• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: BDI vetë i shkruan kërcënimet dhe i denoncon në MPB

Mexhiti: BDI vetë i shkruan kërcënimet dhe i denoncon në MPB

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - BDI vetë i shkruan kërcënimet dhe i denoncon në MPB, tha sot zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që Eljesa Neziri i propozuar si drejtor i Entit shtetëror për pronësi industriale ka kallëzim penal për dhunë.

"Askush nuk e kërcënoi BDI-në derisa ishin në pushtet, kështu që nuk ka asnjë logjikë që t'i kërcënojnë  tani që janë në opozitë. Kanë problem me vetveten. Sipas informacioneve të mia të konfirmuara, vetë i shkruajnë kërcënimet dhe i denoncojnë në MPB. Në pjesën e kërcënimeve, as ne dhe as ata nuk duhet të kemi frikë për liderët e tyre, ndërsa në fushën e shkeljes së ligjeve dhe përgjegjësisë, kjo është çështje tjetër", theksoi Mexhiti.

Се додека граѓаните во државата, без разлика од која етничка припадност се, сакаат да се занимаваат со наука, истражување, не треба да се плашиме. Одиме кон прогрес, одиме кон еволуција, изја

Vlerësimi i tij është se duhet pasur shumë kujdes se çfarë informacioni i jepet publikut.

"Nuk është e vërtetë që Neziri ka kallëzim penal. Ai merret me sport, futboll dhe gjatë organizimit të një turneu ka pasur tension në publik, ka hyrë për t'i ndarë dhe ka qenë dëshmitar. Nëse shkojmë ashtu, atëherë askush nga ne nuk përmbush kushtet për të qenë pjesë e qeverisë. Duhet të jemi më konkret dhe publiku të informohet në detaje. Ka edhe shumë 'fejk njuz' të tjera që vijnë nga BDI-ja, p.sh., për patrullimin e policisë serbe në Ohër dhe këtë e paraqesin para qytetarëve si të ketë ndodhur për herë të parë, ndërsa ky është një protokoll që ka nënshkruar BDI me Serbinë për patrullimin e policëve serbë në Ohër dhe kanë deklaratë publike, atëherë kur ishin në pushtet e mirëprisnin një iniciativë të tillë", tha Mexhiti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas fillimit të fushatës "Vepro tani, për natyrën".

Sipas tij, BDI dëshiron të fajësojë dikë tjetër për atë që ka bërë.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dje ka informuar se deputetët e BDI-së kanë marrë mesazhe në formë elektronike me kërcënime nga një dërgues i panjohur dhe kanë apeluar deri te institucionet kompetente që të hetojnë incidentin. Nga ana tjetër, MPB-ja të premten informoi se më 25 korrik në orën 13:58 në stacionin policor “Qendër”, përfaqësues i një partie politike ka denoncuar se më 23 korrik 2024 në orën 18:15. nga një email adresë e panjohur, në adresën elektronike zyrtare të disa deputetëve në Kuvend, është dërguar mesazh me përmbajtje kërcënuese.

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR