• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 15 tetor/ 2024

Manastir - Për mua gratë nga zonat rurale janë lidere absolute, për mua gratë nga zonat rurale janë heroinat që duhet t'i admirojmë, por kjo nuk mjafton sepse nga komplimentet nuk jetohet, duhet t'i përkrahim dhe t'i ndihmojmë individualisht dhe institucionalisht në çdo mënyrë të mundshme, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Manastir. Në Ditën ndërkombëtare të gruas rurale, të cilën Federata kombëtare e fermerëve e festoi në Manastir, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se kriza globale në botë ka pasur ndikimin më të madh tek gratë rurale.

Shkup - Në bazë të Programit për mbështetjen e industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, Ministria e Ekonomisë dhe Punës e kryesuar nga ministri Besar Durmishi ka shpallur thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve novatore, hulumtuese dhe zhvillimore në lidhje me specializimin e mençur, transformimin e gjelbër dhe digjital në fushën e domeneve të përcaktuara në përputhje me Strategjinë e specializimit të mençur të realizuar në partneritet për bashkëpunim midis akademisë dhe biznesit, si dhe faktorëve të tjerë nga heliksi i katërfishtë. Kjo strategji zbatohet në partneritet midis akademisë dhe biznesit, si dhe faktorëve të tjerë të spirales së katërfishtë.

Shkup - Publiku menjëherë  do të informohet se kur do të përcaktohet se në cilën periudhë dhe si do të rishikohet ligji për përfaqësim të drejtë, si dhe aktorë do të përfshihen në gjetjen e zgjidhjes më të mirë. Teksti ende nuk ka mbërritur në Qeveri, prandaj nuk mund të komunikohen detaje për përmbajtjen e tij, tha sot zëdhënësja Marija Miteva. "Edhe dje thashë që nuk ka mbërritur një ligj i tillë në Qeveri që të komunikoj detaje, por ju siguroj se ne duam një zgjidhje e cila do të jetë transparente për publikun dhe me të cilën do të njoftoheni. Kur do të krijohen kushte, kur ta shikojmë do t'ju informojmë menjëherë. Dhamë propozim për të njëjtën zgjidhje për të kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias, për të evituar ndonjë parregullsi", tha Miteva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për media për punën e bërë të Drejtorisë Doganore.

Shkup - Drejtoria e doganave në tre muajt e fundit ka arritur të mbledhë 24 për qind më shumë të ardhura nga detyrimet e importit dhe akcizat krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kjo rritje është një tregues i qartë i angazhimit tonë për të përmirësuar gjenerimin e të ardhurave dhe për të siguruar zbatimin efektiv të politikave tona ekonomike", tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Një e dhënë shumë e rëndësishme, shtoi ajo, është edhe gjendja me pagesën e cila është në rritje.

Shkup - Tranzicioni energjetik është prioritet për Qeverinë, ndërsa gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për transzicion energjetik, porositi ministrja për Energjetikë, Xehetari dhe Lëndë të Para Minerale, Sanja Bozhinovska në fjalimin në panel ngjarjen për prezatimin e rezultateve nga monitorimi i cilësisë së ajrit në kuadër të projektit "Përballje me ndotjen e ajrit", të cilën e zbaton UNDP në partneritetit me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe komunat Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë. 

Shkup - Kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, sot sërish i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ta plotësojë obligimin ligjor dhe tërësisht t'i paguajë shpenzimet për ngrohje në dhjetë shkolla të Komunës. Sipas Jakimovskit, MASH nuk ka siguruar mjete të mjaftueshme për funksionimin e shkollës në Komunën e Karposhit, për të cilën, thotë përgjegjësia është e ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska ta bëjë këtë. Vitin e kaluar, theksoi, për ngrohje në shkolla Komuna ka paguar gjashtë milionë denarë, derisa këtë vit nuk do të paguajë 8 milionë e 300 mijë denarë.

Ohër - Policia nga sot në rajonin e Ohrit do të fillojë me aktivitete përgatitore për ushtrimin demonstrues stimulues që pjesëtarët e MPB-së do ta realizojnë në datën 17 të këtij muaji në kanalin e "Studençishtës", si dhe në disa pika në ujërat e Liqenit të Ohrit. Për shkak të kësaj, nga sot deri më 17 tetor në periudhën nga data 5 deri më 13 do të ketë kufizime në lundrimin në brendësi të vendit në një pjesë të rrugës ujore nga Kanali deri në kompleksion hotelierik "Ineks". Në periudhën përkatëse, siç informojnë nga SPB-Ohër, do të ketë ndalesë të plotë të lëvizjes nëpër shtigjet e këmbësorëve rreth kompleksit "Ineks" si dhe ndalesë për parkim në hapësirën e parkingut te hoteli "Ineks Olgica".

Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të jetë nikoqire e Asamblesë së përgjithshme të unionit ndërkombëtar të guidave profesionistë në male - UIMLA (Union of International Mountain Leaders Associations, www.uimla.org), e cila do të mbahet nga 29 tetori deri më 4 nëntor në Shkup. Zgjedhja e Republikës së Maqedonisë së Veriut për nikoqire të takimit jubilar nuk është rezultat i rastësisë, por konfirmim i cilësisë së Shoqatës së RMV-së të guidave ndërkombëtarë në male dhe kontributit të saj serioz dhe qasjes së sinqertë në zhvillimin e profesionit ndërkombëtar.

Jabllanicë - Në Jabllanicë sot u mbajt varrimi kolektiv i 19 viktimave nga ky qytet i vogël në Hercegovinën veriore, i cili më së shumti psoi nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, ndërsa ceremoninë fetare e zhvilloi kreu i Bashkësisë islame të Bosnjë e Hercegovinës, reisi Husein Kavazoviq. Më së shumti njerëz vdiqën në fshatin Jabllanicë e Poshtme, kur mbi të ra sasi e madhe e gurëve nga gurëthyesi i afërt, të sjellura nga rrëketë e ujit.

Ankara - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot deklaroi se koha për diplomacinë ka përfunduar dhe se duhet të vendosen sanksione ndaj Izraelit. "I kaluam kufijtë e fjalëve, diplomacisë, politikës, arritëm deri në fund, na duhen instrumente të tjera", tha Fidan në konferencën për të ardhmen e Palestinës në Ankara. Ministri turk shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa juridike, ta bojkotojë Izraelin, i cili tashmë nuk duhet të marrë kurfarë mbështetje në asnjë fushë.

Kiev - Pjesëtarë të armatës ukraianse hynë nëpër restorante, bare dhe sallë koncertesh në Kiev, i kontrolluan dokumentet për regjistrim ushtarak dhe i morën birrat të cilët nuk ishin paraqitur për shërbimin ushtarak, kumtuan mediumet lokale. Janë publikuar edhe video-xhirime se si oficerë ukrainas më 11 tetor janë sistemuar para sallës Pallati i sportit në Kiev, ku rok grupi ukrainas "Oushën Elzi" mbajti koncert. Gjatë daljes, oficerët i kontrollonin dokumentet dhe arrestuan disa burra.

Bruksel - Situatë ideale do të ishte nëse Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mbajnë konferenca ndërqeveritare për fillimin e negociatave deri në fund të vitit, deklaroi sot në Luksemburg ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Sijarto pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, me të cilat vendi praktikisht i filloi negociatat inkuadruese sipas klasterëve.

Bruksel - Bilateralizimi i rrugës së një vendi drejt Bashkimit Evropian është punë e dhimbshme, sepse nëse ky proces bilateralizohet vetëm se do ta dëmtojë atë vend, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Luksemburg në një konferencë shtypi pas mbajtjes së Konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri me çka Tirana fillon praktikisht negociatat qasëse sipas klasterëve.

 Bruksel - Pasi Këshilli javën e kaluar i miratoi agjendat e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor kandidate për anëtarësim në BE, presim pagesat e para të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes për rajonin të realizohen që këtë muaj, njoftoi sot komisari evropian për Zgjerimin dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji. "Tani po bie ora në mënyrë që vendet kandidate të nisin zbatimin e reformave në mënyrë që të mund të përparojmë me pagesën e mëtejshme të fondeve", deklaroi Varheji në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Sijarto pas mbajtjes së Konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri, me të cilën vendi filloi praktikisht negociatat e anëtarësimit sipas klasterëve.

Berlin - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski në Berlin, deklaroi ajo angazhohet për heqje të unanimitetit në BE, por derisa kjo të mos ndodhë, Maqedonia e Veriut duhet t'i respektojë kompromiset, transmeton Dojçe Vele. "Futja e pakicës bullgare në Kushtetutën tuaj është hapi i fundit për hapje të klasterit të parë negociues me BE-në", porositi Berbok pas takimit me kolegun e Maqedonisë së Veriut, TImço Mucunski në Berlin. Takimi vjen një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në kryeqytetin gjerman, në të cilin liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u dakorduan për disa marrëveshje të cilat duhet ta përmirësojnë bashkëpunimin në pjesën e ekonomisë dhe arsimit.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kërkoi nga liderët e vendeve të BE-së që emigrantët ilegal të deportohen në qendrat jashtë kufijve të Unionit dhe aty të presin vendimin nëse mund të marrin azil. Kërkesa vjen gjatë kohës kur në një qendër të tillë në Shqipëri, ka arrit numri i parë ilegal i emigrantëve nga Italia. 

Gjenevë - Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se armata izraelite tërisisht e ka "shkëputur" pjesën veriore të Gazës nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës, shkruan Gardijan. "Për shkak të armiqësive intensive dhe urdhërave për evakuim në pjesën veriore të Gazës, familjet përballen me frikë të paimagjinueshme, humbje të familjarëve, konfuzion dhe rraskapitje", thuhet në kumtesën e Adrian Cimerman, shef i nëndelegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza.

Gaza - Të paktën 50 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, me presion të rritur nga armata izraelite (IDF) rreth kampit të refugjatëve Xhabalia në veri të enklavës. Autoritetet shëndetësore palestineze kanë njoftuar se të paktën 17 persona janë vrarë në sulmin izraelit në afërsi të Al Faluxha në Xhabalia, më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve në Gaza,  ndërsa 10 të tjerë janë vrarë në Bani Suhaila në pjesën lindore të qytetit Kan Junis në pjesën jugore të enklavës.

 Bejrut - Nënkryetari i Hezbollahut, Naim Kasem, sot deklaroi se grupi e konsideron Izraelin "agresor" që paraqet kërcënim real për rajonin dhe se Izraeli dëshiron t'i "kontrollojë të gjithë myslimanët". Kasemi në një fjalim televiziv se Izraeli dëshiron të "zgjerojë pushtimin e tij dhe Palestina nuk mjafton për Izraelin", raporton Al Xhezira.

Bejrut - Kryeministri libanez Naxhib Mikati sot deklaroi se është i gatshëm ta rrisë numrin e ushtarëve në jug të vendit nëse vendoset armëpushim me Izraelin, duke shtuar se ushtria izraelie bën sulme të shkurtra në atë zonë kufitare, e cila është strehimore e Hezbollahut. Në një intervistë për Frans pres, kryeministri Mikati theksoi se bashkësia ndërkombëtare bën "orvatje serioze" për arritje të armëpushimit në luftën e hapur, të cilën Izraeli e zhvillon kundër Hezbollahut izraelit që para tre javëve.

Bejrut - Nënkryetari i grupit militant libanez Hezbollah, Naim Kasemi, sot deklaroi se grupi do të ndalojë bombardimin e Izraelit me kusht që armata izraelite t'i ndërpresë plotësisht sulmet. Kasemi  tha se nëse Izraeli nuk i jep fund agresionit, Hezbollahu do të kryejë sulme në të gjithë Izraelin në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban, duke theksuar se qëllimi i grupit është të çlirojë territoret e pushtuara nga Izraeli dhe të mbështesë lëvizjet palestineze që luftojnë armatën izraelite në Rripin e Gazës.

QËNDRONI TË LIDHUR