• e martë, 15 tetor 2024
MIA Flesh

15:00/14 tetor/2024

Shkup - Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski" sot u zhvillua ceremoni me rastin e betimit të klasës së 28-të të kadetëve studentë ku fjalim pati presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska - Davkova, si dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj theksoi se është krenare për pjesëtarët e Armatës, duke theksuar se shteti duhet të kujdeset për oficerët më të rinj. Sipas presidentes, ana më e fortë e armatës është kapitali i saj njerëzor, me çka dëshmohet, siç tha, “nga aktivitetet dhe pjesëmarrja e vazhdueshme në përballjen e krizave dhe goditjet”.

Athinë - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe shefi i diplomacisë greke kanë realizuar takim të shkurtë në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, sipas fotografive që në platformën Iks i ka publikuar Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga MPJ-ja greke informuan se Gerapetritis ka pasur këmbim të shkurtë të mendimeve në Samitin në Berlin dhe publikuan fotografi, ndërsa përveç me Mickoskin, ka biseduar edhe me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski.

Shkup - Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva sot deklaroi se në Qeveri deri më tani nuk ka mbërritur propozim-vendim për përfaqësim të drejtë pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi balancuesin. Miteva thotë se çështja është e hapur dhe se do të bisedohet në kuadër të koalicionit dhe do të hapet një debat i gjerë. Qëndrimi i Qeverisë është që para se të miratohet zgjidhja ligjore, ajo të dërgohet në Komisionin e Venecias. "Për momentin nuk ka një vendim të tillë që i është përcjellë Qeverisë, as në seancë qeveritare dhe për të njëjtën menjëherë sa të krijohet mundësia, do të informohet opinioni. Në lidhje me Balancuesin, i cili është shfuqizuar, tashmë kemi shprehur mendimin se i njëjti e ka kryer vlerën e përdorimit të tij, ndaj synojmë të mbyllim çështjet që kanë rezultuar joproduktive në të kaluarën dhe të krijojmë zgjidhje të reja që do do të thotë përfaqësim vërtetë i drejtë, tha Miteva në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov është i kënaqur nga puna në 100 ditët e para. Paralajmëron projekte të reja dhe iniciativa të cilat do të përmirësojnë ofertën kulturore. Ai premtoi se Shkupi do të ketë Sallën universale e cila do të përfundojë në vitin 2028, por që do të ndërtohet në mënyrë të ligjshme dhe legale.  Në konferencën e sotme për media, Lutkov theksoi se Salla universale është marrë nga Qyteti i Shkupit në mënyrë të paligjshme dhe me shkelje të shumta të rregulloreve ligjore në procedurën e marrjes përsipër dhe në procedurat e zbatimit të prokurimit publik.

Shkup - Gjuha maqedonase është shenja jonë kombëtare e identitetit për të cilën në mënyrë sistematike do të kujdesemi, t'a mbrojmë, avancojmë dhe t'a afirmojmë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të financojë projekte shkencore dhe do t'i kushtojë vëmendje të veçantë mësimit të gjuhës maqedonase si gjuhë e përbashkët e të kuptuarit në vend. Jemi vonuar shumë por prioritet kryesor është ngritja e nivelit të kulturës së gjuhës së folur dhe të shkruar të gjuhën maqedonase. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në fjalimin e saj në manifestimin Ditët e hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”, duke shtuar se mësuesit e gjuhës maqedonase të të gjitha nivelet arsimore e dinë se sa e rëndësishme është dhe do të investojnë sa më shumë në qëllimin e përbashkët - kujdes më të madh për gjuhën maqedonase.

Shkup - Gjatë fundjavës së zgjatur, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 70 metra kub mbetje nga dhjetëra deponi të egra në komunat Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Çair të Shkupit. Siç informon NP “Higjiena Komunale”, janë larguar goma të automjeteve, mobilie të vjetra dhe të papërdorshme, mbetje të kopshtit dhe mbetje ndërtimore të cilat janë hedhur në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut në rrugët ”Fevruarski pohod”- në komunën e Aerodromit, Orce Nikollov dhe Fronti popullor - në komunën Qendër, Vukovarska - në Komunën e Çairit, rrugët Juri Gagarin dhe Pariska, si dhe bulevardi Metropolitan Teodosi Golloganov - në komunën Karposh të Shkupit.

Gostivar - Mendimi i Komisionit të Venecias për ligjin për përfaqësimin e drejtë është i mirëpritur, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ku ai paraprakisht kishte kritikuar Ligjin për gjuhët, pasi ishte dërguar në Komisionin e Venecias."Krenohem që e kuptuat se ka ligj për përfaqësim të drejtë, sepse deri para tre-katër ditësh thuhej se nuk kishte një ligj të tillë dhe kryeministri nuk ishte dijeni për këtë. Ka një ligj të gatshëm që duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh një mendim shtesë. Besoj se është jokontestuese që ky ligj të kalojë sa më shpejt në Kuvend dhe nuk ka asgjë të keqe të marrësh një mendim të dytë", tha Taravari. 

Prishtinë - Policia e Kosovës kumtoi se në bashkëpunim me doganën e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Sipas njoftimit të sotëm të policisë, vlera e mallit të kontrabanduar, duke përjashtuar evazionin doganor është rreth 120.000 euro. 

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në prag të hapjes së qendrës së pranimit në Shengjin dhe kampin në Gjadër, ku do të vendosen emigrantët, në intervistë për "Rojters" hodhi poshtë çdo mundësi për një marrëveshje me një vend tjetër të BE-së, përveç Italisë, për pranimin e emigrantëve, transmetojnë mediat shqiptare. Ai shtoi se Shqipëria ka lidhur një marrëveshje me Italinë për të pranuar refugjatët që mbërrijnë atje, për të ndihmuar në parandalimin e migrimit të parregullt drejt BE-së. I pyetur nëse është e mundur një marrëveshje e tillë me Gjermaninë, ai u përgjigj se për momentin nuk ka kapacitete të mjaftueshme dhe se “Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër”.

Urumqi – Agjencia Informative Mediatike (MIA) sot ka marrë pjesë në Samitin e 6-të botëror të mediave me temë “Inteligjenca artificiale dhe transformimi i mediave” që u mbajt në Urumqi, kryeqytet i provincës Sinxhiang në veriperëndim të Kinës. Në samitin botëror të mediave të organizuar nga ana e agjencisë kineze të lajmeve Sinhua në bashkëpunim me rajonin autonom Sinxhiang kanë marrë pjesë rreth 500 përfaqësues nga 208 organizata mediatike nga 106 vende, duke përfshirë edhe MIA-n si përfaqësuesin e vetëm nga Maqedonia e Veriut. Në aktivitetin morën pjesë edhe përfaqësues nga institucionet qeveritare, organizata ndërkombëtare, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizata humanitare.

Teheran - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Arakçi ka demantuar akuzat se Irani ka dërguar raketa balistike në Rusi për t'i shfrytëzuar në luftën në Ukrainë. "Qartë tregova dhe e përsëris: nuk kemi dërguar raketa balistike në Rusi. Nëse Evropa ka nevojë për diçka për të qetësuar shantazhin izraelit, më mirë të gjejë një histori tjetër", theksoi Arakçi. 

Kolombo - Sri Lanka sot i ka mbyllur shkollat ​​në kryeqytetin Kolombo pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në shumë pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës shkaktuan kaos në shumë pjesë të vendit, duke përmbytur shtëpi, fusha dhe rrugë. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 134.000 janë prekur nga përmbytjet, njoftoi qendra shtetërore për menaxhim të katastrofave. Autoritetet bënë të ditur se 240 shtëpi u dëmtuan nga shiu dhe përmbytjet, ndërsa rreth 7.000 njerëz u evakuuan. Autoritetet ndërprenë energjinë elektrike në disa zona si masë paraprake.

QËNDRONI TË LIDHUR