• e martë, 15 tetor 2024
MIA FLESH

09:00 / 15 tetor / 2024

Shkup - Shoqata e kontrollorëve të trafikut ajror të Maqedonisë - ZKLM nga sot deri më 17 tetor në Shkup organizon takim rajonal evropian IFATCA ERM SKOPJE 2024. "Ky tubim premton një mundësi të paçmuar për shoqatat anëtare për të shkëmbyer njohuritë, praktikat më të mira dhe ekspertizën në fushën dinamike të kontrollit të trafikut ajror. Qëllimi është të inkurajojë lidhjet dhe shkëmbimet midis ekspertëve të industrisë dhe profesionistëve nga e gjithë bota", kumtoi SHKTA.

Shkup – Në Shtëpinë Evropiane në Shkup, do të mbahet konferencë për media lidhur me progresin e aktiviteteve në kuadër të projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rikonstruimin e konvikteve shtetërore të studentëve. Siç bëri të ditur MASH, në konferencë për media do të flasin ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian Stefan Hudolin, udhëheqësi i Bankës Zhvillimore Gjermane për Evropën Juglindore (KFW) Klaus Miler

Shkup – Prej sot fillon sezoni i ngrohjes për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit që do të zgjasë deri më 15 prill 2025, me mundësi të vazhdimit për edhe 15 ditë varësisht nga temperaturat e jashtme. 

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë dy komisione - Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Në rend të ditës të dy komisioneve të Kuvendit janë dy pika të njëjta - Propozim i strategjisë zhvillimore kombëtare 2024-2044 në lexim të dytë dhe Propozim i programit për zbatimin e Strategjisë zhvillimore kombëtare për periudhën 2024 - 2028. 

Prishtinë - Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti nga Drejtoria për bashkëpunim ndërkombëtar në sundimin e ligjit pranë polisicë së Kosovës (FAST), dje në Ferizaj ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Podgoricë - Enti malazez i Statistikës (Monstat) sot do të prezantojë një pjesë të rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Mal të Zi, që u mbajt në fund të vitit të kaluar pas një vonese dyvjeçare.

Tiranë – Shqipëria sot e hap të a.q. klasterin e parë të bisedimeve për anëtarësim në BE. Në Luksemburg do të mbahet konferencë ndërqeveritare BE-Shqipëria, në të cilën do të fillojë faza e parë e bisedimeve, pasi vendi në këtë proces ishte ndarë nga Republika e Maqedonisë të Veriut në fund të shtatorit.

Bruksel – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski do të flasë në samtin e Bashkimit Evropian më 17 dhe 18 tetor, ku pritet ta prezantojë planin e tij për fitore. Këtë e bëri të ditur mbrëmë në konferencë për media pas takimit në Këshillin e Punëve të Jashtme, shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel.

Bruksel - Komisioni Evropian do të propozojë një ligj të ri që do të mbështesë dëbimin e emigrantëve ilegalë, potencoi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në letër deri tek anëtarët e BE-së. "Komisioni do të paraqesë një draft-ligj me detyrime të qarta bashkëpunimi për personat e kthyer dhe dëshirë për racionalizimin efikas të procesit të kthimit" theksoi Fon der Lajen si përgjigje të kërkesës nga disa vende anëtare të BE-së.

Berlin - Shefi i shërbimit të jashtëm gjerman të intelegjencës BND, Bruno Kal, i paralajmëroi anëtarët e Parlamentit gjerman në Berlin se një konfrontim i drejtëpërdrejtë ushtarak me NATO-n "është bërë një opsion" për Moskën dhe se ushtria ruse me shumë gjasa do të jetë në pozitë të nisë një sulm ndaj ushtrive perëndimore deri në fund të kësaj dekade. 

Kiev - Një person e ka humbur jetën, ndërsa të paktën 11 persona janë lënduar në një sulm ajror ndaj qytetit ukrainas Nikollaev, deklaroi sot shefi i administratës ushtarake rajonale. "Disa prej të lënduarve janë në gjendje të vështirë", ka shkruar guvernatori Vitalij Kim në kanalin e tij në Telegram. 

Moskë – Presidenti rus Vladimir Putin në Dumën Shtetërore parashtroi propozim-ligj për ratifikimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse strategjike mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. Propozim-ligji adekuat ishte publikuar dje në bazën ligjvënëse të të dhënave në Dumën Shtetërore, informuan mediat ruse. 

Tel Aviv – Armata izraelite (IDF) njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara ka goditur “rreth 230 caqe terroriste në Gazë dhe Liban”. Në kumtesë bëhet e ditur se më shumë se 200 caqe të Hezbollahut, duke përfshirë edhe raketa hedhës dhe pozicione kundër tankeve, ishin sulmuar në Liban.

Nju-Jork - Shefi i misionit paqesor të Kombeve të Bashkuara, Zhan-Pjer Lakroa deklaroi se paqeruajtësit e KB-së do të mbeten në të gjitha pozitat në Liban edhe krahas thirrjeve nga Izraeli që të zhvendosen për shkak të intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe plagosjes së pesë pjesëtarëve të Misionit paqesor.

Uashington - Tre javë para zgjedhjeve në SHBA, kandidati republikan për president, Donald Tramp dhe rivalja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Haris, shkëmbyen sulme të ashpra ndaj njëri-tjetrit. Në një intervistë për televizionin Foks Njuz, Tramp bëri thirje për përndjekje të amerikanëve nga "e majta radikale".

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden ka detyruar "në heshtje" Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare (NSC) që të paralajmërojë Iranin se SHBA-ja do të konsideroj çdo përpjekje për atentat ndaj ish presidentit amerikan Donald Tramp, si akt lufte, thuhet në raportin e Uashington post.

Mançester - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola mund të vazhdojë kontratën me klubin edhe për një vit. Sipas "The Telegraph", ky skenar është më i besuari edhe krahas zërave se spanjolli mund ta udhëheqë Anglinë.

Udine - Sulmuesi i Moncas, Daniel Maldini, ka debutuar për kombëtaren italiane në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kombeve kundër Izraelit (4:1). Futbollisti ka hyrë si zëvendësues në minutën e 74-të të ndeshjes në vend të Xhakomo Raspadorit.

QËNDRONI TË LIDHUR