• e hënë, 16 mars 2026

Marinakis e hedh poshtë mundësinë që Greqia të kyçet në operacionet në Ngushticën e Hormuzit

Marinakis e hedh poshtë mundësinë që Greqia të kyçet në operacionet në Ngushticën e Hormuzit

Athinë, 16 mars 2026 (MIA) - Nuk po inicohet asnjë çështje në lidhje me përfshirjen e vendit tonë në operacionet në Ngushticën e Hormuzit, theksoi zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në takimin e sotëm të rregullt me gazetarët, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë do të bëjë Greqia në rast se BE-ja zgjeron Operacionin Aspides ("Mburoja") në Ngushticën e Hormuzit, Marinakis shpjegoi se operacioni konkret evropian "është i përcaktuar gjeografikisht në Detin e Kuq dhe nuk vlen për Ngushticën e Hormuzit".

"Në këtë operacion marrin pjesë anije vetëm nga Greqia dhe Italia dhe cili është qëllimi i këtij operacioni? Qëllimi është siguria dhe mbrojtja e anijeve. Kjo është përfshirja e Greqisë. Ajo që mund të them pas komunikimit me Ministrinë grke të Punëve të Jashtme është se vendi ynë vazhdon t'i bëjë thirrje Iranit që të përmbahet nga çdo aktivitet që pengon lirinë e lundrimit. Është thelbësore, dhe të gjithë e kuptojnë pse, që të ketë zbatim të plotë të së drejtës ndërkombëtare, ky është qëndrimi i vendit tonë dhe një kthim në diplomaci. Dhe në asnjë rast nuk kemi ndërmend të angazhohemi në luftë", theksoi Marinakis.

Mediat greke raportuan dje se, sipas "Fajnensgël Tajms", në tryezë në Bashkimin Evropian është mundësia e zgjerimit të operacionit Aspides në Ngushticën e Hormuzit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR