• e martë, 14 prill 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 12 prill/ 2026

Shkup – Në Teatrin Shqiptar në Shkup, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” nga Shkupi me një koncert artistik kushtuar historisë, traditës, sukseseve dhe dashurisë për artin dhe kulturën shqiptare e shënoi jubileun 10-vjeçar të themelimit. Dashamirët e artit në platonë e teatrit patën mundësinë ta shohin të ekspozuar një muze të gjallë, ku janë prezantuar kostumet, çmimet, instrumentet, fotografitë dhe kujtimet më të çmuara që shfaqnin historinë e Ansamblit.

Shkup- Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën më të madhe krishtere - Pashkët - Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti e dëshmoi fuqinë e vet hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit në mesnatë u kumtua në të gjithë tempujt e Kishës ortodokse maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgji ringjalljeje.

Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashkët, i dërgoi urim kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana I z. z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, si dhe klerit, murgjve dhe gjithë besimtarëve të besimit ortodoks.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh urimi me rastin e festës më të madhe të krishterë, Pashkët, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati në çdo shtëpi. “Pashkët nuk janë vetëm një festë e besimit, por edhe simbol i shpresës, ripërtëritjes dhe fitores së jetës mbi sprovat. Ato na kujtojnë se pas çdo errësire vjen drita, pas çdo sfide – një fillim i ri, dhe pas çdo sakrifice – një shpresë e merituar”, thekson Mickoski në urimin.

Shkup - Me rastin e festës së madhe të krishterë – Pashkëve, kryetari i Kuvendin, Afrim Gashi u dërgoj urime të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks me urime dhe dëshira të sinqerta për shëndet të mirë, paqe, mirëqenie dhe qetësi shpirtërore.

Shkup – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, u dërgoi urim besimtarëve ortodoksë.

Shkup – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, me rastin e Pashkëve u dërgoi urim qytetarëve, duke theksuar se sot, më shumë se kurrë, na nevojitet besimi dhe zgjedhja – të mbetemi njerëz.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, uron të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e madhe të krishterë të sotme, Ngjalljen e Krishtit - Pashkët, duke theksuar se Pashkët janë simbol i shpëtimit.

Shkup - Deputetet Monika Zajkova, shefe e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), dhe Mimoza Musa, anëtare e Delegacionit, po marrin pjesë në Misionin e AP-së së OSBE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Hungari, që mbahen sot.

Shkup- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq dërgoi urime me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, me dëshira të sinqerta për shëndet, paqe dhe gëzim në shtëpi.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindorTemperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 21 gradë.

Berlin - Personat nën moshën 18 vjeç në Gjermani nuk mund të posedojnë ose blejnë më oksid azoti, i njohur si "gaz i parajsës", pasi sot hyri në fuqi ligji i ri, njoftoi DPA.

Islamabad - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani nuk arritën marrëveshje paqësore pas negociatave që zgjatën rreth 21 orë në Pakistan, kumtoi zëvendëspresidenti Xhej Di Vens. Sipas tij, delegacioni amerikan po largohet nga bisedimet për shkak të mosmarrëveshjeve themelore, pasi Irani nuk i ka pranuar kushtet e vendosura nga Uashingtoni, përfshirë heqjen dorë nga prodhimi i armëve bërthamore.

Budapest - Vendvotimet në Hungari u hapën këtë mëngjes për zgjedhjet parlamentare të vendit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Asamblesë Kombëtare me 199 anëtarë. Votimi po zhvillohet në të gjithë vendin, me miliona votues që pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

Vellington – Cikloni "Vajanu" ka shkaktuar dëme të rënda në Ishullin Verior të Zelandës së Re, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe duke detyruar qindra banorë të evakuohen, kumtuan autoritetet lokale.

Islamabad - Pakistani do të vazhdojë të ndihmojë në negociatat paqësore ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Ishak Dar, transmetoi DPA. Negociatat e zhvilluara në Islamabad me pjesëmarrjen e zyrtarëve pakistanezë si ndërmjetësues filluan dje, por përfunduan pa arritur një marrëveshje.

Nju-Jork – Një burrë i armatosur me një hanxhar lëndoi tre persona në stacionin e metrosë "Grand Central" në Nju Jork, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, njoftoi Bi-Bi-Si.

Port-o-Prens– Të paktën 30 persona kanë vdekur në stampedo në një vend të njohur turistik në Haiti, njoftuan mediat lokale.

 Teheran - Irani pret që brenda një deri në dy muaj të rikthejë 70 deri në 80 për qind të kapaciteteve të rafinerive të dëmtuara dhe të objekteve të shpërndarjes, deklaroi zëvendësministri i naftës, Mohamed Sadek Azimifar.

Bejrut - Negociatat mes Izraelit dhe Libanit pritet të fillojnë të martën në Uashington, kumtoi sot kabineti i peresidentit libanez, Zhozef Aun.

 

QËNDRONI TË LIDHUR