Pistorius: Konflikti me Iranin nuk është luftë evropiane
- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot deklaroi se lufta me Iranin nuk është luftë evropiane dhe se Evropa nuk e ka filluar luftën.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:56, 16 mars, 2026
Berlin, 16 mars 2026 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot deklaroi se lufta me Iranin nuk është luftë evropiane dhe se Evropa nuk e ka filluar luftën.
"Çfarë pret Donald Trampi që disa ose dy fregata evropiane të bëjnë në Ngushticën e Hormuzit, që marina e fuqishme amerikane nuk mund ta bëjë", theksoi Pistoriusi, duke reaguar ndaj deklaratës së Trampit se mungesa e ndihmës për Uashingtonin mund të ketë pasoja për NATO-n.
Paraprakisht, zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefan Kornelius deklaroi se konflikti ShBA-së dhe Izraelit me Iranin nuk ka lidhje me NATO-n dhe se Gjermania nuk planifikon të përfshihet në të.
"As ShBA-të dhe as Izraeli nuk na kanë konsultuar para luftës, ndërsa Uashingtoni që në fillim të luftës e bëri të qartë se ndihma evropiane nuk i nevojitet dhe nuk është e dëshirueshme", theksoi Korneliusi.
Foto: DPA