• e shtunë, 17 gusht 2024

Kolonët izraelitë vranë një palestinez në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë vranë një palestinez në Bregun Perëndimor

Ramallah, 16 gusht 2024 (MIA) - Gjatë një sulmi të konolëve izraelitë në fshatin Xhit, Bregu Perëndimor humbi jetën një njeri, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Gjithashtu janë djegur dhjetëra automobila dhe shtëpi, njoftuan autoritetet lokale.

Armata izraelite kumtoi se kanë intervenuar njësitë policore dhe ushtarake dhe kanë arrestuar një izraelit. Autoritetet e Izraelit, duke përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu, presidentin Isak Hercog dhe liderin e opozitës Jair Lapid, dënuar sulmin e kolonëve ndaj palestinezëve.

Palestinezët vazhdimisht i akuzojnë forcat izraelite të sigurisë se u lejojnë kolonëve izraelit t'i sulmojnë shtëpitë dhe fshatrat palestineze, ndërsa SHBA dhe shumë vende evropiane vendosën sanksione për kolonët e dhunshëm dhe vazhdimisht i bëjnë thirrje Izraelit t'i parandalojë sulmet.

Nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor të pushtuar ushtarët izraelit dhe kolonët vranë të paktën 620 njerëz, ndërsa disa qindra palestinezë udhëhiqen si të zhdukur. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR