• e martë, 14 prill 2026
MIA Flesh

15:00/13 prill/2026/

Shkup – Policia e komunikacionit në Maqedoni si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive të Komunikacionit – ROADPOL përfshihet në aksionin e kontrolleve të rritura për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.   Aksioni evropian kontrollit të shpejtësisë në rrugë fillon prej sot e deri më 19 prill, ndërsa të mërkurën më 15 prill prej orës 00.00 deri të enjten më 16 prill 00.00 do të jetë Maratonë 24-orëshe e shpejtësisë në të cilën periudhë do të ketë aksione të pandërprera të kontrollit të shpejtësisë së lëvizjes në territorin e gjithë shtetit.  “Vozitja e shpejtë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda dhe fatale në rrugët tona. Kjo është arsyeja pse duhet të veprojmë vazhdimisht. Zbatimi i projektit ‘Qytet i Sigurt’ dhe veprimet e vazhdueshme të kontrollit të komunikacionit: rrit ndërgjegjësimin për rreziqet e shpejtësisë së madhe, inkurajon ndryshim në sjelljen e shoferëve në planin afatgjatë dhe shpëton jetë”, informojnë nga MPB.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) në ueb-faqen e saj. 

Shkup - Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Hanet e Mavrovës ku u matën tre gradë. Në Kodër të Diellit 4, Kriva Pallankë 5, Berovë 6, Llazaropole, krushevë 7, Shkup-Petrovec, kavadar 8, Ohër, Kumanovë, prilep, Vinicë, Strumicë 9, Pretor, tetovë, Manastir 10 gradë, Shkup-Zajçev Rid, Gjevgjeli 11, kumtoi DPHM.

Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria dhjetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve, tetë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, përkatësisht nga dy në Shkup, Prilep dhe Gostivar, një në Tetovë dhe një i mitur në Çashkë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. "Një shofer në Negotinë ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në zonën e Negotinës ka shkaktuar aksident rrugor duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Shkup - Nëpunës policorë pranë vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme dje rreth orës 22 arrestuan një burrë 72-vjeçar nga Shkupi, në automjetin e të cilit u gjetën katër migrantë nga India. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunës të policisë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Bllacë dje në orën 22 e arrestuan V.A. (72) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kontrabandë emigrantësh" sipas nenit 418-b të Kodit Penal të RMV-së. Në fakt, në automjetin e tij "Folksvagen Pasat" me targa të Shkupit u gjetën katër persona -emigrantë nga India.

Negotinë - Një banor i fshatit Pepelisht të Negotinës është privuar nga liria pasi ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalesë për drejtim mjeti, duke goditur një këmbësor në fshat, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme - Veles. "Më 12.04.2026 në orën 14:00, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria L.D. (55) nga fsh. Pepelishtë, rrethina e Negotinës. Ai duke drejtuar një automjet udhëtarësh 'Jugo' me targa të Negotinës, ka goditur këmbësorin R.M. (62) nga po ky fshat, i cili ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të Negotinës", sqaruan nga SPB - Veles.

Budapest - Mandati gjashtëmbëdhjetëvjeçar i Viktor Orban në Hungari përfundoi të dielën, me humbjen zgjedhore të partisë së tij Fides. Dalja e madhe e papritur në ditën zgjedhore, që parriti pak nën 80 për qind, në fund doli në dobi të partisë së sapoformuar Tisa të Petar Maxharit, e cila fitoi bindshëm në zgjedhje.

Berlin - Pilotët e kompanisë ajrore gjermane "Lufthanza" filluan grevë dyditëshe që shkaktoi çrregullime serioze në komunikacionin ajror.

Donjeck – Një person është vrarë në sulmin rus me fluturake pa pilot në vijën e parë të frontit në rajonin Donjeck, pak para se të skadojë armëpushimi i shpallur me rastin e festës ortodokse Pashkët, njoftoi policia ukrainase. 

Londër - Kryeministri britanik, Kir Starmer refuzoi t'i bashkohet bllokadës së ngushticës së Hormuzit, të paralajmëruar nga presidenti amerikan, Donald Tramp, në kushte të rritjes së çmimeve të naftës dhe druajtjes nga presioni i shtuar ekonomik ndaj qytetarëve britanikë, lajmëroi DPA.

Pekin - Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez i bëri thirrje Kinës të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe në ruajtjen e rendit ndërkombëtar dhe në parandalimin e konflikteve globale, përfshirë edhe luftën në Iran dhe konfliktet në Ukrainë, Gazë dhe Liban, transmetoi agjencia EFE.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp dërgoi kritika të ashpra ndaj papës Leoni XIV, duke e quajtur “të tmerrshëm” në politikën e jashtme dhe “i dobët në luftën kundër krimit”. Në publikimin në platformën “Trut soushëll” (Truth Social), Trampi edhe më shumë i ashpërsoi marrëdhëniet me Vatikanin. 

Vatikan – Papa Leoni XIV sot i hodhi poshtë kritikat e ashpra të cilat i dërgoi në adresë të tij presidenti amerikan Donald Tramp pas deklaratave për luftën e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, duke porositur se thirrjet e Vatikanit për paqe dhe pajtim janë rrënjosur thellë në Ungjill dhe se ai nuk ka frikë nga administrata e Trampit. 

Uashington - SHBA-ja prej sot do të vendosë bllokadë në portet iraniane me qëllim që të parandalohet lëvizja e anijeve nëpër rutën kyçe për transport të naftës dhe gazit, kumtoi presidenti Donald Tramp. Ai paralajmëroi "bllokadë të plotë" të ngushticës së Hormuzit pas negociatave të pasuksesshme paqësore me Iranin.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp e akuzoi Iranin se nuk e ka përmbushur premtimin për hapjen e ngushticës së Hoprmuzit dhe përmes rrjetit të tij social "Truth Social" porositi se Teherani i shkelë ligjet ndërkombëtare dhe e rrezikon sigurinë globale.

Teheran – Forcat e armatosura iraniane i vlerësuan kufizimet amerikane për anijet në ujërat ndërkombëtare si “pirateri”, pas kërcënimit të Donald Trampit për bllokim të anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane. 

Nju-Jork - Çmimi i naftës shënoi rritje të konsiderueshme në tregtimin e hershëm, pasi që SHBA-ja kumtoi se prej sot vendosë bllokadë në portet iraniane.

Teheran  - Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad – Bager – Galibaf, u tall me presidentin amerikan, Donald Tramp për shkak të kërcënimit për bllokadë në portet iraniane, duke publikuar një fotografi me çmimet e karburanteve në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. 

Sanë - Lëvizja jemenase e huthëve premtoi se do t'i përshkallëzojë operacionet ushtarake kundër Uashingtonit dhe Tel-Avivit nëse vazhdojnë sulmet ndaj Teheranit, ceket në kumtesën nga e ashtuquajtuara ministri e lëvizjes e punëve të jashtme.

Kanberrë – Australia për herë të parë në histori do të ketë një femër në krye të ushtrisë tokësore, bëri të ditur Qeveria, duke njoftuar për ndryshime në udhëheqësinë e forcave mbrojtëse.  Gjeneral major Suzan Kojll, shefe aktuale për aftësi të shoqëruara, do ta ndërmarrë funksionin në korrik, duke e zëvendësuar gjeneral – majorin Sajmon Stjuart.  Kryeministri Entoni Albaneze deklaroi se bëhet fjalë për moment historik në ekzistencën 125-vjeçare të ushtrisë australiane. Ministri i Mbrojtjes, Riçard Marlls, gjithashtu e vlerësoi emërimin si “moment thellësisht historik”, duke theksuar se kjo do të ketë ndikim të rëndësishëm ndaj grave në forcat e armatosura. 

QËNDRONI TË LIDHUR