• e diel, 22 shkurt 2026

Më së ftohti dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Më së ftohti dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 22 shkurt 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -6 gradë Celsius sot në mëngjes në 08:30 është matur në Kodrën e Diellit, ku ka edhe shtresë më të lartë të borës prej 97 centimetra. Në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë është matur temperatura -4, -2 në Berovë, -1 në Prilep, 0 në Kriva Pallankë, Shtip, Ohër, Pretor dhe Vinicë, 1 gradë në Shkup-Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir, 2 në Shkup-Zajçev Rid, në Strumicë dhe Kavadar, 3 ë Demir Kapi, ndërsa më së nxehti është në Gjevgjeli ku janë matur 4 gradë Celsius. 

Siç informoi Drejtoria pë Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e hershme të mëngjesit në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e fortë nga drejtimi vetior, e cila lokalisht do të arrijnë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë Celsius. ls/

Foto:Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR