• e enjte, 03 tetor 2024

Kryeministrja italiane Meloni bëri thirrje për deeskalim të situatës në Liban dhe në rajon

Kryeministrja italiane Meloni bëri thirrje për deeskalim të situatës në Liban dhe në rajon

Romë, 1 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni tha sot se vendi i saj mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me aleatët për stabilizimin e situatës në kufirin ndërmjet Izraelit dhe Libanit, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ajo theksoi se deeskalimi i situatës në rajon është i domosdoshëm dhe urgjent. 

"Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët për të stabilizuar kufirin midis Izraelit dhe Libanit  që personat e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpi. Deeskalimi në nivel rajonal është i domosdoshëm dhe urgjent dhe Italia do të marrë pjesë në proces si kryesuese e G-7", tha Meloni. 

 Kryeministrja italiane tregoi se po e ndjek nga afër situatën dramatike në Liban dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes.

 "Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet, si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian UNIFIL të vendosur në jug të Libanit", theksoi Meloni.

 Ministri italian i Mbrojtjes Guido Kroseto dje deklaroi se ushtarët italianë në Liban janë në pozicione të sigurta dhe janë strehuar në bunkerë si masë paraprake.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR