Gjorgjievski në FB: Me kryeministrin Mickoski mbrëmë inspektuam aktivitetet ndërtimore në bulevardin "Maqedonia"
- Mbrëmë së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, inspektuam aktivitetet ndërtimore të njërit prej projekteve më të rëndësishme dhe më të dashura të infrastrukturës për mua, Bulevardit "Maqedonia", me të cilin Shkupi do të bëhet me qarkullimin e parë nëntokësore. Punimet po zhvillohen me dinamikë të shtuar, dhjetëra kamionë dhe makineri ndërtimi janë në terren, madje edhe në orët e mbrëmjes, kur komunikacioni është i reduktuar dhe nuk krijohen turma shtesë. Kjo praktikë e punës intensive do të vazhdojë deri në fund të mandatit tim, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.
Shkup, 22 shkurt 2026 (MIA) - Mbrëmë së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, inspektuam aktivitetet ndërtimore të njërit prej projekteve më të rëndësishme dhe më të dashura të infrastrukturës për mua, Bulevardit "Maqedonia", me të cilin Shkupi do të bëhet me qarkullimin e parë nëntokësore. Punimet po zhvillohen me dinamikë të shtuar, dhjetëra kamionë dhe makineri ndërtimi janë në terren, madje edhe në orët e mbrëmjes, kur komunikacioni është i reduktuar dhe nuk krijohen turma shtesë. Kjo praktikë e punës intensive do të vazhdojë deri në fund të mandatit tim, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.
"Një projekt që ka ngecur prej vitesh tani po merr një vrull të ri, një afat kohor të qartë dhe një vizion për zhvillim modern urban. Edhe pse faza e tretë, qarkullimi nëntoksor është ndërtuar tashmë, vënia e saj e plotë në funksion është e mundur vetëm me zbatimin e të gjitha fazave", thuhet në publikimin e Gjorgjievskit.
Theksohet se faza e parë filloi disa javë më parë dhe tashmë po zbatohet me aktivitete konkrete në terren.
"Në kuadër të kësaj faze, po kryhet rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës ekzistuese, si dhe zgjerimi i korsive individuale rrugore me qëllim përmirësimin e ndjeshëm të rrjedhës dhe funksionalitetit të komunikacionit. Projekti përfshin bulevardin "Boris Trajkovski" (te Rampa), rrugët "11 Tetori" dhe "Prolet", si dhe një pjesë nga bulevardi "Maqedonia" deri te kryqëzimi i bulevardit "Boris Trajkovski", nga ku vazhdon në fazën tjetër", shpjegon Gjorgjievski.

Thekson se është planifikuar edhe zgjerimi i rrugës "Prolet", në segmentin nga Stacioni i Policisë "Prolet" deri te Kombinati i Duhanit, me një korsi shtesë. Kryqëzimi në këtë segment, siç thotë, për arsye sigurie, do të rregullohet me dy ishuj në formën e një trekëndëshi dhe tre në formën e një pike loti, gjë që do të rrisë ndjeshëm sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Siç thekson, në fazat e ardhshme është planifikuar ndërtimi i një rrethrrotullimi te "Maqedonia e re", si dhe dy rrethrrotullimeve të tjera në segmentin midis bulevardit "Koço Racin" dhe rrugës "Jordan Mijalkov" (Hekurudha), si dhe zgjerimi i bulevardit "Shën Cirili dhe Metodi".
Theksohet se qarkullimi nëntokësor do të ketë gjashtë korsi - katër për qarkullim të automobilave në dy drejtime dhe dy të destinuara për transport publik, si dhe shtigje shtesë për këmbësorë.
"Me lëshimin e saj në përdorim, pritet një ulje e ndjeshme e turmës, lëvizje më e shpejtë dhe më efikase nëpër zonën qendrore të qytetit dhe krijimi i një hapësire urbane më të sigurt, më të rregullt dhe më të rehatshme. Ky është një kapitull i ri në zhvillimin e Shkupit. Me zgjidhje moderne të infrastrukturës që nuk kanë qenë karakteristike për qytetin deri më tani, po bëjmë një hap vendimtar drejt një qyteti modern, funksional dhe vërtet evropian. Po e ndërtojmë Shkupin me punë. Me vizion. Me përkushtim. Po e ndërtojmë Shkupin së bashku. Në mënyrën e Shkupit!, thekson kryetari i Qytetit t Shkupit Orce Gjorgjievski në postimin e tij në Fejsbuk. ls/
Foto: FB Orce Gjeorgjievki