MIA Flesh
- Shkup - Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi sot në mëngjes është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë. "Sot (23.02.2026) në orën 06:10 në Vendkalimin kufitar Bllacë, në hyrje të vendit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili ishte i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar për hetimin për vepër të kryer penale sipas nenit 354 paragrafi 5 v.v. paragrafi3 v.v. pargrafi1 v.v. me nenin 22 nga KD", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Sara Ademi
- 08:52, 23 shkurt, 2026
09:00/ 23 shkurt/ 2026
Shkup - Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi sot në mëngjes është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë. "Sot (23.02.2026) në orën 06:10 në Vendkalimin kufitar Bllacë, në hyrje të vendit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili ishte i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar për hetimin për vepër të kryer penale sipas nenit 354 paragrafi 5 v.v. paragrafi3 v.v. pargrafi1 v.v. me nenin 22 nga KD", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në vendkalimet kufitare, sipas informatave nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i komuniakcionit jashtë mjediseve urbane është i matur. Vozitje e kujdesshme rekomandohet në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 6 deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranëssira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se beson që presidenti rus, Vlladimir Putin "tashmë e ka filluar" Luftën e tretë botërore, në intervistë për radiodifuzerin britanik Bi-Bi-Si. Duke folur në Kiev gjatë fundjavës para përvjetorit të katërt nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të martën, Zelenski tha se qëndrimi i tij për konfliktin është i ndryshëm nga ai i presidentit amerikan, Donald Tramp.
Amsterdam - Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot do të hapë procedurë paraprake kundër ish-presidentit filipinas Rodrigo Duterte, pothuajse një vit pas arrestimit të tij për dhjetëra akuza për vrasje. Aktakuza e ngarkon atë për të paktën 78 vrasje në "luftën kundër drogës" në vend, nga viti 2011 deri në vitin 2019.
Amsterdam - Kryeministri më i ri në historinë e Holandës do të betohet sot, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Rob Jeten, 38 vjeç, është gjithashtu personi i parë nga partia e tij liberale e krahut të majtë, D66, që merr postin më të lartë politik në Holandë.
Bruksel - Ministrat e punëve të jashtme të BE-së takohen sot në Bruksel për të diskutuar për kredinë e re për Kievin dhe paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Bisedimet po zhvillohen një ditë para përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Rusisë, më 24 shkurt 2022. Kredia prej 90 miliardë eurosh (106 miliardë dollarë) fillimisht u dakordua në dhjetor dhe u miratua nga Parlamenti Evropian.
Bratislavë - Kryeministri sllovak Robert Fico vlerësoi se ekziston rritje të mosbesit brenda në BE për shkak të Ukrainës, sepse udhëheqja e Unionit vazhdon ta mbështesë Kievin në dëm të vendeve anëtare. "Mosbesimi brenda në BE po rritet me një shpejtësi të madhe. Nëse BE-ja i jep përparësi interesave të Ukrainës para interesave legjitime të vendeve anëtare të BE-së, kjo do të çojë në pamundësinë e Unionit për të marrë vendime të rëndësishme që kërkojnë pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare", deklaroi Fico në një video-fjalim në Fajsbuk.
Moskë - Rusia do të vazhdojë të rrisë potencialin dhe gatishmërinë luftarake të të gjitha llojeve dhe shërbimeve të forcave të saj të armatosura, deklaroi presidenti rus Vladimir Putini. Në një video-fjalim mbrëmë, Putin uroi rusët për Ditën e Mbrojtësve të Atdheut, e cila festohet më 23 shkurt.
Nju-Jork - Për shkak të stuhisë së fuqishme dimërore sot në mbarë verilindjen e SHBA-së janë mbyllur shkollat, është ndërprerë transporti publik dhe janë anuluar mijëra fluturime ajrore, ndërkaq banorët e atij rajoni janë paralajmëruar për reshje të rrëmbyeshme, erëra të fuqishme dhe kushte të rrezikshme për udhëtim, kumtuan autoritetet lokale. Shërbimi postar i SHBA-së kumtoi se stuhia në verilindje të vendit, nga Uashongtoni deri në Angli të Re, mund ta ngadalësojë përpunimin, transportin dhe dërgimin e postës dhe pakove.