• e diel, 22 shkurt 2026
MIA Flesh

18:00/ 20 shkurt/ 2026

Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të vizitës së punës në Komunën e Prilepit, zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Dejan Prodanoski, ku u diskutua për gjendjen dhe mundësitë zhvillimore në sektorin e minierave, si dhe për përfitimet që vetëqeverisja lokale ka nga aktivitetet koncesionare.

Shkup - Në Fakultetin për teknologji informatike dhe komunikuese në Manastir sot pasdite do të mbahet debat publik për propozim-ligjin për arsimin e lartë, së bashku me kuadrin mësimor-shkencor nga Universiteti "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir dhe nga Universiteti "Shën Apostoli Pal" - Ohër. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në konferencë për shtyp tha se është e kënaqur nga debati i parë publik në universitetet shtetërore, që pardje u mbajt në Universitetin "Nëna Terezë" në Shkup, sepse profesorët, tha, diskutuan lirshëm për nene të ligjit.

Shkup - Vëllimi i parë i Fjalorit Etimologjik Maqedonas është vepër me rëndësi të jashtëzakonshme për gjuhën maqedonase, letërsinë dhe shkencën. I gjithë projekti për fjalorin e parë të këtij lloji është dëshmi se kur vendi investon në shkencë, ndërsa punonjësit shkencor me përkushtim hulumtojnë dhe krijojnë vlera të reja, atëherë arrihen rezultate të rëndësishme dhe të qëndrueshme, deklaroj ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, në promovimin e Fjalorit, i cili është një nga projektet kërkimore-shkencore të financuara në vitin 2025 nga mjetet buxhetore. Autori i tij është prof. dr. Goce Cvetanovski, këshilltar shkencor në Institutin e Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov” – Shkup.

Shkup - Nga Dubai ekstradohet personi i kërkuar me urdhërarrest nga policia e Maqedonisë së Veriut, ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. "Sot u ekstradua nga Dubai në vendin tonë Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjet e gjashtë muajsh për veprën penale "prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese", e ndëshkueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 i Kodit Penal", bëri të ditur Ministria.

Paris - Aeroplanmbajtësja franceze "Sharl de Gol" po fillon një mision në Atlantikun e Veriut dhe Detin Baltik, njoftoi sot Ministria e Forcave të Armatosura të Francës. Misioni vjen në një kontekst paqëndrueshmërie për shkak të Rusisë dhe oreksit të presidentit të SHBA-së Donald Tramp për Grenlandën, raportoi një agjenci lajmesh franceze.

Berlin - Kina vitin e kaluar ishte partnerja më e rëndëishme tregtare e Gjermanisël, ndërsa SHBA-ja ra në vendin e dytë pas trazirave të shkaktuara nga politika doganore e Donald Trampit, tregon raporti i publikuar sot nga Enti federal gjerman për tatistika (Destatis). Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë mes Gjermanisë dhe Kinës arriti 251,8 miliardë euro në vitin  2025, që paraqet rritje prej 2,1 për qind në krahaism me vitin e kaluar. Në kundërshtim me këtë, tregtia e jashtme gjermane me SHBA-në është pakësuar për pesë për qind, në 240,5 miliardë euro.

Uashington - Federata Botërore e Futbollit FIFA, është zotuar të investojë 50 milionë dollarë në ndërtimin e Stadiumit Kombëtar dhe fonde shtesë për fusha të tjera futbolli (si p.sh. 15 milionë dollarë për Akademinë e FIFA-s). FIFA po e ndërmerr këtë hap sepse rajoni përballet me një infrastrukturë të shkatërruar pas dy vitesh lufte. Kjo ide u paraqit në takimin e parë të djeshëm të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington.

Nju-Jork - Përmbaruesit e tetamentit të financueist të dënuar Xhefri Epstin u dakorduan nga prona e tij të paguhen deri 35 milionë dollarë për zgjidhje të padisë kolektive në të cilën dy bashkëpunëtorët e tij të afërt janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje të tregtisë me gra të reja dhe minorene, ceket në parashtresën gjyqësore të publikuar dje.

Liven - Britanikja Kili Hoxhkinson vendosi një rekord të ri botëror në vrapimin 800 metra në takimin e atletikës në salla të mbyllura në qytetin francez Liven. Hoxhkinson e përshkoi pistën në kohën 1:54.88 minuta, duke e thyer me 94 të qindtat rekordin 24-vjeçar të mbajtur nga sllovenja Jolanda Çeplak.

QËNDRONI TË LIDHUR