• e hënë, 23 shkurt 2026

Ka ndërruar jetë një strugane pasi që e ka përplasur një automjet motorik

Ka ndërruar jetë një strugane pasi që e ka përplasur një automjet motorik

Shkup, 22 shkurt 2026 (MIA) - Një grua shtatëdhjetëvjeçare mbrëmë ka ndërruar jetë në Spitalin e Strugës si pasojë e një aksidenti trafiku, kur u përplas nga një kamion i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga.

"Më 21 shkurt 2026, rreth orës 16:30, Departamenti i Policisë së Strugës mori një njoftim se në rrugën Struga, një kamion "iveko" me targa të Strugës i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga ka goditur 70-vjeçaren I.I. nga fshati Mislodezhda, Strugë. Pas aksidentit, I.I. u transferua në Qendrën Mjekësore të Strugës për ndihmë mjekësore, ku më vonë vdiq", njoftojnë nga policia.

Është kryer inspektim nga ana e SPB Strugë, ndërsa në orën 21:40, nëpunësit e policisë arrestuan N.O. dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim përkatës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR