• e diel, 25 gusht 2024

VLEN: LSDM është zëdhënëse e BDI-së!

VLEN: LSDM është zëdhënëse e BDI-së!

Shkup, 23 gusht 2024

Opozita është tërësisht e dërrmuar nga humbja në zgjedhje. Frika nga ajo që po vjen ua ka hequr aftësinë për të menduar në mënyrë racionale. Kështu, LSDM nuk e kupton që tani BDI-ja po e përdor si zëdhënës të vetin.

Duke qenë se udhëheqësia e kriminalizuar e BDI-së u përpoq të siguronte ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi për të krijuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in për tradhti, tani po i servon informacione të rreme LSDM-së.

Dhe kështu, dëshpërimi për vëmendje mediatike e bën të vetën. Ata mendojnë se me rrëfime të tilla gjoja bombastike do të mbulojnë dobësitë e tyre të brendshme. Prandaj, i themi LSDM-së dhe BDI-së të mos sillen sipas asaj fjalës “pula e uritur, ëndërron misër”! Le të presin vendimin përfundimtar të gjykatave për ekstradimin përpara se të dalin me absurditete. Dhe mund të jenë plotësisht të sigurt se koalicioni qeveritar nuk mund të tronditet nga struktura të zhytura deri në fyt në korrupsion politik, të cilat janë në një frikë panike nga përgjegjësia penale.

Koalicioni VLEN

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR