Përleshje midis Hezbollahut dhe forcave izraelite në jug të Libanit
- Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve (NNA) sot raportoi për përleshje midis Hezbollahut dhe forcave izraelite në pjesën jugore të Libanit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:49, 16 mars, 2026
Bejrut, 16 mars 2026 (MIA) - Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve (NNA) sot raportoi për përleshje midis Hezbollahut dhe forcave izraelite në pjesën jugore të Libanit.
Përleshjet po zhvillohen në boshtin Odaise-Tejbe, si dhe në qytetet kufitare Jarun dhe Marun al-Ras.
"Armiku po përpiqet të depërtojë në territorin libanez nën breshëri dhe të shtëna", raportoi NNA.
Paraprakisht, Izraeli tha se po vazhdon me sulmet ndaj Libanit, por ishte i hapur për negociata të mundshme me qeverinë libaneze. Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Deni Danon, theksoi se negociatat janë efektive "vetëm kur do t'i dobësoni mundësitë e armikut tënd".
Foto: Arkivi i MIA-s