• e martë, 15 tetor 2024
MIA Flesh

12:00/15 tetor/2024

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka pasur mëngjes pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane në Berlin, ku ka folur për prioritetet e Qeverisë për investime në infrastrukturën rrugore, ndërtimin e korridoreve kyçe dhe investimet në energjetikë.

Shkup - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjykatësit Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, Fatmir Skender dhe Ana Pavllovska Daneva realizuan takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Uzlem Xhanel, informojnë nga Gjykata kushtetuese. Kostadinovski e ka informuar ambasadoren Xhenel me, siç tha, prioritetet e tij, të cilat janë në drejtim të përforcimit të rolit të Gjykatës kushtetuese në sigurimin e kompetencave me Kushtetutë të përcaktuara për mbrojtjen e kushtetueshmërisë dhe sigurimin e sundimit të së drejtës. 

Shkup - Mbrëmë në skenën e Teatrit shqiptar në Shkup u hap edicioni i 18-të i FNT Skupifestival. Në hapjen e solemne morën pjesë numër i konsiderueshëm artdashësish sidomos atij teatror, si dhe mysafirë të festivalit nga vendi dhe jashtë.

Shkup - Përmes fushatës parandaluese "Mos u bë bashkautor-denonco tentim për korrupsion", Agjencia për Kadastër të Patundshmërive do të punojë për ngritjen e vetëdijes për parandalimin e korrupsionit në institucion. "Korrupsioni në institucionet shtetërore përfaqëson kërcënim serioz për integritetin e tyre dhe minon interesin publik. Ai krijon atmosferë mosbesimi, pabarazie dhe padrejtësie, të cilat ndikojnë negativisht ndaj institucioneve. Prandaj, është e nevojshme që secili individ të marrë përgjegjësi dhe të raportojë secilën formë të korrupsionit, me çka do të kontribuojë në ndërtimin e një administrate më efikase dhe transparente. Apeloj dhe inkurajoj qytetarët, që nëse përballen me secilën formë të korrupsionit, të njëjtën ta denoncojnë menjëherë", deklaroi Ivan Zhivkovski, drejtor i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin dhe pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit, sot do të mbajë fjalim në Odën Ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft).

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë, sot do të zhvillojë takim me ministren federale të Punëve të Jashtme Analena Berbok.  Nga MPJ-ja kumtuan se ky është takimi i parë i dy ministrave pas marrjes së pozitës së ministrit.

Shkup - Në periudhën janar-gusht të vitit 2024, numri i turistëve është rritur për 8,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Te turistët vendas ka rënie prej 0.9 për qind, ndërsa te turistët e huaj rritje për 14.4 për qind. Numri i bujtjeve është rritur për 5,3 për qind, te turistët vendas për 2,6 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 9,3 për qind.

Shkup - Përveç lidhjes rajonale të të rinjve, të cilën e bën Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, është e nevojshme të punohet në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes pjesëmarrjes së përbashkët në projekte ndërshtetërore, vlerësuan ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe ministri i Sportit dhe Rinisë i Malit të Zi, Dragoslav Shçekiç në takimin në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin, ku morën pjesë në Forum për të rinjë nga Ballkani Perëndimor.

Shkup - Gjatë javës së kaluar, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, gjatë të cilave përkohësisht u sekuestruan buzheteri ari, ilaçe, rroba, produkte elektro-instaluese, cigare dhe falsifikime. Siç kumtuan sot nga Drejtoria doganore janë sekuestruar 19 bizhuteri ari dhe një orë dore ari, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusit me targa turke i cili qarkullonte në linjë të rregullt ndërmjet Stambollit dhe Pejës, i regjistruar për hyrje në vend vendkalimin kufitar Deve Bair. Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve të udhëtarëve, në çantën e shpinës së një shtetasi kosovar, udhëtar në autobus, është gjetur një distinktiv për vizitë në panairin e bizhuterive në Stamboll.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se nga ora 15 deri ora 17, në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit. Njësia për siguri të komunikacionit rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin qendror të qytetit, për shkak të mbajtjes së marshit protestues nga ana e koalicionit për përfaqësim të të drejtave të personave me hendikap, sqaron Ministria e Punëve të Brendshme.

Sarajevë - Një nxënës i shkollës së mesme në Sarajevë është arrestuar nën dyshim se dhjetëra herë ka dërguar denoncime të rrejshme për bomba të vendosura në shkolla. Nxënësi u arrestua mbrëmë në aksionin e Departamentit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kantonit Sarajevë, policisë federale dhe Agjencisë së inteligjencës dhe sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës.

Athinë - Në pjesën detare, në jug të gadishullit grek Peloponez, janë shpëtuar 78 migrantë, mes të cilëve edhe 29 fëmijë dhe janë dërguar në vend të sigurtë në breg, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Siç njoftuan nga shërbimi bregdetar i Greqisë, dje në mëngjes janë informuar për një varkë me vela në një pozicion të vështirë në det në 32,6 milje detare në jugperëndim nga ishulli i vogël Shiza, ndërsa një cisternë që ka lundruar në afërsi, nën flamurin e Maltës, e ka locuar varkën me vela dhe i ka marrë migrantët.

Athinë - Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis më 8 nëntor në Athinë do ta presë ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, njoftuan mëngjesin e sotëm burime diplomatike greke, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Takimi i fundit i Gerapetritisit dhe Fidanit ka qenë në fund të gushtit në Bruksel në margjinat e takimit joformal të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së ku biseduan për marrëdhëniet e Turqisë me Unionin dhe me Greqinë

Bruksel - Ndihem i emocionuar dhe i inkurajuar që më në fund do të fillojmë pjesën më të vështirë të punës në negociatat për anëtarësim në BE që përfshin hapjen e klasterit “Vlerat themelore”, deklaroi sot në Luksemburg kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para fillimit të Konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri me të cilën Tirana fillon praktikisht negociatat qasëse në bazë të klastereve. "Shqipëria më në fund ulet si një partner i barabartë në tryezën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian", ka thënë Rama.

Bruksel - Përgatitjet për takimin e tetorit të krerëve të shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe masat për të luftuar antisemitizmin në Evropë do të jenë temat kryesore të seancës së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAK) që do të mbahet sot në Luksemburg.

Bruksel – Para mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK) në Luksemburg, do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëria, me çka Tirana në praktikë do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Union pas Klasterit të parë "Vlerat themelore". 

Kopenhagë - Pavarësisht qëllimit të vendosur nga BE-ja në vitin 2015 që të gjithë sipërfaqet ujore të vlerësohen si ujë me cilësi të mirë, vetëm rreth një e treta e ujërave sipërfaqësore të Evropës janë në gjendje të mirë, thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane për Mjedisin Jetësor (ЕЕА). 

Jerusalem - Izraeli do ta dëgjojë SHBA-në, por do të marrë vendime për veprimet e veta në përputhje me interesat e saj kombëtare. Këtë sot e kumtoi kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu. Njoftimi është publikuar në lidhje me informatën në “Uashington Post”. Thuhet se Netanjahu i ka thënë presidentit amerikan Xho Bajden se Izraeli do t'i sulmojë objektet ushtarake iraniane, e jo objektivat e naftës apo ato bërthamore të Iranit.

Uashington - Në 37 shtete federale tashmë ka filluar votimi i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa këtë të drejtë deri mbrëmë e kanë shfrytëzuar pothuaj pesë milionë votues, të cilët kanë votuar përmes postës apo personalisht.  Në pesë ditët e ardhshme do të fillojë votimi i parakohshëm në tre nga shtatë shtetet kyçe - Xhorxhia, Nevada dhe Karolina e Veriut. 

Nju Jork - Më shumë se 400.000 fëmijë në Liban janë zhvendosur në tre javët e fundit, deklaroi përfaqësuesi i lartë i UNICEF-it, duket paralajmëruar humbjen e një gjenerate në një vend të vogël i cili ballafaqohet me kriza të shumta dhe tanimë i përfshirë në luftë. Izraeli e ka forcuar fushatën kundër grupit të Hezbollahut e cila vepron në Liban, përfshirë edhe invazionin tokësor pas shkëmbimit të zjarrit me atë organizatë pro-iraniane gjatë luftës me Hamasin në Rripin e Gazës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR