• e mërkurë, 08 janar 2025
MIA Flesh

15:00/6 janar/2025/

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka dërguar urim deri te besimtarët ortodoksë në vend të cilët sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjeve.

Shkup - Shkupi edhe sot është qyteti më i ndotur në Evropë. Sipas tabelës në platformën për matje të ndotjes së ajrit "Aj kju air", kryeqyteti ndodhet në vendin e pestë në botë me nivel të grimcave të dëmshme PM prej 172 njësi të matura në orën 12.

Shkup  - Nëpunësit  policorë dje kanë arrestuar një person nga Gostivari, i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg.

Ohër - Policia në Ohër ka njoftuar se mbrëmë në orën 21:30 në SPB është raportuar nga ana e një gruaje 50-vjeçare nga Ohri se para shtëpisë së saj i është vënë zjarri automobilit të saj "BMV Iks3" me targa të Ohrit.  

Novi Sad - Më shumë se 2.000 profesorë universitarë në Serbi sot me një letër publike i kanë përkrahur studentët në protestat dhe kërkesat e tyre, ndërsa lista e nënshkruesve po shtohet vazhdimisht.

Athinë - Greqia sot është fanar i stabilitetit në një botë jostabile dhe vend i cili, edhe krahas vështirësive, e hapë rrugën për përparim në një mjedis më të përgjithshëm të stagnimit, porositi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis pas pjesëmarrjes në festën e sotme të Ujit të bekuar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Komisioni evropian sot shpalli konkurs publik për zgjedhje të  organizuesit të edicionit të tretë të Festivalit evropian të gazetarisë dhe lirisë së mediumeve, qëllimi i të cilit është përforcimi i dialogut, bashkëpunimi dhe partneriteti mes gazetarëve, mediumeve, organizatave qytetare dhe profesionistëve mediatik në BE.

Berlin - Lumi Mosel në Gjermaninë Perëndimore sot u vërshua për shkak të reshjeve të gjata dhe të dendura të shiut, si dhe për shkak të shkrirjes së borës, njoftoi DPA.

Romë - Papa Françesko emëroi sot gruan e parë në krye të zyrës më të madhe në Vatikan, murgeshën italiane Simona Brambilla, prefekte të departamentit përgjegjës për të gjitha urdhrat fetare të Kishës Katolike.

Berlin - Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, pasi sot u njoftua se njëra nga gratë e plagosura iu nënshtrua plagëve të marra, njoftoi DPA.

Bruksel- Liria e të shprehurit është në thelbin e Ligjit për shërbime digjitale (DSA) dhe pronarit të platformës X, Ilon Mask i lejohet të shprehë qëndrimet e veta personale mendimet e tij politike lidhur me BE-në edhe onlajn edhe oflajn, deklaroi sot zëdhënëi i Komisionit evropian për ovranitet teknologjik, mbrojtje, Gjithësi dhe hulumtime, Toma Renie në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar "përzierjen e Maskut në zgjedhjet në Gjermani".

Berlin - Kompania gjermane e industrisë për qëllime të veçanta "Rajnmetal" planifikon t'i dërgojë Ukrainës edhe 180.000 copë municion kundërajror artilerik me kalibër 35 milimetra për sistemet e artilerisë vetëlëvizëse kundërajrore "Gepard", është publikuar sot në ueb-faqen e kësaj kompanie gjermane.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se ukrainasit do të duhet "të udhëheqin negociata reale për çështjet territoriale, sepse vetëm ata mund t'i udhëheqin që të gjejnë zgjidhje për konfliktin e shkaktuar nga pushtimi rus në vitin 2022". 

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se fillimisht dëshiron të takohet me homologun e tij të ardhshëm amerikan, Donald Tramp, për të rënë dakord për një plan paqeje përpara se të fillojë negociatat me liderin rus Vladimir Putin.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka thënë se Ukraina ka 980.000 njerëz të armatosur që luftojnë kundër Rusisë në të gjitha frontet dhe se ushtria ukrainase është "më e madhja në Evropë".

Moskë - Forcat e armatosura ruse sulmuan aeroportet ushtarake dhe depot e armëve në Ukrainë, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Bruksel – Mëngjesin e sotëm, një person i armatosur me thikë ka tentuar të hyjë në objektin ku ndodhen shërbimet administrative të kryeministrit belg, por është penguar në qëllimin e tij dhe është pushtuar nga pjesëtarët e policisë ushtarake, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Oslo - Kryeministri norvegjez Jonas Gar Store e quajti shqetësues faktin se Ilon Mask po ndërhyn drejtpërdrejt në çështjet e brendshme politike në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Baku - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, deklaroi sot se aksidenti i aeroplanit të "Azerbajxhan erlajns" që u rrëzua më 25 dhjetor në afërsi të qytetit të Kazakistanit, Aktau, gjatë përpjekjes për të bërë ulje emergjente, kur humbën jetën 38 persona, nuk do të kishte ndodhur nëse do të respektoheshin të gjitha rregullat e shërbimeve tokësore, si dhe koordinimi i duhur mes forcave të armatosura dhe shërbimeve civile.

Abu-Dabi - Ministri i ri i emëruar sirian i Punëve të Jashtme, Asad Hasan Al Shibani arriti në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), si pjesë e turneut rajonal që i përfshin Arabinë Saudite dhe Katarin.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden ka deklaruar se nuk duhet harruar sulmi në Kapitolit më 6 janar, duke paralajmëruar se historia e atyre ngjarjeve nuk duhet të rishkruhet.

Uashington - Stuhia e dimrit solli borë, shi të ngrirë dhe temperatura të ulëta në disa qytete të mëdha të SHBA-së.

Seul - Rusia planifikon ta zgjerojë bashkëpunimin në fushën e hulumtimeve të gjithësisë me Korenë e Veriut, si pjesë të marrëveshjes për mbështetje ushtarake, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

Xhenova - Sulmuesi i Xhenovës, Mario Baloteli (34) ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe kjo nuk është për minutazhin e vogël që e merr në skuadër pas ardhjes së Patrik Vieiras në pozicionin e trajnerit.

Madrid - Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape thotë se është në formë të mirë dhe se do të bëjë çmos që klubi mbretëror të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura këtë sezon.

 

QËNDRONI TË LIDHUR