• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s

Kryeministri Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Sipas informacioneve nga Qeveria, delegacioni do të përbëhet edhe nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe ai i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në samit do të shënohet 75-vjetori i themelimit të NATO-s dhe do të diskutohen të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski, të premten në mëngjesin e punës së NATO-s të përpara Samitit në Uashington javën e ardhshme, theksoi se jemi mirënjohës që NATO njeh Ballkanin Perëndimor si një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.

"Ne besojmë fuqishëm se vazhdimi i koordinimit të ngushtë dhe aktiviteteve të përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon janë të një rëndësie thelbësore, në radhë të parë duke përshpejtuar proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik. Kjo është thelbësore për forcimin e stabilitetit dhe mbylljen e vakumit që është i përshtatshëm ndaj ndikimeve destabilizuese nga palët e treta", vuri në dukje Mucunski.

Mucunski, në një video të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, tha se ngjarja është një mundësi e shkëlqyer për të "demonstruar unitetin e të gjithë aleatëve dhe përkushtimin e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit transatlantik".

Новата Влада на Северна Македонија, предводена од премиерот Христијан Мицкоски, ќе биде силно фокусирана на евроинтеграциите на земјата, изјави денеска новиот министер за надворешни работи и

"Sot udhëtojmë për në SHBA, ku delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë strategjikë për organizimin e këtij samiti historik, në të cilin Aleanca feston 75 vjetorin e ekzistencës. Ngjarja është një mundësi e shkëlqyer për të demonstruar unitetin e të gjithë aleatëve dhe angazhimin e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit transatlantik. Ne vazhdojmë të jemi një aleat i besueshëm i NATO-s, me më shumë se 2% të investimeve të PBB-së në mbrojtje, si dhe me mbështetjen që i ofrojmë Ukrainës", tha Mucunski në një video-fjalim.

Për momentin nuk ka informacione për takime dypalëshe të kryeministrit Mickoski me anëtarët e delegacionit tonë. I pyetur nëse do të ketë një takim me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis në Samitin e ardhshëm të NATO-s, Mickoski tha se nëse kjo ndodh ai shpreson që ata të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të bisedojnë si partnerë dhe si fqinjë të mirë.

"Shpresoj se do të ruajmë dinjitetin tonë dhe do të flasim si partnerë dhe si fqinjë të mirë, nëse vjen deri te një bisedë e tillë. Nëse nuk vjen, shpresoj se do të vijë së shpejti", tha Mickoski.

 

Овој ден, истакнува Мицкоски, е симболот на македонската борба за слобода и државност, ден кој врзува две епопеи и еден идеал, а тоа е идеалот за слободна и независна Македонија. Генерации на

Qëndrimi ynë si Qeveri, thekson ai, është se ne duam të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë, që duam të ndërtojmë ura për bashkëpunim, se kjo për ne është rrugë e dyanshme.

"Deri më tani, besoj se kanë qenë të mësuar me rrugë njëkahëshe, por tani ne jemi politikanë dhe Qeveria dëshiron të bëjë një rrugë dykahëshe për fqinjësi të mirë dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi", tha Mickoski disa ditë më parë.

Kryeministri grek Micotakis deklaroi së fundmi se pret që kryeministri i ri të përdorë emrin kushtetues të vendit për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm dhe se do ta hapë këtë çështje edhe në Samitin e ardhshëm.

Drejtori kryesor për Evropë dhe NATO në Pentagon, Olton Bjuland, dje në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, deklaroi se SHBA-ja e mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës dhe shpreson se kontestet bilaterale do të mbeten jashtë NATO-s. Ai tha edhe se shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet t'i bëjnë reformat e nevojshme për hyrje në BE, si dhe se procesi i gjatë i integrimit mund të sjell që Rusia dhe "aktorët tjerë malinjë" ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e popullit.

The United States strongly supports the Prespa Agreement and hopes that bilateral disputes will remain outside of NATO, said Alton Buland, Principal Director for European and NATO Policy in t

"Anëtarësimi i BE-së gjithsesi është vendim i Bashkimit Evropian dhe vendeve-anëtare. Megjithatë, SHBA-ja çdoherë ka qenë ithtar i fuqishëm i integrimeve euroatantike të Ballkanit Perëndimor. Ne vazhdojmë t'i inkurajojmë vendet t'i bëjnë reformat e nevojshme në atë rrugë dhe t'u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare. Mendoj se kur ekziston mostolerancë për atë që mund të jetë proces i gjatë i integrimit, kjo mund të krijojë mundësi për zhgënjim, dhe Rusia dhe aktorët tjerë malinjë të përhapin dezinformata dhe ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e popullit", tha mes tjerash drejtori për Evropë dhe NATO në Pentagon.

Bjuland për komente për çështje konkrete politike e rekomandon Departamentin e Shtetit.

"Për probleme politike si ky, e posaçësirsht atë bilateral, përsëri, do t'u rekomandoja të drejtoheni tek kolegët tanë nga Departamenti amerikan i Shtetit, të cilët e udhëheqin diplomacinë tonë. Nga pikëpamja e Repartit për mbrojtje, fuqimisht e përkrahim Marrëveshjen nga Prespa. Edhe ne fuqimisht e përkrahim anëtarësimin në NATO dhe kontributet e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që t'i përforcojmë ato lidhje në Aleancë dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë aleancë më të suksesshme dhe më të fuqishme në histori të botës", tha Bjuland.

Drejtori kryesor për Evropë dhe NATO në Pentagon, Bjuland thotë se me padurim i pret liderët që t'u bashkangjiten në shënimin e 75 viteve të NATO-s, javën e ardhshme në Uashington. 

 

Во Скопје денеска треба да пристигнат 60 респиратори, донација од НАТО за справување со последиците од пандемијата на Ковид-19.

Tema kryesore të Samitit të NATO-s në Uashington do të jenë sigurimi i mbështetjes së besueshme dhe të qëndrueshme për Ukrainën, forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes, forcimi i bashkëpunimit industrial të mbrojtjes transatlantike dhe rritja e prodhimit të mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve globale me vendet e rajonit Indo-Paqësor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencë për shtyp në prag të Samitit tha se mbështetja për Ukrainën do të jetë "detyra më urgjente" e Aleancës dhe se ai pret që krerët e shteteve ose qeverive të anëtarëve të Aleancës të bien dakord për një "pako të rëndësishme" për Kievin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR