çdo vend të zbrazët" në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO, nëse Hungaria vendos të tërhiqet nga anëtarësimi në këto organizata për t'iu bashkuar blloqeve të udhëhequra nga Rusia, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës. "Ukraina do të ishte e gatshme të plotësonte vendin e zbrazët në BE dhe në NATO nëse Hungaria vendos të braktisë në dobi të anëtarësimit në Komunitetin Euroaziatik të Shteteve të Pavarura ose në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Ukrainës.
Kiev – Ushtria ukrainase njoftoi se ka kryer sulm ndaj bazës së naftës në qytetin rus Engels, i cili shërben për furnizim të fluturimeve ushtarake në aeroport ku bazohen bombardues strategjikë. Sipas Shtatmadhorisë së Ukrainës, sulmi ka shkaktuar shumë shpërthime dhe një zjarr të madh në depon e naftës “Kristal”, e cila, siç bëhet e ditur, është kyçe për furnizim në aeroportin “Engels-2”. “Ky sulm krijon probleme serioze logjistike për aviacionin strategjik rus dhe dukshëm e ul aftësinë e okupatorëve që të kryejnë sulme ndaj qyteteve ukrainase”, qëndron në kumtesën e ushtrisë ukrainase në Telegram.