Borë në aksin rrugor Tetovë-Gostivar-Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Reshje të lehta bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në aksin rrugor Tetovë-Gostivar-Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit, informoi LAMM.
Shkup, 22 shkurt 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Reshje të lehta bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në aksin rrugor Tetovë-Gostivar-Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit, informoi LAMM.
Siç theksojnë nga atje, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s