• e mërkurë, 08 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 7 janar/ 2025

Shkup - Të krishterët ortodoksë në vend sot e festojnë Lindjen e Krishtit-Krishtlindjen. Në të gjithë tempujt e Kishës ortodokse maqedonase sot në mëngjes po mbahen liturgji rasti. Shënimi qendror është në Kishën kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefani do të shërbejë liturgji arkierike të Shën Vasilit të Madh. Me rastin e Krishtlindjes, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. Stefani, priftërinjve, murgjve dhe të gjithë besimtarëve u dërgoi letrën e Krishtlindjes në të cilën u uroi paqe dhe bekime nga Zoti, duke i përshëndetur me urimin madhështor solemn - Krishti lindi! që thotë: "Sepse neve na ka lindur një fëmijë - na është dhënë një bir... dhe ata do ta thërrasin: Këshilltar çudibërës, Zot i fuqishëm, At i përjetshëm, Princ i paqes...

Shkup - Tregu i komunikimeve elektronike e mbylli vitin me rritje në të gjithë indikatorët, me ankesa nga përdoruesit më së shumti për shërbimin e dobët të internetit, faturat e larta të roaming dhe ndryshimet në dispozitat e kontratës së parapagimit, por edhe shpallja e një operatori të ri në telefoninë celulare, për të cilin, sipas letrës së qëllimit të 4iG drejtuar AKE-ut, duhet të hapet një debat publik. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) për MIA-n thanë se nga tremujori i katërt i vitit 2023 deri në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, tek ata janë dorëzuar 351 kërkesa për zgjidhjen e kontesteve. Arsyet më të shpeshta për kërkesat e parashtruara janë shërbimi i keq i internetit, fatura e lartë për roaming edhe pse parapaguesi nuk ka qenë jashtë vendit (përdorimi i internetit ndërkufitar), si dhe ndryshimi i dispozitave të marrëveshjes së parapaguesve", informojnë për MIA-n nga AKE.

Shkup – As nuk kam pasur qëllim, as ndonjëherë do të bëj një gjë të tillë të përdor veto që të ofendoj ndonjë gjuhë, as nuk jam udhëhequr nga këshilla partiake, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova lidhur me veton të cilën e vendosi në Ligjin për Mbrojtje të Fëmijëve. Në një deklaratë për mediat të dhënë sot pas liturgjisë në Katedralen në Shkup, Siljanovska – Davkova tha se është e detyruar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski nuk deshi të komentojë për procesin e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re në Bullgari, por vlerësoi se do të ishte mirë që Sofja të ketë qeveri të qëndrueshme politike. “Është mirë të kemi fqinj që kanë qeveri të qëndrueshme politike. Nëse situata atje është e tillë, nuk do të doja të bëja komente dhe të ndërhyja në punët e brendshme të një vendi tjetër, ashtu siç nuk dua të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit tim. Uroj që t'i tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të formojnë qeveri politike”, deklaroi Mickoski në pyetjen e  gazetarëve pas liturgjisë solemne hyjnore në Katedralen "Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Shkup - Sot në mëngjes është ndjerë tërmet në pjesët juglindore të vendit, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup. Tërmeti është regjitruar në orën 7:23 me manjitudë lokale të Rihterit orej 2,2 ballë dhe me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Epiqendra e tërmetit ishte 130 kilometra në juglindje të Shkupit.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qytetarëve u dërgoi urim me rastin e festës së Krishtlindjes. "Qytetarë të respektuar të besimit ortodoks, Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroj festën e Krishtlindjes. Kjo ditë është mundësi të ceket rëndësia e vlerave të cilat na bashkojnë si shoqëri: toleranca, solidariteti dhe respekti ndaj njëri-tjetrit, thekson spikeri i Shtëpisë ligjmvënëse në urim.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoksi, arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit, anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik, priftërinjve dhe qytetarëve, në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë dërgoi urime me rastin e festës së Krishtlindjes. "Lindja e Shpëtimtarit në botë është simbol i dashurisë, mëshirës dhe sakrificëss për të mirën e njerëzimit. Kjo ditë na përkujton vlerat e vërteta - bessimin, shpresën dhe dashurinë, të cilat duhet të na udhëheqin në jetën e prëditshme. Krishlindja na bën thirrje të jemi solidarë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ta ndajmë gëzimin me të gjithë rreth nesh", ceket në urim.

Shkup - SHA MEPSO ka vënë zyrtarisht në funksionim të plotë transformatorin 400/110 kV në Stacionin Transformator (TS) Manastir 2. Kjo paraqet një kthesë në sigurimin e stabilitetit energjetik për Maqedoninë Jugperëndimore dhe për të gjithë sistemin energjetik në vend. Sipas kompanisë, vënia në funksion e transformatorit të ri forcon pjesën kyçe të infrastrukturës energjetike, duke rivendosur sigurinë në një rajon. Falë ndërhyrjes proaktive të menaxhmentit të ri, u zgjidh një nga problemet më të mëdha sistematike dhe u sigurua stabiliteti i sistemit energjetik aty ku kishte më shumë nevojë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjen, i dërgoi urim kryetarit të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emill Zaev, dhe të gjithë besimtarëve të Kishës Evangjeliste-Metodiste për shëndet, paqe dhe progres shpirtëror. "Krishtlindja është festë që na kujton fuqinë e besimit, shpresës dhe dashurisë. Na nxit të kthehemi drejt vlerave të vërteta – njerëzillëkut, solidaritetit dhe mbështetjes për ata që kanë më së shumti nevojë. Në këto ditë festive, të gjithë jemi të thirrur të hapim zemrat tona ndaj të tjerëve, të tregojmë mirësinë, të falim dhe të ndajmë gëzimin me familjet, miqtë dhe komunitetin", thotë kryeministri në urim.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski sot ju bëri thirrje të gjithë të arratisurve nga drejtësia të kthehen në vend dhe të përballen me dëshmitë që të mund të shihet nëse janë fajtorë. “Nuk do të doja të spekuloja. Por, ju bëj thirrje të gjithë atyre që ikën nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet, argumentet dhe dëshmitë para organeve që të mundemi të nxjerrim konkluzion nëse ata janë fajtorë për atë që ekziston dyshimi. Nuk do të mund të zbuloj çfarëdo lloj hollësish lidhur me të arratisurit nga drejtësia”, tha Mickoski i pyetur nëse Qeveria ka bashkëpunim me Qeverinë shqiptare pas informacioneve se Grubi gjendet në territorin shqiptar.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski pret që këtë vit të përfundojnë negociatat me një pjesë të madhe të investuesve të huaj me të cilët po negociohet dhe të konfirmohet apo tejkalohet numri prej një miliardë euro investime të huaja. "Pjesa më e madhe e atyre investimeve janë në teknologji avancuese dhe ndjej se duhet të tërheqim investime të cilat ndoshta nuk janë aq të lidhura me industrinë automobilistike kështu që një prej këtyre investimeve është teknologjia avancuese, mbi 350 milionë euro ëshstë investimi. Tjetrin tashmë e paralajmëruam dhe pres përfundimisht diku qershor-korrik ta vendosim gur-themelin. Ai është parku i erës prej gjysmë miliardë dollarë. Kështu që pres vit të suksesshëm dhe të frytshëm", deklaroi Mickoski pas liturgjisë solemne me rastin e Krishtlindjes, të mbajtur në Kishën kryesore në Shkup.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se mënyra e vetme për t'u ulur emetimi i grimcave të dëmshme është që prej nëntorit e deri në mars të ndryshohet sistemi i ngrohjes së shtëpive. Ai tha se po punohet në këtë drejtim, por se nevojitet kohë. Që të ndodhë kjo, sipas kryeministrit, nevojitet ndërtimi i centraleve të gazit. "Po punojmë që të ndërtohen centrale të gazit. Një prej 15 investuesve është i tillë, i interesuar të ndërtojë centrale të tilla të gazit. Por, për atë do të nevojitet kohë, së paku dy deri tre vite që tërë ajo të funksionojë. Që rë ndërtohen përçues ngrohës ndoshta më shumë, ndohsta pesë dhe gjashtë vite", tha Mickoski.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot nga Kisha kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë këtë festë, ua uroi lindjen e Krishtit - Krishlindjen. "Dëshiroj ditë të qeta festive, ashtu siç e jep tradita, në rrethin e familjes, miqve dhe të afërmëve", tha Filipçe. Ai shtoi se bota në të cilën jetojmë po ndryshon në mënyrë shumë dinamike dhe drastike dhe prandaj dëshsiroi që ky vit, para së gjithash të jetë i qetë dhe i sigurt.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot nga Katedralja "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup e uroi Lindjen e Krishtit - Krishtlindjen". Ai tha se pret vit në të cilin do të ketë progres në çdo plan.  Qytetarëve u uroi para së gjithash shëndet, sepse, siç theksoi, shëndeti është më i rëndësishëm. "Pres një vit në të cilin do të kemi përparim, një vit progresi në çdo plan dhe këtë natyrisht e dëshiroj dhe për këtë si Qeveri do të punojmë gjatë vitit që vjen", potencoi kryeministri.

Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska - Davkova i uroi "Krishtlindjet" nga Katedralja "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup.  Në deklaratë për mediat, ajo shfaqi shpresë se më e mira nga të gjithë do të zgjohet këtë ditë.  "Shpresoj se me të vërtetë, siç përmendi disa herë kryepeshkopi, se kjo do të nënkuptojë se e dimë se ylli nga Betlehemi na udhëheq dhe se më e mira nga ne do të zgjohet këtë ditë. Dëshiroj të jetë i përjetshëm, kuptohet", shtoi presidentja e shtetit

Shkup - Temperatura më e ulët prej -3 gradë sot në mëngjes është matur në Berovë, kumtoi DPHM. Pasojnë Tetova, Shtipi dhe Strumica me -2, -1 në Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev Rid", Kriva Pallankë, Manastir, Demir Kapi dhe Kavadar, 0 gradë në Kumanovë dhe Veles, 1 në Llazaropole dhe Vinicë, 2 në Ohër, Dibër, prilep dhe Gjevgjeli, 3 në Pretor, Kodër e Diellit dhe 4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë. Shtresa e borës e matir në orën 7 në Kodër të Diellit është 43 cm, ndërkaq 38 në Hanet e Mavrovës.

Athinë - Së paku dy persona e humbën jetën në fatkeqësinë e re me emigrantë në pjesën detare të ishullit grek Rodos, përderisa janë shpëtuar 63 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga shërbimi bregdetar i Greqisë informuan se aksioni i shpëtimit është në rrjedhë, po zhvillohet në kushte të mira të motit, ndërkaq marrin pjesë një anije patrulluese, një anije shpëtimtare, si dhe zhytës, për gjetjen e mundshme të të zhdukurve.

Novi Sad – Më shumë se 3.000 profesorë universitarë nga Serbia nënshkruan letër të hapur për mbështetje të studentëve në protestat dhe kërkesat e tyre. Numri i nënshkruesve rritet vazhdimisht, bën të ditur Beta. “Ne qëndrojmë me vendosmëri me studentët tanë në luftën e përbashkët për një shoqëri më të mirë”, thuhet në porosinë e profesorëve. Ata dënuan ashpër çdo përpjekje të autoriteteve për të frikësuar studentët duke publikuar të dhënat e tyre private dhe forma të tjera presioni.

Bruksel – Mirosllav Lajçak, i cili po largohet nga funksioni përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se është krenar për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së gjatë mandatit të tij. Ai mbrëmë në rrjetin social Iks shkroi për takimin me zëvendës ndihmësin sekretarin shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof dhe ish ndihmës sekretarin shtetëror Xhejms O’Brajan. “Misioni im i parë në vitin 2025 më dërgoi në SHBA. Në Uashington pata diskutim të gjerë për Ballkanin Perëndimor me Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes SHBA-së dhe BE-së gjatë kohës së mandatit tim”, shkroi ai.

Paris- Zhan Mari Le Pen, themeluesi i partisë ekstreme djathtiste franceze, Fronti nacional, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, lajmëron Skaj Njus. Le Pen e tronditi establishmentin politik të Francës kur papritur arriti në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër Zhak Shirkaut në vitin 2002, me përzierjen e tij luftarake të populizmit dhe karizmës. Më vonë u tërhoq, ndërsa vajza e tij, Marin Le Pen e trashëgoi në krye të partisë në vitin 2011. Prej atëherë, ajo tre herë kandidoi për presidente dhe e shndërroi partinë, tani të quajtur Tubimi nacional, në një prej forcave kryesore politike në vend.

Kiev - Rusia pësoi humbje të konsiderueshme në pesë muajt e fundit nga luftimet me forat ukrainase në rajonin rus të Kurksut, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në fjalimin e djeshëm. "Në operacionin në Kursk, armiku tashmë humbi 38.000 uhstarë vetëm në këtë drejtim, prej të cilëve rreth 15.000 janë humbje të pakthyeshme", pohon Zelenski. Ai shtoi se forcat ukrainase krijuan tampon-zonë në rajonin Kursk dhe se përparimi i tyre e ka parandaluar Moskën të sitemojë forca në fronte kyçe në Ukrainë.

Bruksel – Në Komisionin Evropian për momentin nuk bisedohet për pezullim të rrjetit social Iks, deklaroi zëdhënësi i KE-së për sovranitet teknologjik, mbrojtje, Hapësirë dhe hulumtim, Toma Renie. “Ende jemi të pranishëm në Iks”, theksoi Renie në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse KE-ja po mendon të ndalojë me shfrytëzimin e kësaj platforme, në kushte kur pronari i saj, Elon Mask “agjiton në interes të të djathtës ekstreme në Evropë”. Renie theksoi se Ligji për Shërbime Digjitale (DSA) i mundëson edhe BE-së që të përgjigjet në problemet me ndikimin ndaj zgjedhjeve në vendet evropiane, si dhe se Unioni ka edhe instrumente të tjera për mbrojtje të demokracisë dhe proceseve zgjedhore.

Kiev - Shumica e ukrainasve ende e mbështesin presidentin Volodimir Zelenski, pothuajse tre vite pas invazionit të plotë të Rusisë, edhe pse kjo mbështetje dukshëm është ulur gjatë vitit të kaluar, sipas rezultateve të publikuara sot nga Instituti ndërkombëtar për sociologji në Kiev. Instituti kreu hulumtim telefonik në 2.000 njerëz të cilët jetojnë në territorin nën kontroll të Ukrainës, në periudhën prej 2 deri 17 dhjetor - rreth një muaj pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, që sërihs i nxiti spekulimet për negociata të mundshme paqësore me Moskën. Sipas rezultateve të hulumtimit në fund të vitit 2024 52 për qind e ukrainasve të anketuar thanë se "kanë besim" tek Zelenski, numër që dukshëm është ulur nga fundi i vitit 2023 (77 për qind), që e reflekton humbjen e mbështetjess për presidentin ukrainas pas pothuajse tre viteve luftë me intensitet të lartë.

Gjenevë - Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar së paku 901 persona, prej të cilëve rreth 40 u ekzekutuan vetëm brenda një jave në dhjetor, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Volker Turk. "Është shumë alarmante të vërehet se numri i njerëzve të cilët i nënshtrohen dënimit me vdekje në Iran po rritet për çdo vit", tha Turk. Ai shtoi se "është koha e fundit që Irani ta përfundojë këtë valë ekzekutimesh". Sipas komisarit të lartë në vitin 2023 në Iran janë ekzekutuar së paku 853 persona.

Pekin – Të paktën 95 persona humbën jetën në tërmetin me fuqi prej 6,8 ballë i cili e goditi pjesën veriore të Himalajeve në afërsi të qytetit të shenjtë në Tibet. Lëkundja ishte ndjerë fuqishëm edhe në Nepal, Butan dhe Indi, informojnë autoritetet kineze.  Tërmeti me epiqendër në Tingri, ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrave. Televizioni shtetëror kinez konfirmoi se 130 persona janë lënduar.  Agjencia shtetërore e lajmeve “Sinhua” informon se më shumë të prekur janë fshatrat Çanguso, Kullo dhe Cuogo në rajonin Dingri.  Nepali fqinj njoftoi se nuk janë regjistruar viktima, por autoritetet janë mobilizuar për vlerësim të dëmeve.

Uashington - Kongresi i SHBA-së mbrëmë e konfirmoi fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet preidenciale të vitit 2024 kundër kandidates së Partisë demokratike - nënpresidentes aktuale, Kamalla Haris. Konfirmimi ndodhi në një ceremoni të shkurtë zyrtare, pa shumë zhurmë dhe debate në mbledhje të përbashkët të Dhomës përfaqësuese dhe Senatit. Përkundër certifikimit paraprak të fituesit në zgjedhjet e vitit 2021, demokratit Xho Bajden, që u shoqërua me protesta dhe hyrjen më 6 janar 2021 të turmës së mbështetësve të aTmpit në Kapitol të SHBA-së. Certifikimi përfundimtar i konfirmoi rezultatet preliminare sipas të cilave Trampi mori 312 vota elektrorale, përkundër 226 për kundërkandidaten e tij, Kamalla Haris. Me mbledhjen e djeshme kryesoi Haris, e cila e kryen funkssionin e nënpresidentes dhe kryeusese së Senatit.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i lehtësuan sanksionet për qeverinë siriane me qëllim që të mundësojnë ndihmë humanitare, lajmëroi DPA. Ministria e Financave dha lirim gjashtëmujor nga sanksionet "për mbështetje të popullit sirian në ndërtimin e tyre të ardhmërisë më të qetë dhe të sigurt". Në dhjetor, forcat kryengritëse të kryesuara nga Ahmed al-Shara e rrëzuan nga pushteti Bashar al-Asadin, duke e përfunduar sundimin e tij prej më shumë se dy dekadave. Asad u arratis në Moskë, ndërsa lideri i ri e mori detyrën për ripërtëritje të vendit. Zëvendës-sekretari i FInancave, Vali Adejemo, deklaroi se "fundi i regjimit brutal të Asadit krijon mundëri për ripërtëritje të Sirisë".

Uashington – Presidenti amerikan Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij Xhill mbrëmë e vizituan vendin e sulmit në Nju Orlleans, Luiziana, ku mëngjesin e 1 janarit ndërruan jetë 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin plagosur.  Pasi bëri homazhe për viktimat në rrugën “Burbon”, Xho dhe Xhill Bajden u takuan me familjarët e të vdekurve, të mbijetuarve dhe policëve të plagosur në komemoracionin në katedralen “Shën Luj” në Nju Orlleans.  Sulmuesi Shamsudin Xhabar, i cili me një kamionçinë kishte hyrë në turmën e njerëzve që festonin, ishte vrarë gjatë të shtënave me policinë. FBI njoftoi se ish ushtari 42-vjeçar Xhabar ishte inspiruar nga organizata xhihadiste “Shteti islamik”, ndërsa Bajdeni e konfirmoi këtë në paraqitjen e tij të së dielës. 

Uashington - Senatori amerikan, Berni Sanders premtoi se do të bëjë gjithçka që mundet për ta bllokuar shitjen e armëve Izraelit. "SHBA-ja tashmë nuk guxon t'i dërgojë bomba një qeverie ekstremiste (e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu), e cila tashmë ka vrarë 45.000 njerëz, ka shkatërruar sisteme banesore, shëndetësore dhe arsimore në Gazë dhe ka shkaktuar uri me bllokimin e ndihmës humanitare", shkroi Sanders në platformën X.

Uashington - Stuhia e borës e cila e goditi një pjesë të SHBA-së mori së paku pesë jetë, duke shkaktuar mbyllje të shkollave, anulim të fluturimeve dhe ndërprerje të furnizimit me rrymë në shumë rajone. Shtatë shtete amerikane shpallën gjendje të jashtëzakonshme - Merilendi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Kanzasi, Missuri, Kentaki dhe Arkanzas. Sipas të dhënave, rreth 2.300 fluturime janë anuluar, ndërsa 190.000 persona kanë mbetir pa energji elektrike.

Riad - Trajneri i Interit, Simone Inzagi foli për humbjen nga Milani (2:3) mbrëmë në finalen e Superkupës italiane. "Para së gjithash duhet uruar Milanin sepse nuk hoqi dorë edhe përkundër asaj që humbën me dy gola diferencë. Kur rezultati u bë 2:1, lehtë e humbnim topin, edhe pse duhej ta kontrollonim situatën, më pas patëm disa mundësi ta kthejmë epërsinë me dy dallim, por portieri i tyre pati mbrojtje të shkëlqyeshme. Kjo është një humbje e dhimbsshme, por pati humbje të dhimbshme gjatë viteve dhe ekipi çdoherë është ngritur. Shkojmë në shtëpi t'i shërojmë plagët tona, kemi disa lëndime të reja, por kemi gjashtë ndeshje për 18 ditë, kështu që menjëherë duhet të kthehemi në rrugën e vërtetë", deklaroi Inzagi për "Sport Mediaset". Milani humbte me 0:2 gjatë ndeshjes, por në fund të ndeshjes arriti të bëjë kthessë dhe ta fitojë Superkupën e Italisë për herë të tetë

 

QËNDRONI TË LIDHUR