15:00/ 22 shkurt/ 2026
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi se procedurat në terren për projektin BRT do të fillojnë në vitin 2027, ndërsa paraprakisht do të ketë furnizim me mbi 100 autobusë të rinj për ripërtëritjen e transportit publik. "Për BRT-në, para së gjithash, jam shumë i lumtur që më në fund e zhbllokuam procesin me BERZH-in. Ishte një punë e mundimshme për më shumë se tre muajt e fundit, për aq kohë sa unë kam qenë kryetar i Qytetit të Shkupit. Besoj se diku në gjysmën e dytë të këtij viti kalendarik do të fillojmë tenderimin për atë procedurë. Është një projekt serioz për qytetin e Shkupit që në përgjithësi do t'i zgjidhë këto turma të komunikacioni që kemi, të cilat lidhen me funksionimin e autobusëve në linjat aktuale në qytetin e Shkupit, theksoi Gjorgjievski në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.
Shkup - Mbrëmë së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, inspektuam aktivitetet ndërtimore të njërit prej projekteve më të rëndësishme dhe më të dashura të infrastrukturës për mua, Bulevardit "Maqedonia", me të cilin Shkupi do të bëhet me qarkullimin e parë nëntokësore. Punimet po zhvillohen me dinamikë të shtuar, dhjetëra kamionë dhe makineri ndërtimi janë në terren, madje edhe në orët e mbrëmjes, kur komunikacioni është i reduktuar dhe nuk krijohen turma shtesë. Kjo praktikë e punës intensive do të vazhdojë deri në fund të mandatit tim, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Reshje të lehta bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në aksin rrugor Tetovë-Gostivar-Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit, informoi LAMM.
Shkup- Temperatura më e ulët prej -6 gradë Celsius sot në mëngjes në 08:30 është matur në Kodrën e Diellit, ku ka edhe shtresë më të lartë të borës prej 97 centimetra. Në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë është matur temperatura -4, -2 në Berovë, -1 në Prilep, 0 në Kriva Pallankë, Shtip, Ohër, Pretor dhe Vinicë, 1 gradë në Shkup-Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir, 2 në Shkup-Zajçev Rid, në Strumicë dhe Kavadar, 3 ë Demir Kapi, ndërsa më së nxehti është në Gjevgjeli ku janë matur 4 gradë Celsius.
Karakas - Gjithsej 80 të burgosur politikë u liruan mbrëmë në Venezuelë si pjesë e një amnistie, deklaroi kryetari i Parlamentit, Horhe Rodrigez. "Sot, 80 persona u liruan në Karakas", tha ai, pasi sistemi gjyqësor venezuelian liroi 379 të burgosur politikë pas miratimit të Ligjit të Amnistisë.
Nju-Jork - Një stuhi e re dëbore po kërcënon Bregun Lindor të SHBA-së, pasi në disa vende, përfshirë Nju-Jorkun, pritet shtresë dëbore deri mbi 30 centimetra, kumtoi Shërbimi kombëtar meteorologjik. Pas stuhisë së fortë dimërore në fund të janarit, qytetet kryesore në verilindje të SHBA-së, si Nju-Jorku, Filadelfia, Bostoni dhe kryeqyteti Uashington, po përgatiten për më shumë reshje dëbore dhe erëra të forta.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se ai dhe guvernatori i Luizianës, Xhef Landri, kishin rënë dakord të dërgonin një anije spitalore në Grenlandë, një territor danez që për të cilin vazhdimisht përsërit se dëshiron ta aneksojë drejt SHBA-së.
Lviv- Një police e humbi jetën, ndërsa të paktën 15 persona janë lënduar gjatë natës në shpërthime në qytetin Lviv në Ukrainën veriperëndimore, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit, duke e përshkruar incidentin si një akt terrorizmi.
Islamabad - Pakistani kumtoi se ka kryer sulme ndërkufitare në bazat e militantëve në Afganistan në përgjigje të një serie sulmesh vetëvrasëse gjatë Ramazanit, për të cilat pretendon se janë kryer nga territori afgan.
Tripoli - Pesë trupa të emigrantëve, përfshirë dy gra, u gjetën në bregun në Kasr al-Akjar, një qytet që ndodhet 73 kilometra në lindje të kryeqytetit libian Tripoli, deklaroi mbrëmë një oficer policie.
Uashington – I dërguari special amerikan, Stiv Uitkof, paralajmëroi se negociatat për një plan paqësor për Ukrainën mund të zhvillohen brenda tre javësh, gjë që, sipas tij, do të hapte rrugën për një takim trepalësh midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, Donald Tramp, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski.
Kopenhagë- Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se Danimarka nuk kishte dijeni se një anije spitalore është rrugës drejt Grenlandës.Në të njëjtën kohë, ai theksoi se banorët e Grenlandës e marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.