MIA FLESH
- 15:00/21 shkurt 2026
15:00/21 shkurt 2026
Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të kryejë inspektim në ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan (Korridori 8). Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, Mickoski do të japë deklaratë për mediat pas inspektimit.
Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Lidhur me procesin e integrimit evropian, Maqedonia është viktimë e bullizimit, duhet ta pranojmë qartë dhe me zë të lartë, dhe gjithnjë e më shumë politikanë në Bruksel po e pranojnë këtë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij hapës në Konferencën "E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor: Integrimi politik, bashkëpunimi rajonal dhe qëndrueshmëria ekonomike në kohë sfidash globale", e cila për ditën e dytë radhazi po mbahet në Shkup nën organizim të Unionit Pan-Evropian të Maqedonisë.
Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Konferenca me temën "E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor: Integrimi politik, bashkëpunimi rajonal dhe qëndrueshmëria ekonomike në kohë sfidash globale" vazhdon sot në Shkup, me fjalime hapëse dhe tre diskutime në panel, ku do të flasin, ndër të tjerë, kryeministri Hristijan Mickovski dhe ish-presidenti Gjorge Ivanov.
Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit - minus tre gradë, ndërsa më e larta në Kavadar - shtatë gradë. Sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, minus një gradë është matur në Berovë, zero në Hanet e Mavrovës, një në Pretor, Strumicë dhe Krushevë, dy në Kriva Pallankë, Ohër dhe Manastir, tre në Prilep dhe Shtip, katër në Tetovë dhe Vinicë, pesë në Shkup-Petrovec dhe Veles, dhe gjashtë në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Një mijë e dhjetë kilogramë "ushqim i shëndetshëm" i pasigurt janë shkatërruar nga shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) tek 14 operatorë, si pjesë e 373 kontrolleve të kryera këtë javë, te operatorët e caktuar si objekte për prodhimin dhe tregtimin e ushqimit të shëndetshëm, njoftoi sot Agjencia.
Uashington, 21 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, me të cilën vendosen tarifa globale prej 10 për qind, pasi që Gjykata Supreme dje i pezulloi tarifat e tij të vendosura në prill të vitit të kaluar. "Është një nder i madh për mua që të nënshkruaj në Zyrën Ovale një tarifë globale prej 10 për qind për të gjitha vendet, që hyn në fuqi pothuajse menjëherë", shkroi Tramp në Truth Social.
Uashington. 21 shkurt 2026 (MIA) - Ushtria amerikane ka njoftuar se ka sulmuar një anije në Paqësorin lindor, të cilën e quajti të përfshirë në trafik droge, me ç'rast kanë humbur jetën tre persona. Komanda Jugore e SHBA-së (USSOUTHCOM) publikoi pamje të sulmit në faqen e saj të internetit dhe tha se anija ishte "e përfshirë në operacione të trafikimit të drogës".
Bejrut, 21 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 10 persona janë vranë dhe 50 të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në Luginën Beka në Liban. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kishin sulmuar qendrat e komandës së Hezbollahut në zonën Baalbek, pjesë e Luginës Beka. Hezbollahu ende nuk ka komentuar për incidentin. Sipas burimeve izraelite, midis të vdekurve është edhe një zyrtar i lartë i Hezbollahut.
Teheran, 21 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve Jashtme të Iranit, Abas Aragçi, ka njoftuar sot se numri zyrtar i të vdekurve në protestat antiqeveritare që shpërthyen në Iran në dhjetor dhe janar është 3.117, raporton DPA. "Duke përmbushur premtimin tonë për transparencë të plotë ndaj popullit tonë, qeveria iraniane ka publikuar tashmë një listë gjithëpërfshirëse të të gjitha 3.117 viktimave të operacionit të fundit terrorist, përfshirë rreth 200 oficerë. Nëse dikush kundërshton saktësinë e të dhënave tona, ju lutemi të ndani çfarëdo dëshmie", thekson Aragçi në një postim në rrjetin social X.
Uashington, 21 shkurt 2026 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, është gati të shqyrtojë një propozim që do t'i lejonte Iranit të mbante kapacitete "simbolike" të pasurimit të uraniumit, me kusht që Teherani të braktisë plotësisht aftësinë e tij për të zhvilluar bombë atomike, bënë të ditur zyrtarë të lartë amerikanë për Aksios.
Uashington, 21 shkurt 2026 (MIA) - Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, i ka kërcënuar vendet evropiane me kundërmasa nëse BE-ja favorizon prodhuesit vendas të armëve mbi ata amerikanë në furnizim, raportoi portali i brukselit "Politiko".