• e mërkurë, 16 tetor 2024
MIA Flesh

09:00 / 14 tetor / 2024

Shkup - Në akademinë ushtarake " "Gjeneral Mihajlo Apostollski" sot do të mbahet ceremoni me rastin e betimit të klasës së 28-të të kadetëve studentë. Gjatë ceremonisë fjalim do të kenë presidentja dhe komandantja supreme eArmatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, si dhe dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Mitko Bogdanovski.

Shkup - Në kuadër të projektit "Përballje me ndotjen e ajrit", të cilin e zbaton UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sot, në hotelin Aleksandar Pallas do të prezantohet rezultatet nga ndotja e ajrit në pesë komuna - Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe më nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 20 deri 28 gradë.

Prishtinë - Federata e futbollit të Kosovës (FFK) mbrëmë paralajmëroi se do të ngrit padi deri te Federata evropiane e futbollit (UEFA) për shkak të shfaqjes së banderolave dhe thirrjeve ofenduese në ndeshjet Çeki – Shqipëri dhe Serbi – Zvicër.

Athinë - Kemi obligim që sërish t'u japim shpresë dhe perspektivë grekëve, gjeneratave të reja. Këtu jemi t'i ofrojmë ndryshimet e mëdha që i nevojiten shoqërisë sonë, tha mbrëmë vonë kryetari i PASOK-ut, Nikos Andrulakis, pasi sërish është zgjedhur për lider të partisë opozitare greke, me fitore të bindshme dhe të fituara pothuaj 60 për qind të votave, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Sot në kryeqytetin e Gjermanisë do të mbahet Samiti- Procesi i Berlinit ku do të marrin pjesë përfaqësues të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor filloi në vitin 2014 me iniciativën e Gjermanisë dhe ka për qëllim të mbështesë dhe thellojë integrimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Serbisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Kosovë, Shqipëri, Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe konvergjencës së rajonit me vlerat e BE-së dhe standardet socio-ekonomike. Iniciativa ofron mbështetje politike të nivelit të lartë dhe shtrirje të gjerë për iniciativat e bashkëpunimit rajonal dhe politikat përkatëse, si dhe projektet e lidhjes së BE-së në rajon.

Bruksel - Agresioni rus kundër Ukrainës dhe situata aktuale në Lindjen e Mesme do të jenë dy temat kryesore në takimin e sotëm të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg. Seanca e rregullt e sotme e Këshillit të Punëve të Jashtme po mbahet në prag të takimit të shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së të planifikuar për të enjten dhe të premten në Bruksel ku midis temave për diskutim është dhe mbështetja për Ukrainën dhe ngjarjet në Lindjen e Mesme pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit dhe intensifikimit të konfliktit në Liban.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do ta vizitojë Shtabin suprem të Forcave aleate në Evropë, në qytetin belg, Mons. Siç kumtoi NATO, gjatë kësaj vizite të tij të parë zyrtare në Shtabin pas ndërmarrjes së detyrës sekretar i përgjithshëm i Aleancës më 1 tetor, Rute do të takohet me komandantin suprem të forcave aleate në Evropë, gjeneralin Kristofer Kavoli dhe oficerë tjerë të lartë në shtab.

Moskë - Rreth 30.415 njerëz, duke përfshirë edhe pothuaj 8.000 fëmijë, janë evakuar nga rajonet që kufizohen me Ukrainën për shkak të granatimit dhe sulmeve, deklaroi avokatja ruse e popullit, Tatjana Moskalkova. Në intervistë për "Argumente dhe fakte", Moskalkova tha se të evakuarit janë strehuar në pothuaj 1.000 qendra për vendosje të përkohshme mbarë Rusinë.

Bejrut - Në sulmet izraelite në Liban të shtunën e humbën jetën 51 persona, ndërsa të plagosur janë 174, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, njoftoi DPA. Shumica e viktimave janë në Libanin jugor, pranë qytetit të Nabatie dhe zonave malore, theksoi ministria.

Gazë - Të paktën 20 persona, midis të cilëve edhe fëmijë, humbën jetën në një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle të shndërruar në strehimore në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, kumtuan spitalet lokale. Në sulmin e mbrëmshëm në Nusejrat humbën jetën dy gra. Në shkolla u strehuan disa prej shumicës së palestinezëve të zhvendosur nga lufta më shumë se njëvjeçare në Gazë.

Uashington - SHBA-ja ka dënuar stërvitjet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit, duke theksuar se një veprim i tillë është “i paarsyeshëm dhe rrezikon përshkallëzimin”. Ata ftuan Pekinin të veprojë i përmbajtur. “SHBA është seriozisht e shqetësuar për stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në ngushticën e Tajvanit dhe rreth Tajvanit”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Metju Miller. 

Las Vegas - Një burrë nga Nevada i cili kishte me vete armë zjarri dhe disa pasaporte të falsifikuara në automjetin e tij, u arrestua në pikën kontrolluse në afërsi të një tubimi të kandidatit republikan presidencial Donald Tramp të shtunën në Kaliforninë jugore. Personi është liruar po të njëjtën ditë me kaucion prej 5.000 dollarë.

Nju Jork - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh paralajmëroi se sulmet ndaj paqeruajtësve mund të paraqesin njëkohësisht krime lufte, deklaroi zëdhënësi i tij Stefan Duzharik, pasi që tanket izraelite thyen portën e bazës paqeruajtëse të KB-së në Libanin jugor. Kjo është edhe një akuzë kundër Izraelit për shkelje dhe sulme ndaj misionit paqeruajtës të KB-së - UNIFIL - ditëve të fundit.

Berlin - Federata gjermane e futbollit (DFB) planifikon ta vazhdojë kontratën me përzgjedhësin e kombëtares gjermane, Julian Nagelsman. Udhëheqësia e DBF-së dëshiron që përzgjedhësi të mbetet në funksionin e tij edhe pas Kampionatit botëror në vitin 2026. "Do të tentojmë ta bindim Julianin se duhet të mbetet në ekipin kombëtar edhe disa vite", e citon "Sport1" drejtorin sportiv të ekipit, Rudi Feler.

QËNDRONI TË LIDHUR