• e enjte, 11 korrik 2024

MASH dhe Byroja për zhvillim të arsimit fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë

MASH dhe Byroja për zhvillim të arsimit fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë

Shkup , 10 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillimin e arsimit filluan konsultimin  publik për programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Në kumtesën e MASH theksohet se të gjithë palët e interesuara për përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor do të mund të marrin pjesë në konsultimin publik me sugjerimet dhe propozimin e zgjidhjeve për ndryshimet e mundshme në draft programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë që tashmë janë përgatitur nga ekipet e ekspertëve  të përbërë nga këshilltarë të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, profesorë universitаrë  dhe mësimdhënës  të shkollave fillore.

Vërejtjet /sugjerimet dhe zgjidhjet e propozuara për çdo program mësimor të veçantë futen në formularin në vazhdim link dhe dërgohen në adresën elektronike  për klasën përkatëse: nastavniprogrami7@mon.gov.mk; nastavniprogrami8@mon.gov.mk; nastavniprogrami9@mon.gov.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillimin e arsimit filluan konsultimin publik për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën, me qëllim që palët e interesuara, veçanërisht mësimdhënësit  të kenë mundësi të njoftohen me programet mësimore dhe nëse kanë sugjerime dhe propozim zgjidhje për ndryshime të mundshme në draft programeve mësimore për klasën  e shtatë, tetë dhe të nëntë, të japin mendimin e tyre të argumentuar  për përmirësimin e tyre.

"Qeveria e re ka shtyrë zbatimin e Konceptit për arsimin fillor  në klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë për vitin shkollor 2024/25 për shkak të reagimeve të publikut, veçanërisht në lidhje me integrimin e lëndëve të veçanta mësimore, që shkaktoi vështirësi në organizimin dhe realizimin e mësimdhënies. Ndryshimet që do të pasojnë do të krijohen përmes një konsensusi më të gjerë dhe respektimit të mendimit të mësimdhënësve", theksohet në kumtesën e MASH.

Pritet, njoftojnë nga MASH që të gjitha palët e interesuara të përfshihen në konsultimin publik dhe të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së programeve mësimore dhe rrjedhimisht i gjithë procesi mësimor në arsimin fillor. 

Formularët e plotësuar, nënvizohet mes tjerash mund të dorëzohen më së voni deri më  31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e pranuara, ndërsa  sublimimi i vëzhgimeve të marra, si dhe aktivitetet e ndërmarra do të prezantohen publikisht. Programet e reja mësimore do të futet  gradualisht, nga viti shkollor 2025/26 në klasën e shtatë, në vitin 2026/27 në klasën e tetë dhe në vitin 2027/28 në klasën e nëntë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR