• e hënë, 23 shkurt 2026
MIA Flesh

12:00/23 shkurt/2026/

Shkup - Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski më 8 mars 2026 në Lubjanë do të promovohet anëtar i këshillit ndërkombëtar këshilldhënës të Fakultetit ekonomik pranë Universitetit në Lubjanë, thuhet në kumtesën nga Oda ekonomike, të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Shkup - Në vend këtë mëngjes janë matur temperatura nën zero, por sinoptikët për sot parashikojnë mot të kthjellët me temperaturë maksimale deri në 16 gradë.

Shkup - Nën ndikimin e një fushe me presion të lartë ajror, do të pasojë periudha e motit të qëndrueshëm dhe të thatë, përveç nesër drejt fundit të ditës kur do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu, njoftojnë nga DPHM.

Tiranë - Vitin e kaluar, numri i pagesave me karta krediti dhe debiti në Shqipëri arriti 27,2 milionë, që përbën një rritje prej 38,7 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Bruksel -  Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot para takimit të ministrave të jashtëm të Unionit në Bruksel deklaroi se nuk beson se do të arrihet përparim në miratimin e pakos së 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të bllokadës nga Hungaria dhe Sllovakia.

Budapest - Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot, në lidhje me mosmarrëveshjen për ndërprerjen e furnizimeve me naftë përmes naftëpërçuesit "Druzhba", se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet ta dijë se mund të humbasë vetëm duke sulmuar Hungarinë.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron e emëroi David Amiel (33) ministër të tij të ri të buxhetit, kumtoi Kabineti i Makronit.

Uashington - Agjencia amerikane për dogana dhe mbrojtje kufitare sot kumtoi se në mesnatë do ta ndërpresë pagesën e doganave të cialt vitin e kaluar u vendosën sipas Ligjit për autorizime të jashtëzakonshme ndërkombëtare ekonomike, të cilat Gjykata supreme e SHBA-së para tre ditësh i shpalli të paligjshme.

Katmandu - Të paktën 18 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Nepal, i cili ndodhi kur një autobus që udhëtonte nga Pokara për në Katmandu doli nga rruga dhe ra në lumin Trishuli, deklaroi sot shefi i Policisë së Trafikut të Qarkut, Dading Shishir Tapa.

Seul - Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhong Un është rizgjedhur sekretar i përgjithshëm i partisë në Kongresin e nëntë të Partisë së Punëtorëve të Koresë, njoftuan sot mediat e Koresë së Veriut.

QËNDRONI TË LIDHUR