Trampi sërish u kërkon aleatëve të ndihmojnë në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit
- Presidenti amerikan Donald Trampi sot u kërkoi përsëri aleatëve të ndihmojnë në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke i kritikuar ata për "mos entuziazëm për të ndihmuar".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:31, 16 mars, 2026
Uashington, 16 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi sot u kërkoi përsëri aleatëve të ndihmojnë në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke i kritikuar ata për "mos entuziazëm për të ndihmuar".
"Disa ishin shumë entuziastë, disa jo. Midis tyre ka vende që i kemi ndihmuar për shumë, shumë vite. I kemi mbrojtur nga kërcënime të tmerrshme të jashtme, ndërsa ata nuk ishin entuziastë për të ndihmuar. Niveli i entuziazmit është i rëndësishëm për mua", theksoi Trampi.
Disa aleatë të ShBA-së sot deklaruan se nuk planifikojnë të dërgojnë anije për të ndihmuar në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit.
Foto: EPA