• e shtunë, 17 gusht 2024

Kina vendos masa për shkak të virusit mpoks

Kina vendos masa për shkak të virusit mpoks

Pekin, 16 gusht 2024 (MIA) - Kina sot njoftoi se në gjashtë muajt e ardhshëm do t'i testojë njerëzit të cilën hyjnë në vend për mpoks (a.q. lija e majmunit).

Secili që do të hyjnë në Kinë nga vendet me raste të mpoks, ata të cilët kanë pasur kontakte me persona të infektuar do të testohen. Gjithashtu parashikohet që automjetet, mallrat dhe importi tjetër nga rajonet me mpoks të dezinfektohen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) para dy ditësh shpalli gjendje të jashtëzakonshme globale për shëndetin publik për shkak të variantit të ri të mpoks në Afrikë. Ndërsa në Suedi është vërejtur edhe rasti i parë i konfirmuar jashtë Afrikës i llojit të ri të mpoks.

Lija e majmunit është një sëmundje virale që shkakton flluska me qelb. Transmetohet përmes kontaktit fizik me persona ose kafshë të infektuar, si dhe përmes kontaktit me materiale të kontaminuara. Edhe pse shumica e pacientëve po shërohen plotësisht, sëmundja mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët. Sipas OBSH-së rastet e lisë së majmunit janë të pranishme në 13 shtete afrikave. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR