• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq nesër për vizitë në Shkup

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq nesër për vizitë në Shkup

Beograd, 6 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq nesër me delegacion qeveritar do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të realizojë takim me kryeministrin, Hristian Mickoski, ndërkaq do të nënshkruhet Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e gazit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Sipas kumtesës nga Qeveria e Republikës së Serbisë, kryeministri serb do të pritet në orën 10:00 para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të pasojë takim tet-a-tet mes kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski dhe kryeminsitrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Pas takimit të dy kryeministrave, është paraparë takim i delegacioneve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë. Më pas do të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e gazit mes Minsitrisë së Xehtarisë dhe Energjetikës të Republikës së Serbisë dhe Minsitrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Janë paraparë edhe deklarata për mediumet të kryeministrave Mickoski dhe Vuçeviq.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR