Kina ndau 316 milionë dollarë ndihmë urgjente për përballjen me pasojat nga vërshimet vdekjeprurëse
- - Qeveria kineze ka ndarë ndihmë urgjente në vlerë prej 316 milionë dollarë për autoritetet e qytetit për t'u përballur me pasojat nga përmbytjet vdekjeprurëse në vend.
- Post By Fami Bajrami
- 09:09, 27 qershor, 2024
Pekin, 27 qershor 2024 (MIA) - Qeveria kineze ka ndarë ndihmë urgjente në vlerë prej 316 milionë dollarë për autoritetet e qytetit për t'u përballur me pasojat nga përmbytjet vdekjeprurëse në vend.
Mjetet janë për të mbështetur operacionet e shpëtimit, për raste urgjente dhe planifikimin për përballjen e dëmeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë për gati dy javë.
Ministria e Financave dhe Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme sot lëshuan 486 milionë juanë, këstin më të ri të ndihmës financiare për popullsinë e prekur. rq/fc/
Foto: EPA