12:00/14 prill/2026
Shkup - Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë vizitë studimore në Republikën e Kroacisë nga 14 deri më 18 prill 2026. Vizita është organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh (UNOPS), në kuadër të projektit "Mbështetja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut". Delegacioni përbëhet nga nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Venko Filipçe, si dhe deputetet Ivanka Vasilevska, Dijana Toska, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Saranda Stafai Imeri, së bashku me përfaqësuesit e shërbimit parlamentar.
Shkup - Komuna e Çairit sot me fillim nga ora 11:30, do të shënojë fillimin e rikonstruimit të rrugës së “Samarxhinjve”, si dhe të pesë degëzimeve dhe rrugëve përreth në Çarshinë e Vjetër, një projekt që synon rikthimin e shkëlqimit të një prej hapësirave urbane më autentike në Shkup. Në këtë ngjarje pritet të ketë paraqitje edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i cili do të prezantojë aspektet kryesore të projektit dhe rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal dhe trashëgiminë kulturore.
Shkup - Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, bëri të ditur sot Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup. "Sektori i kontrollit sanitar në periudhën prej 6 deri më 11 prill mori 189 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 189 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren e kërkesave për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", informoi Ndërmarrja publike e qytetit.
Shkup - Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit, ku është matur 2 gradë Celsius. Siç kumton DPHM-ja, 5 Krushevë, 6 Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë, 7 Prilep, Shkup-Petrovec, Kavadar, Berovë, Lazaropole, 8 Kumanovë, Vinicë, 9 Shkup-Zajçev Rid, Pretor, Ohër, Strumicë, Demir Kapi,10 Tetovë, Bitollë, Veles, Gjevgjeli, 11 Shtip. Në Kodrën e Diellit ka dhe mbulesë bore prej 15 cm.
Stamboll - Të paktën shtatë persona, mes të cilëve edhe nxënës, janë plagosur kur një burrë i armatosur sot hapi zjarr në një shkoll të mesme në Turqinë juglindore - njoftojnë mediat lokale. Motivi i të shtënave deri tani nuk dihet, raporton DPA.
Romë – Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë katastrofë globale në bujqësi. Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka paralajmëruar se kriza e zgjatur në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë një katastrofë globale në bujqësi për shkak të ndërprerjeve në eksportet e plehrave dhe energjisë, rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe uljes së rendimenteve të kulturave, njoftoi Skaj Njuz.
Berlin – Kancelari gjerman, Fridrih Merc, ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, me çka ka bërë thirrje për ndërprerje të luftërave në pjesën jugore të Libanit dhe fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta paqësore. Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Kornelius, njoftoi se Merci në bisedën telefonike e theksoi nevojën nga qetësimi i situatës dhe e inkurajoi Netanjahun që të fillojë dialog të drejtpërdrejtë me autoritetet libaneze. Gjatë kësaj Merci e theksoi edhe nevojën për çarmatosje të grupit militant Hezbollah.
Frankfurt - Qindra fluturime janë anuluar në Gjermani për shkak të grevës së pilotëve të kompanisë ajrore "Lufthanza", e thirrur për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxhmentin e kompanisë rreth lartësisë së pagave dhe skemës së pensioneve. Që nga fillimi i grevës të hënën pas mesnate deri më tani janë anuluar më shumë se 1.100 ngritje dhe ulje në aeroportin në Frankfurt, i cili është qendra kryesore operative e "Lufthanza" dhe aeroporti më i madh në vend. Në Mynih janë anuluar pothuajse 700 fluturime.
Kiev – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se pala ukrainase do të zhvillojë bisedime me partnerët evropianë këtë javë për krijimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore. "Jam i sigurt: ose Ukraina do të bëhet pjesë integrale e sistemit evropian të sigurisë, ose disa në Evropë rrezikojnë të bëhen pjesë e botës ruse", tha Zelenski, transmeton Ukrinform.
Islamabad – Pakistani ka propozuar të jetë nikoqir i raundit të ri të negociatave ndërmjet SHBA-së dhe Iranit në Islamabad, të cilat pritet të mbahen në ditët në vijim, para skadimit të armëpushimit dyjavor, kumtuan përfaqësues zyrtar pakistanez. Sipas përfaqësuesve të paidentifikuar të Islamabadit, vendimi se ku do të mbahen bisedimet e mundshme të ardhshme varet nëse Uashingtoni apo Teherani kërkojnë një destinacion tjetër.
Bejrut - Sekretari i përgjithshëm i grupit të Hezbollahut, i mbështetur nga Irani, mbrëmë deklaroi se grupi e absolutisht refuzon proceset e paqes mes Izraelit dhe Libanit, të cilat pritet të zhvillohen sot në Uashington. Kasem u bëri thirrje presidentit libanez Xhozef Aun dhe kryeministrit Navaf Salam që të tërhiqen nga bisedimet, të cilat do të ndërmjetësohen nga SHBA-ja, duke pretenduar se sulmet izraelite ndaj Libanit kanë vazhduar me mbështetjen e SHBA-së, raportoi Skaj njuz.
Nju-Jork - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, u bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit të rifillojnë bisedimet e paqes dhe të bëjnë përpjekje serioze për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin në Lindjen e Mesme. “Pas javësh shkatërrimi dhe vuajtjesh, është e qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin aktual”, shkroi Guteresh në rrjetin social Iks, duke bërë thirrje për vazhdimin e negociatave.
Nju-Jork - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kallas, dënoi prishjen e së drejtës ndërkombëtare në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë në një takim të Këshillit të Sigurimit të KB-së mbrëmë. Ajo paralajmëroi se bota momentalisht ndodhet në situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Uashington - Ministri amerikan i Energjisë, Kris Rajt, deklaroi se çmimet e naftës me siguri do të mbeten të larta dhe mund të rriten edhe më tej derisa të normalizohet transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Ai, në forumin ekonomik të mbajtur në Uashington, tha se është e mundur që në javët në vijim çmimet e naftës të arrijnë kulmin, pas së cilës do të fillojë një rënie graduale.
Uashington – Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, shpreson se nuk do të jetë e nevojshme një ndërhyrje tjetër nga rezervat e naftës, por tha se IEA është “e gatshme të veprojë nëse goditja energjetike e shkaktuar nga lufta në Iran e kërkon atë”.
Mançester - Mançester Junajtedi humbi 2:1 në shtëpi ndaj Lidsit mbrëmë në raundin e 32-të të Premier ligës. Noa Okafor shënoi të dy golat për mysafirët. Sulmuesi zviceran shënoi në minutën e 5-të dhe të 29-të. Në minutën e 56-të, vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pasi Lisandro Martinez mori karton të kuq. Me dhjetë lojtarë, Junajtedi arriti të shënonte një gol, Kazemiro shënoi në minutën e 69-të.
Londër - Mbrojtësi i Totenhemit, Kristian Romero do ta lëshojë pjesën tjetër të sezonit 2025/26 për shkak të një dëmtimi në gju që mori gjatë ndeshjes kundër Sanderlendit, bën të ditur ESPN. Testet fillestare kanë zbuluar dëmtim të ligamentit, ndërsa ekzaminime të mëtejshme do të kryhen ditët në vijim për të përcaktuar seriozitetin e dëmtimit.