• e martë, 17 mars 2026

Eurostat: 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

Eurostat: 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

 Tiranë, 16 mars 2026 (MIA) - Sipas të dhënave të Eurostatit për strukturën e popullsisë së huaj sipas vendit të lindjes, rreth 557 mijë persona të lindur në Shqipëri jetonin në Itali, ndërsa rreth 416 mijë rezultojnë si shtetas shqiptarë.

Diferenca mes këtyre dy shifrave lidhet kryesisht me faktin që një pjesë e emigrantëve shqiptarë kanë marrë ndërkohë shtetësinë italiane, që vlerësohet rreth 141 mijë persona. 

"Kjo e konfirmon komunitetin shqiptar si të dytin më të madh në Itali pas atij rumun, duke ruajtur një prani shumë të konsoliduar në tregun italian të punës dhe në strukturën sociale të vendit. Shtetasit e lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të totalit të emigrantëve në Itali. Kjo e konfirmon komunitetin shqiptar si të dytin më të madh në Itali pas atij rumun, duke ruajtur një prani shumë të konsoliduar në tregun italian të punës dhe në strukturën sociale të vendit. Shtetasit e lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të totalit të emigrantëve në Itali", publikuan mediat shqiptare.

 Duke pasur parasysh popullsitë aktuale të dy vendeve, Rumania me 19 milionë banorë dhe Shqipëria me 2.36 milionë banorë, komuniteti shqiptar në Itali, në raport me popullsinë në vendin mëmë, është disa herë më i madh se ai rumun.

 Eurostat nuk raporton të dhënat për Greqinë, ku jetojnë një numër i lartë emigrantësh shqiptarë, që vlerësohet që janë në të njëjtin nivel, ose më shumë se në Itali.

 Në raport me popullsinë, Shqipëria ka numrin më të lartë të emigrantëve në Europë, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR