• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tusk: Polonia do të nënshkruajë marrëveshje bilaterale të sigurisë me Ukrainën para samitit të NATO-s në Uashington

Tusk: Polonia do të nënshkruajë marrëveshje bilaterale të sigurisë me Ukrainën para samitit të NATO-s në Uashington

Varshavë, 28 qershor 2024 (MIA) - Polonia pothuajse me siguri do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën përpara samitit të NATO-s në Uashington në korrik, deklaroi sot kryeministri polak Donald Tusk.

Përpara samitit të NATO-s në Uashington i cili fillon më 9 korrik, Tusk në Varshavë do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

"Duhet të përcaktoj së bashku me ministrin e Mbrojtjes se si mund të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën, por nuk mund në të njëjtën kohë të dobësojmë aftësitë mbrojtëse të Polonisë", deklaroi Tusk për gazetarët. 

Ai tha se 99 për qind ka një shans për të nënshkruar marrëveshje sigurie me Zelenskin përpara samitit të NATO-s. Ai shtoi se marrëveshja praktikisht ka “përfunduar” dhe se vetëm disa detaje dhe formulime të tjera duhet të sqarohen.

Bashkimi Evropian dhe dy nga vendet anëtare të tij, Lituania dhe Estonia, nënshkruan dje në Samitin e Brukselit marrëveshje të sigurisë me presidentin ukrainas Zelenski. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR